Në seancën e datës 12 shtator do të futet në rendin e ditës edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Edhe pse mes debateve të ashpra mes dy palëve, deputetët e PS janë dakordësuar mbi pikën kryesore që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtohet mocioni mbi mandatin e Olta Xhaçkës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që ata kanë kundërshtuar është propozimi i opozitës, lidhur me hartimin e një raporti. “Në seancën e datës 12 shtator 2024 u vendos që do jetë pjesë e rendit të ditës edhe shqyrtimi…
Author: almakos
Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua kanë humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, të cilët kanë shtuar se VLEN “të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇKsë, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.”“Astrit Iseni dhe të…
Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka paraqitur raportin e PD sa i takon debateve për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Në draft raport thuhet se Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”. Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën e zjarreve në vend, ku bën me dije se janë shuar në 24 orët e fundit, 43 vatra. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore. Ndërkohë, aktive mbeten vatrat në Surroj të Kukësit, Tetaj të Tropojës, Bukëmirë e Baqel të Lezhës dhe Mnelë e Vogël në Vaun e Dejës ku vijon puna për shuarjen e tyre ose mbajtjen në monitorim. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes: 655 forca operacionale dhe 63…
Një person është plagosur ditën e hënë në fshatin Greme të Ferizajt. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 23:15. “Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”. Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin historik të Euros gjatë kësaj vere, duke theksuar se ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë ekonomikë si turizmi apo bujqësia. Sipas Tabakut, raportet e INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave tregojnë se i vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, një sektor që po përfiton nga investimet e huaja direkte, të cilat në të shumtën e rasteve kanë shkuar në blerjen e pasurive të patundshme. Tabaku shprehet se ky zhvillim tregon për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, një fenomen që nuk reflekton interesat e qytetarëve të ndershëm…
Koalicioni i partive shqiptare VLEN thotë se po vazhdon siç thonë, sjellja destruktive e BDI-së. Në një kumtesë me shkrim, akuzojnë për abuzim masiv të Artan Grubit, Omer Bunjakut dhe Muhamed Sejdinit me FFM-në dhe për tentim për destabilizim nëpërmjet përleshjeve ndëretnike që thonë se po testohen nëpërmjet tifo grupeve, ngjashëm sikur me incidentin e fundit në Strumicë. “Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini. Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë…
Kryeministri Edi Rama përkujtoi dje 114-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që i përket mbarë njerëzimit. Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht me emrin Nënë Tereza, lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të NotreDame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës. Në vitin 1979, do t’i akordohej Çmimi Nobel i Paqes për punën e palodhshme të saj në favor të të varfërve…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me lajmin për shpërndarjen e librave falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm. Sipas kryeministrit, kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor. “MIRËMËNGJES dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë. [embedded content] Kujtojmë ditën e djeshme, ministrja…
Shqipëria dhe Moldavia janë vendet më të goditura në Europë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, vuri në dukje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) në raportin global për vitin 2024. Kryesisht, për shkak të mungesës së perspektivës së punësimit me paga dinjitoze, shumë njerëz janë larguar nga disa nënrajone të BE për të punuar në Europën Perëndimore dhe Veriore. “Vende të tilla si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë disa nga më të goditurat; rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit,…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, të tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e Ademaj, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili pagoi Kushtrim Kokallën për ta ekzekutuar dhe e inskenoi ngjarjen si grabitje. Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit. Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se Naim Murseli i ka dhënë…

