Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Vlorë, të cilit shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, i kanë gjetur në mjet një armë zjarri pistoletë. Autorizimin për mbajtjen e armës, 35-vjeçari e kishte, por vetëm për mbajtje në banesë. “Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja,” duke lëvizur në automjet me një armë zjarri pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.”, njofton policia
Author: almakos
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë për media, është ndalur te komentet e zv/kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me mbetjet toksike. Muçollari shprehur se është koha që SPAK të hetojë çështjen e mbetjeve toksike, ndërsa theksoi se Balluku duhet të dorëhiqet si kusht për hetim transparent. Ndër të tjera tha se deklaratat e Ballukut ishin të rreme, me qëllim mbrojtjen e ish-drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vëngu, aktualisht ministër i Mbrojtjes. “Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të…
Policia ka ndaluar një 16-vjeçar, i cili në Bulqizë ka përplasur një të moshuar me motor. Pas ngjarjes, i mituri është larguar, ndërsa mësohet se 82-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orën 23.40, datë 28.08.2024, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, kishte humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 82-vjeçarja, ishte aksidentuar nga një motomjet. Si rezultat i veprimeve të shpejta Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot, duke thënë se nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit VLEN dhe funksionarëve të saj.“Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit…
Pavarësisht skandalit të bërë publik disa kohë më parë, në Spitalin Onkologjik situata vijon të jetë problematike. Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se në këtë spital ende vijojnë të mungojnë medikamente të rëndësishme, si Irinotekani me të cilin trajtohet kanceri i zorrës së trashë dhe Carboplatine që shërben për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve. Sa i përket radiologjisë, Akseleratori linear 2, që shërben për trajtimin e të sëmurëve me kancer me anë të rrezeve, është jashtë shërbimi. Në Shqipëri janë dy Akseleratori linear, 1 dhe 2, me funksione t ndryshme nga njëra tjetra, duke qenë se bëjnë…
VOLTIZA DURO/ Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale 2024-2028. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e Dokumentit të Politikave të Përfshirjes Sociale 2024-2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministritë dhe institucionet e tjera përgjegjëse, të përcaktuara në Dokumentin e Politikave të Përfshirjes Sociale, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në vendimin e qeverisë. DOKUMENTI I PLOTË Dokumenti i Politikave të Përfshirjes…
Kryetari i komunës së Tetovës, tha se koalicioni VLEN do të garojë së bashku në zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve do të shqyrtohet mundësia që të shndërrohet në një subjekt politik.“Besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, sepse ne vlerësojmë se deri në zgjedhjet lokale është me rëndësi që t’i motivojmë strukturat partiake, mos t’i shkrijmë dhe t’i neutralizojmë, por t’i motivojmë të jenë aktive. Në zgjedhjet lokale besojmë se do të kemi një rezultat shumë pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet që të mendohet që do të kisha thënë me një…
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Kretë pak pas mesnatës së të enjtes (29 gusht). Motoçikleta, me të cilën udhëtonte 18-vjeçari shqiptar, për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë të vendosur pranë një stacioni autobusi. 18-vjeçari, i cili ishte pasagjer në motor, për shkak të përplasjes ka rënë nga motori dhe është përplasur me kokë në shtyllë. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të urgjencës së mbërritën në vendin e ngjarjes, si dhe mjekëve në Urgjencën e Spitalit të Chanias ku u transferua, i riu…
Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama do të jetë në Pragë të Çekisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë. Mësohet se kreu i qeverisë pritet të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve. Ndërkohë edhe sot, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se konferenca e parë ndërqeveritare pritet të mbahet në vjeshtë, në fund të shtatorit apo fillim të tetorit. Ndërsa kemi disa vite që procesi ynë integruar është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, pritshmëritë janë që në vjeshtë kjo gjë të ndryshojë. Kujtojmë…
Belind Këlliçi paralajmëroi se protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë. Në fjalën e tij para mbështetësve, ai u shpreh se PD është e vendosur që dosjes 5D dhe inceneratorit të Tiranës t’i shkojë deri në fund, derisa të dalin përgjegjësit. Sipas tij, beteja nuk bëhet për Partinë Demokratike, por për qytetarët. Ai tha se ka pasur tentativa për ta mbyllur protestën, por theksoi se kanë dështuar dhe se ata janë të vendosur për të dalë dhe për të kundërshtuar padrejtësitë që i bëhen qytetarëve të Tiranës. “Ne këtu do jemi do vazhdojmë të flasim për këto…
Gjatë ditës së djeshme në ambiente të hapura kanë shpërthyer gjithsej 39 vatra zjarri. Prej tyre, pesë janë ende aktive, një është nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK). Sipas njoftimit, një pyll i përzier po digjet në malin Mukos, në afërsi të fshatit Stepantsi dhe në vendin e quajtur “Kaciica”, në kufirin mes komunave Dollneni dhe Çashkë.“Bimësia e ulët dhe pylli me kërcell të ulët janë djegur në komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Cërvena Vodë, afër vendit të quajtur “Kërsta”. Bimësia e ulët po digjet në mes të fshatrave…
Opozita po zhvillon protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se përfaqësuesit e qeverisë duhet të trajtohen si armiq të kombit. Ai deklaroi gjithashtu se “gjithë ata që sulmojnë qytetarët që protestojnë, është jo vetëm në turpin e tyre, por do të dështojnë në sulmet e tyre ndaj opozitës”. Në fund të fjalës së tij ka se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit. “Një drejtësi duhet të funksionojë me integritet, dhe jemi të kënaqur që aleatët tanë kërkuan drejtësi. Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion. Ajo që kemi parë…

