Author: almakos

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, është për keqardhje. Me një borxh prej miliona eurosh, BDI thekson se Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe. BDI edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet kapitale në këto komuna. Bashkimi Demokratik për Integrim “VLEN, pasi degradoi gjitha të…

Lexo më Shumë

Me fletëudhëtimin “Bisera Antoineta” ka dorëzuar në zyrën e kontabilitetit në Ministrinë e Kulturës faturat që i ka mbuluar me para publike, nga të cilat shihet se ka paguar me para të buxhetit çorape, valixhe dhe arusha-lodër. Kjo është fatura për një valixhe Samsonite Crossover 9.7 prej 59 funte. Këtë faturë e ka dorëzuar personalisht Bisera Antoineta në departamentin e kontabilitetit në Ministrinë e Kulturës dhe ky është nënshkrimi i saj, thotë Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së. MILE LEVKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Bisera Antoineta i ka blerë valixhet më 26.10.2023 dhe kjo shihet nga kjo faturë ku figuron si blerëse…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga Shkolla e Kuqe në Tiranë njoftoi fillimin e shpërndarjes së librave falas, që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare. Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milion dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. “Më shumë se 238 mijë nxënësit do të përfitojnë libra falas dhe me buxhetin e këtij viti janë më shumë se 9 milionë dollarë të cilat janë vënë në dispozicion, për të garantuar që nxënësit në sistemin e arsimit bazë të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,517 %, te nafta për 0,216 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,542 % dhe te mazuti ulje për 2,048 %.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrii parë Izet Mexhiti sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Kulturës Zoran Lutkov, u bashkuan në një ceremoni nderimi për bijën shqiptare nga Shkupi, Nënë Terezën, me rastin e kremtimit të ditëlindjes së saj. “U mblodhëm për të nderuar jetën dhe veprën e saj të jashtëzakonshme – një grua shqiptare që, përmes përkushtimit të saj ndaj më të varfërve dhe të braktisurve, u bë simbol i dhembshurisë dhe shërbimit ndaj gjithë njerëzimit. Gjatë kësaj ceremonie, u ndjeva krenar që si komb i saj, e kujtojmë dhe e respektojmë trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme, e cila vazhdon…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka paralajmëruar një donacion prej 11 mijë vaksinave kundër Kovid-19.Ai tha se shpreson se këto do të arrijnë në 10 ditët e ardhshme.“Për vaksinat tjera me Komisionin Evropian ka procesor për gjithë shtetet e BE-së ndërsa në këtë pako është edhe Maqedonia. Sa kam informacione kjo është në fazën finale dhe së shpejti do të furnizohen të gjitha shtetet evropian, përfshirë edhe Maqedoninë, me vaksina për grip dhe për kovid”, ka thënë Taravari, përcjell SHENJA. MARKETING

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot (26 gusht) rektorët e universiteteve publike në vend, të dalë nga zgjedhjet e fundit në institucionet e arsimit të lartë. Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ku rektorët e zgjedhur kanë marrë nga kreu i shtetit dekretin që zyrtarizon nisjen e mandatit tw tyre. “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Maqedonisë veriore është arrestuar në Podujevë, pasi e njëjta dyshohet se kishte mashtruar një person lidhur me një pagesë. Arrestimi i të dyshuarës u bë më 25 gusht. “Podujevë 12.07.2024-15:00. Me datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se vendi i saj është një avokate e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin, Fajon u shpreh se “shpresoj që BE të jetë po kaq gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030”. Po ashtu, ajo shprehur përkrahjen për planin e zhvillimit, për reformat dhe agjendën që është paraqitur kohët e fundit në Komisionin Evropian. “Sllovenia kërkohen ta shikojë Shqipërinë në BE. Ne gjithmonë kemi shprehur vlerësimin e saj për të gjitha arritjet e deritanishme. Mesazhi ime sot është që…

Lexo më Shumë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, duke lënë në fuqi rezultatin fillestar, ku Vangjel Tavo i PS fitoi me 1500 vota përpara kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria. KAS u njoh me raportin lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Sipas raportit të paraqitur, pas hapjes së 36 kutive të materialeve zgjedhore, që përkojnë me po kaq qendra votimi sa kishte Bashkia e Himarës, nuk janë evidentuar mospërputhje. Lidhur me numrin e personave që janë paraqitur në qendrat e votimit dhe nuk janë lejuar…

Lexo më Shumë

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë për në 1 korrik 2026 afatin për gazsjellësin TAP që të përmbushë kushtin që i është vendosur si pjesë e licencimit në transmetimin e gazit dhe që ka të bëjë me titujt e pronësisë. Sipas vendimit të asaj kohe kompania duhet të paraqiste në ERE “Jo më vonë se data 01.07.2024, dokumentacionin e plotë që tregon titujt e pronësisë mbi asetet që ka për të kryer funksionet ose plotësuar detyrimet nën licencën e kërkuar në territorin e Shqipërisë, sipas ligjit nr. 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”. Në një shkresë të korrikut të këtij viti kompania i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sërish sot ka deklaruar se struktura të caktuara po përgatisin shkaktimin e incidenteve ndëretnike, me qëllim tërheqjes së publikut, për protestat e paralajmëruara për në vjeshtë. Mickoski, ka thënë se këto struktura me qëllim mbrojtjen e pasurisë, siç thotë ai, të vjedhur në këto shtatë vitet e fundit, do të manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojë incidente etnike “Kjo sepse është mënyra e vetme që të magnetizojnë publik për destabilizimin ose organizimin e protestave që po e planifikojnë këtë vjeshtë. Nuk guxojmë ta lejojmë këtë si qytetarë. Edhe si Qeveri,…

Lexo më Shumë