Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë, ka deklaruar zv/kryeministri Izet Mexhiti.
“Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm.
Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta që na bashkojnë si shqiptarë. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama më uroi për suksesin në zgjedhje dhe për detyrën e re që kam marrë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë garantuesi për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe evropiane!
Në shenjë të vullnetit të mirë për bashkëpunim, kryeministrin Rama e ftova për vizitë zyrtare në Shkup, kryeqendrën tjetër historike të shqiptarëve. E ardhmja jonë është e ndritshme, sepse bashkëpunimi ynë do të jetë i përhershëm”, thuhet në njoftimin e zv/kryeministrit Izet Mexhiti.
Data 06.09.2026
Aktuale
- LSDM: Qeveria e Mickoskit e ka rritur borxhin e shtetit, qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe paga të ulëta
- Limani demanton Kasamin: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve
- 39-vjeçari humb jetën pasi u hodh me kokë në ujë vetëm 50 cm të thellë
- Lutfi Dervishi: Bilanci njëvjeçar i Diellës
- QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll
- 19 vite mister! Beti u nis nga Tetova me 5 çanta dhe 140 mijë euro – telefonata e fundit ishte nga Shkupi!
- Shkurte Fejza u bën thirrje shqiptarëve: Më 12 shtator, të gjithë ejani në marshin për çlirimtarët
- Fërçkoski: “Përkulemi para serbëve dhe rusëve, ndërsa refuzuam dorën e Konstantinopojës!”



