Author: almakos

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024. Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot përmes një kumtese ka akuzuar BDI-në dhe LSDM-në duke thënë se përderisa ata kanë qenë në qeveri, e kanë larguar Maqedoninë e Veriut nga BE-ja. Nga aty thonë se BDI dhe LSDM janë vëllezër në iluzionet e tyre, njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. VLEN “Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar ‘agjendën e tyre’ të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra? BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën e prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me miton e ofruar ndaj tij për Korridorin 8, tha se ai do të luftojë publikisht kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Ai shtoi se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Unë shoh që janë shqetësuar qendrat individuale të ndikimit dhe janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një furnizim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 41 vjeçar është filmuar teksa abuzon me një qen. Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin A.K., 41 vjeç, i cili u kap fillimisht në flagrancë në rrugën “Thoma Koxhaj”. Ngjarja e rëndë është filmuar nga banorët e zonës, të cilët e kanë denoncuar rastin menjëherë në faqet e posaçme të ndihmës së kafshëve në Shqipëri. “Ne jemi nje faqe qe bejme vetëm mire dhe mundohemi mos cenojmë askënd, por ku behet fjale abuzime te tilla patjeter qe do i postojmë , këta te sëmure mendore duhet…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, ku një automjet me drejtuese një 36-vjeçare është përplasur me një mjet që drejtohen nga një shtetas çek. Nga aksidenti ka mbetur e lënduar 36-vjeçarja dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e saj. Ato ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka folur për projektin e rrugës Prizren-Tetovë. Në një konferencë për media sot, ai ka theksuar se beson se me përfundimin e pushimit të Kuvendi të Maqedonisë së Veriut do të bëhet ratifikimi i marrëveshjes në fjalë. “Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend”. “Zëvendësministrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderimit të projektimit të tunelit”, ka thënë Bilalli.…

Lexo më Shumë

Anëtari i këshillit në PD, Akil Kraja ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka komentuar shifrat e publikuara nga Organizata ndërkombëtare e emigracionit për vendin tonë.Sipas këtyre të dhënave rezulton se Shqipëria është renditur ndër dy vendet që është prekur më shumë nga emigracioni, në raport me popullsinë. Kraja shprehet se “Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin rendit si arsye normat e larta të varfërisë, diferencat e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsionin dhe klientelizmin e konsiderueshëm që kanë ndikuar në vendimet e njerëzve për t’u larguar nga vendi”. Ndër të tjera shprehet se rruga e…

Lexo më Shumë

Mësohet se ka ndërruar jetë ish-basketbollisti 60-vjeçar i njohur si Alban Kukaviqi, i cili pak kohë më parë u plagos nga helika e një gomoneje që kishte kaluar zonën kufizuese në plazhin e Vlorës. 60-vjeçari i cili kishte shkuar në pushime me familjen në muajin korrik, pasi u plagos në këmbë u nis drejt Turqisë për të marrë mjekim më të specializuar, por nuk arriti dot të mbijetonte. Burime bëjnë me dije se Alban Kukaviqi humbi jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për këmbën. Ai do vinte një protezë, por për shkak të dobësimit nga dy operacionet e…

Lexo më Shumë

“Mirëseerdhe në shtëpinë tënde”! Me këtë fjali presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë, zv.kryeministrin e parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjerimit të vazhdueshëm. Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet,…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Sarandë, të cilit iu gjet kanabis, një grirëse për lëndën narkotike dhe një mjet prerës (thikë). Lënda narkotike dhe sendet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës. Njoftimi i policisë: Sarandë Vihet në pranga një 25-vjeçar që u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë). Sekuestrohen lënda narkotike kanabis,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën e prokurorisë kundër krimit dhe korrupsionit se nuk kanë pranuar ankesë lidhur me miton e ofruar ndaj tij për Korridorin 8, tha se ai do të luftojë publikisht kundër krimit dhe korrupsionit në vend. Ai shtoi se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive. “Unë shoh që janë shqetësuar qendrat individuale të ndikimit dhe janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një furnizim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam vendosur të luftoj…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se synim i tyre është që të garantojnë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës. “Ku ka më mirë se ta fillojmë rendin e ditës me këtë punë…”, tha Kurti. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi e diskutimi. “Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore… Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor…”, tha ai. Sipas tij, për herë të parë…

Lexo më Shumë