Author: almakos

Shkruan: Kim Mehmeti Nuk vlen gjë hapja e Urës nëse nuk fillon edhe rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur dhe rrafshuar me tokë nga serbët me 2 maj të vitit 1999. Thuhet se rrënimin e kësaj xhamia e kanë ‘mirëpritur’ edhe disa shqiptarë të lindur nga prind mysliman, por që janë vëllazëruar me djallin dhe sot janë duke e përçarë shqiptarinë në baza fetare. Dhe ku ta dish, sikur serbët ta dinin se Kosova ka edhe shqiptarë myslimanë që i turpërohen vetvetes, ndoshta për inat të tyre nuk do kishin djegur e rrënuar…

Lexo më Shumë

Protesta e banorëve tek aksi rrugor “Thumanë-Kashar” nga autostrada do të kalojë tashmë përballë Parlamentit, teksa është paralajmëruar për një denoncim të çështjes nga protestuesit tek SPAK. Banorët shprehet se ditën e hënë në orën 16:45, protesta do të mbahet përballë Parlamentit, ndërsa ditën e martë në orën 18:00 do të vijojë tubimi i radhës në aksin rrugor duke ndikuar në qarkullimin e automjeteve në të. Sakaq, protestuesit janë shprehur se do të kallëzojnë në Prokurorinë e Posaçme, ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku si dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar. Që prej fillimit të ndërtimit të kësaj autostrade, banorët janë…

Lexo më Shumë

Prodhimi industrial në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, është rritur për 3,8 për qind, ndërsa në periudhën janar – korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rënie për 3,9 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në korrik 2024, krahasuar me korrikun 2023, shënoi rritje prej 14,9 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese shënoi rritje prej 3,8 për qind dhe në atë të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar…

Lexo më Shumë

Banorët e Fushë Krujës, Krujës e të Thumanës kanë zhvilluar protestën e nëntë në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, të cilët kërkojnë akses në këtë autostradë, pasi po ndikon negativisht në të ardhurat e tyre. Në terren ndodhet gazetari i Balkan Web, Igli Çelmeta, i cili ka raportuar se në vendngjarje ndodhen drejtues të Policisë së Tiranës, pjesëtarë të FNSH-së e uniforma të shumta policie. Gazetari raportoi se në fillim të protestës ka pasur incidente mes protestuesve e forcave policore, pasi banorët kanë çarë kordonin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Të marrë në një intervistë të shkurtër, një prej protestuesve shprehet…

Lexo më Shumë

Një 37 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Malësi të Madhe pasi kundërshtoi me forcë punonjësin e policisë që e gjobiti për parkim të gabuar. Në pranga ka rënë shtetasi Vinçens Sterkaj, 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj. Oficeri i Policisë së Rendit konstatoi automjetin e Sterkajt, i cili ishte parkuar në vend të gabuar duke penguar qarkullimin e makinave të tjera, ndaj dhe i dha një masë administrative për shkeljen rrugore të kryer. 37 vjeçari e ka kundërshtuar me forcë policin, e më pas është larguar. Ai u arrestua në banesën e tij. Sterkaj akuzohet për veprat penale…

Lexo më Shumë

“Me Ligjin për Gjuhët, politika krijoi një lloj kaosi juridik, i cili rezultoi me kaos politik, mosbesim, dilema. Opinioni tashmë e ka parë Raportin e Komisionit të Venecias. Gjykata Kushtetuese është në lëvizje jo për të qenë e mençur, por për të marrë një vendim të bazuar në kushtetutë-ligjore dhe të arsyetuar. Çfarë mund të vendoset, nuk e di, nuk mund ta di dhe nuk do të komentoj”. Kështu tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në një intervistë për MIA-n, I pyetur për lëndën e Ligjit të Gjuhëve. Kjo lëndë përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata…

Lexo më Shumë

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë. Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që rrethon kryeqytetin shqiptar, por ambiciet e tij ishin më të mëdha. Ndërsa po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë, Merkaj kuptoi se kishte nevojë për më shumë para. Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, një bosi shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës,…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes dhuroi pajisje ushtarake për Maqedoninë e Veriut. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve ushtarake të mbajtur në kazermën Ilinden në Shkup morën pjesë ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneralmajor Sashko Llafçiski, zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm Azim Nuredin, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, zv.ministri i Mbrojtjes, Elfet Ismaili, Atasheu Ushtarak i Ambasadës së Türkiyes në Shkup, kolonel Recai Yılmaz dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij në ceremoni, ministri Misajllovski tha se sot janë dëshmitarë jo vetëm të një aleance…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në lidhje me ndryshimin e Ligjit të Gjuhëve. Sipas Ademit, çdo përdhosje ndaj gjuhës shqipe rrezikon stabilitetin politik dhe etnik në vend. Shkrimi i plotë i Arbër Ademit: “Tentimi për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht për pezullimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV, edhe pse e dëshirojnë, nuk mund të jetë punë e kryer e Qeverisë njëetnike dhe e koalicionit VMRO-VLEN-ZNAM. Arsyetimi i Degës së VMRO-së në VLEN, se është Levica ajo që e…

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar në aksin “Elbasan-Peqin” ditën e sotme, ku një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me një automjet tip “Toyota”.   Nga përplasja kokë më kokë, mjeti tip Toyota ka përfunduar anës rrugës, i shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, ndërsa mësohet se policia po shkon drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet.

Lexo më Shumë

Fier/Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Hoxharë shpëtojnë nga mbytja pushuesin në plazhin e Semanit. Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë. Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë. Shtetasi K. K., u shoqërua me ambulancë për ndihmë mjeksore dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, zonjën Veronik Ulman.“Z. Ahmeti dhe zonja Ulman kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit.Kryetari Ahmeti ka siguruar Ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë.Në…

Lexo më Shumë