Florian Plaku, 41-vjeçari nga Vlora u shpall në kërkim nga policia si një nga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës. Gentjan Bejtja dhe vila e tij Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa policia thotë se ndaj tij më datën 26 korrik është caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në…
Author: almakos
Policia e Tiranës ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars në fshatin Larushkë të Krujës, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një prej ekzekutorëve, të identifikuar si Florian Plaku 41 vjeç nga Vlora. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Njoftimi: Në vijim të njoftimit të ngjarjes së datës 15.03.2024, për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, brenda rrethimit të oborrit të banesë së tij, në fshatin Larushkë, Krujë, ju informojmë si më poshtë: Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një…
Një sherr mes dy të moshuarve ka ndodhur në një qendër sociale në Poliçan. Sipas policisë, shkak ka qenë zhurma që bënte njëri prej tyre. Policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan. “Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qendër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,…
Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024. Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin…
Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Të dyshuarit shpeshherë janë persona të afërt me të cilët kanë qenë ose janë në lidhje dashurie. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në një hotel në Prishtinë, tashmë është arrestuar një person. Ngjarja e trishtë dyshohet të ketë ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes në hotelin “Emerald”, ndërsa rasti është denoncuar dje. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një grua 45-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar se është keqtrajtuar…
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë. Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre. Sinjali ka mësuar detaje të rënda dhe dyshimet e para për vdekjen e vogëlushes. Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje. Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur. Kjo…
Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë aksidentesh në raport me muajin e 7 të një viti më parë ku në total u regjistruan 146 raste me një rritje 16.8 për qind. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave që nënvizon se këto janë të dhëna paraprake dhe ende në përditësim tregojnë se pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët. “Në muajin Korrik 2024 numërohen 146 aksidente rrugore, nga të cilët 191 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt…
Dy turiste me origjinë nga Çekia janë shpëtuar nga uniformat blu, teksa kishin humbur rrugën përgjatë eksplorimit të natyrës në një terren malor. Të huajat kishin humbur në një zonë malore mbi fshatin Nivicë, në vendin e quajtur ‘Kërkëz’ të Himarës. Ato janë gjetur pas disa orësh, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete. Fatmirësisht turistet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. NJOFTIM Himarë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi…
Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, e ka dërguar në Këshill të Etikës ish-rektorin e UP-së, Enver Hasani, duke e denoncuar për shkelje të rënda të Kodit të Etikës të Universitetit të Prishtinës. Duke iu referuar gjetjeve pas hulumtimeve të shumta nga Agjencia për Akreditim e Kosovës, dekani Avni Puka e ka denoncuar profesorin Enver Hasani se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthitje Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbi normë pa mbajtur mësim. Sipas dekanit Puka, profesor Enver Hasani ka përfituar mbi 15 mijë euro në mënyrë…
Ish i burgosuri politik, Emin Kelmendi, ka përshkruar momentet e vështira gjatë arrestimit të tij për herë të parë në vitin 1981. Ai ka treguar se më 13 korrik 1981, policia kishte ardhur në shtëpinë e tij, ndërsa më 14 korrik kishte shkuar vetë në stacionin e policisë në Obiliq. Atje, ai u përball me Gjergj Berishën nga Klina, i cili kishte ardhur për ta parë dhe më vonë, me Sabit Gashin dhe një serb të pranishëm. Kelmendi përshkruan se Abdullah Daka, një nga hetuesit, i kishte thënë se e kishte gënjyer Gjergj Berishën dhe i kërkoi të shkruante gjithçka…
Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Gjermani, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Në pranga ka rënë shtetasi Fabio Ballabani, 37 vjeç, lindur në Vlorë. Prokuroria e Posaçme e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2019, Ballabani ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e një gjyqtareje. Kjo e fundit ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që do të zhvillohej kundër një grupit të strukturuar kriminal. Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë që provuan se ngjarja ka ndodhur nga 37 vjeçari. Fabio Ballabani akuzohet për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve…
Interpol Tirana Në vitin 2022, qëlloi me kallashnikov në drejtim të 2 punonjësve të Policisë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi lëvizte me automjet të vjedhur, ekstradohet nga Parisi, 37-vjeçari, Shpëtim Kraja. I ekstraduari, i akuzuar nga Gjykata e Kurbinit dhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Francë, Sh. K., 37 vjeç, i lindur në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka…

