Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit (kryesisht në juglindje) reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 6m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Author: almakos
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë në Horën e Arbëreshëvet, në Itali për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e themelimit të Horës. Në vijim të vizitës, Kryeparlamentarja Spiropali përshëndeti në Konferencën mbi Gjergj Kastrioti Skënderbeun, organizuar nga Bashkia e Horës, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, qytetarëve dhe përfaqësues të Diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës. Duke vlerësuar figurën e Heoit tonë Kombëtar, Spiropali nënvizoi se “Gjergj Kastrioti Skënderbeu është emblema solemne e kombit shqiptar, është hiri, himni, heroika dhe vetë flamuri i ndërgjegjës sonë kombëtare. Eshtë Ati që lindi dhe Biri që…
Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak në lidhje me ekzekutimin e 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të premteje (30 gusht) në lagjen “Ahmet Haxhia”. Elis Rroshkodoli Pasi është raportuar për krimin e rëndë, blutë e Shkodrës shkuan në vendin e ngjarjes. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Ndërkohë vajojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit. NJOFTIMI I POLICISË Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në…
Personi në foto është Flodian Plaku, i cili një ditë më parë u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptarë. 41-vjeçari, mbante edhe emrat Flodian Mamo dhe Flodian Serjani, ndërsa njihej edhe me pseudonimin, “Pole Qorri”. Dyshohet se ai është larguar jashtë territorit shqiptar, ndaj është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar. Fotoja e Flodian Plakut është siguruar nga gazetari Igli Çelmeta. Nga hetimet dyshohet se eliminimi i Gentian Bejtjas është bërë me porosi, ndërsa ekzekutorët kanë qenë vrasës me pagesë. Mësohet gjithashtu se Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa vende, përfshirë edhe banesën e ekzekutorit, por Flodian Plaku…
Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje ditën e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të premte (30 gusht) në rrugën “Isuf Sokoli”. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Vijon…
Ministri i Sportit, Borko Ristovski thotë se do t’u ndërpritet ndihma shtetërore sportistëve që reklamojnë lojërat e fatit. “Sportin do ta kthejmë në vendin që i përket në shoqërinë e Maqedonisë, janë siguruar para për vauçerë, nuk kam ndërmend të komunikoj me Daniell Dimevskin, sportistët dhe punëtorët e sportit nuk guxojnë ta reklamojë industrinë e lojërave të fatit dhe ata që bëjnë këtë, do të humbasin ndihmën shtetërore”, theksoi Ristovski.Ministri shton se këtu hyjnë edhe bastoret. “I referohet edhe reklamave të pikave të basteve, i referohet edhe sjelljeve të pahijshme, në përgjithësi, të gjithë presidentëve që sillen kështu, në vendin…
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Andrew Boden, personin i cili u arrestua dy ditë më parë si i akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Edmond Papa, ngjarja e ndodhur në vitin 2022. Bode doli sot para gjykatës, ndërsa u shfaq në pamje duke iu shmangur mediave dhe duke u fshehur pas murit të kafazit prej xhami. OPERACIONI I ARRESTIMIT I shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, RENEA arrestoi më 28 gusht 48-vjeçarin Andrew Bode dhe miqtë e tij që e strehonin në Memaliaj, Julian Kalemi dhe Andrea Kalemi. Mësohet se Bode kishte shkuar për ngushëllim te miqtë…
Vila më e ngrohtë dhe e dashur e familjeve shqiptare tashmë është gati për të nisur sezonin e ri televiziv. Formati prej shumë vitesh identifikon emisionet e mëngjesit nën logon e “News24”. Prej më shumë se dy orësh transmetimi të drejtëpërdrejtë çdo mëngjes nga e hëna në të premte “News24” vazhdon të mbajë pranë vetes zonjat e zotërinjtë që mëngjesi i gjen në shtëpi. Me një target të veçantë amvisat e të apasionuarit pas kuzhinës e shijes ku një hapësirë e caktuar i dedikohet pikërisht tryezave tona. Prej më shumë se dy orësh transmetimi të drejtëperdrejtë “Vila24” bëhet njësh me…
I shumëkërkuari i policisë, Talo Çela, besohet shumë se është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar. Njeriu që mes anëtarëve të grupit thirrej “Moma”, “Katnari” dhe më pas mori nofkën “Dhelpra”, për shkak të ikjes dhe fshehjes me shumë sukses, duke sjellë dështimin e dhjetëra operacioneve policore, del në komunikimet e “Sky” se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër. “…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot…
Policia ka vënë në pranga 3 persona në Malësi të Madhe, të cilët kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë. Bimët narkotike janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies. Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”. Bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike, në fshatin Fushë Zezë, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër). Si rezultat i hetimeve…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (29 gusht) në një kënd lodrash në një fshat të Maliqit, ku një i moshuar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur vetëm 9 vjeçe. Ka qenë një grua, e cila e ka parë të gjithë skenën, por ka arritur t’i heqë nga duart maniakut vajzën e mitur. Ajo ka treguar me detaje sesi ka ndodhur ngjarje, ndërsa shprehet ndër të tjera se ka parë tmerr me sy. “Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Shtetasi P.L kishte shkuar në këndin e…
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevës, ku një fëmijë rreth 2 vjeç i humbi jetën tragjikisht. Vogëlushja dyshohet se vdiq në djep nga asfiksia. Hetimet për rastin tashmë kanë nisur, ndërsa është deklaruar edhe shefi i urgjencës në komunën e Podujevës. Arben Beqiri ka treguar se ekipi i tij ishte thirrur nga qendra e mjekësisë familjare në Lluzhan për të intervenuar në rastin e fëmijës, por kur arritën atje e gjetën fëmijën pa shenja jete. Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe Beqiri ka thënë se fëmija dyshohet të ketë vdekur gjatë kohës sa ishte…

