Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, nëse gjatë kohës që ka qenë drejtor i Portit të Durrësit, ka vërejtur mbetje toksike në ambient të hapur dhe nëse me kalimin e këtyre ngarkesave u shpërblye me postin e ministrit. Në përgjigje, Vëngu tha se asnjë mënyrë që çështje ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private të caktuara, këto t’ia ngarkojmë qeverisë apo enteve publike si çështje të aluduara. Pyetja: Ju keni qenë drejtor i Portit të Durrësit, gjatë kohës që keni bërë inspektime keni vërë re që ka patur në ambient të hapur…
Author: almakos
Sherri me grushte në Palasë, në Clubin Sin është shoqëruar me shpalljen në kërkim të tre personave, të cilët sipas burimeve nga policia rezultojnë me precedentë të mëparshme kriminale. Në mbrëmjen e 25 gushtit në Clubin Sin në Palasë, ku po këndonte këngëtari grek Kostandinos Argios, shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, i cili nga goditjet ka humbur ndjenjat. Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma.…
Policia e Durrësit ka arrestuar pas tre muajsh, Ilir Buçezën, 33-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri në oborr kushëririn e tij, Eduart Buçeza 24 vjeç. Njoftimi i policise Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënavlashi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i…
Personi në foto i njohur si Andreë Bode, 45 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa. Bode mësohet se u arrestua në Memaliaj nga një operacioni i forcave RENEA, së bashku me dy persona të tjerë, Julian Kalemi dhe Andrea alias Adriatik Kalemi. Policia bën me dije se 45-vjeçari Edvin alias Andreë Bode është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjithashtu në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu është arrestuar Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe…
Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë shënuar 37 vatra zjarri në hapësirë të hapur, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll dhe pesë janë ende aktive. Zjarre aktive ka në komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Uji i Kuq, te lokaliteti i quajtur Kërsta, në komunën e Shtipit, në afërsi të lokalitetit të quajtur Jamularci, afër Penushit dhe në terrenin ushtarak Krivolak, në komunën e Dibrës afër fshatrave Tatar Elevci dhe afër Mogorces. Në komunën e Çashkës zjarri është aktiv në drejtim të fshatit Stepantsi dhe lokalitetit të quajtur Kadiicë, në kufirin ndërmjet…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Nga LAMM thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur. “Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. MARKETING
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka përkujtuar At Zef Pllumin në 100-vjetorin e lindjes. Spiropali shkruan se At Zef Pëllumbi është shembull për çdo politikan vullnetmirë që ka orientim themelor drejtësinë sociale. “Përmes librit të tij “Rrno vetëm për me tregue,” na dha një udhëzues të rëndësishëm se si ky model mund të frymëzojë të gjithë: besimtarë dhe jo besimtarë, të varfër dhe të pasur, qeveritarë dhe qytetarë, të majtë dhe të djathtë, në fshat dhe në qytet, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug”, shkruan ndër të tjera ajo. Postimi i Spiropalit: “Sot përkujtojmë 100-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit.…
NIKOLETA KOVAÇI/ Një sherr masiv i ndodhur në Palasë orëve të para të së dielës ka rezultuar me dy persona të plagosur, njëri prej tyre rëndë. [embedded content] Ngjarja ka ndodhur në një resort luksoz, në të cilin mbrëmjen e së shtunës ishte ftuar të këndonte një këngëtar grek dhe sipas të dhënave, masat e sigurisë kanë qenë maksimale. Por sherri i ndodhur rreth orës 02.30 të së dielës është bërë publik vetëm dje nga policia lokale dhe ajo e Vlorës, ndonëse ende për policinë janë të paidentifikuar edhe 2 persona të tjerë! Policia e Vlorës ka nisur tri informacione në…
Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.“Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm.Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta që na bashkojnë si…
34 artistët, të cilëve u kanë skaduar kontratat e punës, në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare së shpejti do të rikthehen në punë. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, i cili sqaroi se kanë dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Financave dhe kanë mendim pozitiv. “Por, në këtë moment, pasi tërë institucioni është në pushim kolektiv dhe ne nuk mund të arrijmë te drejtori, kërkova që menjëherë ta kthejnë mbrapa, ta tërheqin drejtorin nga pushimi. Të vijë, do të bëjmë revizion të punës së tij”, deklaroi Lutkov. Pasi të sqarohet situata, ministri deklaroi…
Ligji për këshill gjyqësor duhet të pësojë ndryshime, sidomos duhet të ndryshohet mentaliteti i gjykatësve për të punuar me nder, ka deklaruar kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva. Sipas saj, është e nevojshme të vendoset përgjegjësi individuale mbi anëtar të Këshillit që ka shkelur ligjin, por ajo thekson se me ligjin aktual është e pamundur të zbatohet në praktikë. “Nuk duhet të ketë përgjegjësi kolektive, duhet të ketë përgjegjësi individuale, por besoni se atë përgjegjësi individuale, të paktën në këtë moment, jo si kryetare e Këshillit gjyqësor, si anëtare jam e penguar, sepse ligji nuk ka bazë të mjaftueshme për…

