Author: almakos

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore , Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës , të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren , për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të realizuar nga 19 gushti deri më 23 gusht i këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit. MARKETING

Lexo më Shumë

Përgjegjësja për Departamentin të së Drejtës Private, Lektore e së Drejtës Civile dhe e Së Drejtës Familjare në Universitetin Luarasi Blerina Shkurti, në një intervistë në Podacastin Luarasi në News 24 foli më shumë për Fakultetin e Drejtësisë pranë Luarasit. Shkurti theksoi se studentët që regjistrohen në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Luarasi, duhet të kenë një motivim të fortë dhe kërkesa ndaj vetes. Pedagogia Shkurti foli për konceptin e familjes, duke thënë se ky koncept ka ndryshuar me kohën. Ajo tha se shoqëria ka nevojë për edukim moral e ligjor. Përgjegjësja për Departamentin të së Drejtës Private, Lektore e…

Lexo më Shumë

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese në të gjithë vendin, moti pasditen e sotme ka marrë një kthesë të papritur. Në disa qytete të vendit, ka nisur reshjet e shiut, në formë rrebeshi dhe breshëri, duke shkaktuar jo pak probleme me përmbytjet e rrugëve. Pritet që moti të mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të mundshme dhe ndryshime të tjera të papritura në të gjithë rajonin. Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet nga këto kushte të motit ekstrem.

Lexo më Shumë

Janë zbuluar detaje të reja mbi 46 vjeçarin Altin Halili, ndaj të cilit iu bë atentat me armë zjarri pasditen e sotme në Berat. Mësohet se Altin Halili ka kryer një vrasje në vitin e errët 1997. Ai ka vrarë shtetasin Sokol Kaloshin në Rremas të Lushnjës. Halili është liruar nga burgu në vitin 2010, kur ka përfunduar afatin e dënimit të tij me heqje lirie. Kujtojmë se atentati me armë zjarri ndaj tij u zhvillua rreth orës 16:10 në rrugën e fshatit Dushnik të Beratit, teksa 46 vjeçari po lëvizte me makinën e tij. Në fshatin Kozare është gjendur…

Lexo më Shumë

Blogerja Klea Pronga, e cila u sulmua nga ish-konkurrentja e Përputhen, Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela Berisha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve brutale. E reja është shprehur se këto pamje janë ato që tregojnë forcën e saj për të vazhduar para. Pronga i ka cilësuar motrat Berisha si “dhjakse fundërrina” të cilat godasin nga pas një person teksa është duke ngrënë. Ajo ka falënderuar në përmbyllje të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur teksa uron për gjetjen e drejtësisë në këtë situatë. Reagimi i plotë i Klea Prengës Të dashur miq, Pamjet e sulmit të…

Lexo më Shumë

Një aksident i trefishtë është shënuar në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në të cilën janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, drejtuar nga shtetasi L.H., një makinë tip “Benz” drejtuar nga shtetasi E.P., e një kamion e drejtuar nga A.K. si pasojë, ka mbetur i lënduar shtetasi E.P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e nuk raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Durrësit zbarkoi të hënën pranë zyrave të kompanisë Kurum në Elbasan dhe sekuestroi dokumentacion që besohet ka lidhje me çështjen e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli tha: “ne kemi marrë gjithë dokumentacionin që mendojmë se ka lidhje me çështjen”. Eksporti i dyshuar i mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u denoncua më 5 gusht nga ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara. BAN ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh…

Lexo më Shumë

Një sulm me armë zjarri është shënuar në Berat pasditen e sotme ndaj një 46 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 në rrugën e fshatit Dushnik. Shënjestra e këtij atentati ka qenë shtetasi A.H., 46 vjeç, banues në Berat, i cili është me precedent të mëparshëm penal. Plumbat janë vërshuar drejt automjetit që drejtohej nga 46 vjeçari. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar . Uniformat blu kanë identifikuar autorët e mendohet se ata janë fshehur në Fier. Ndërkohë në fshatin Kozare të Beratit është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për atentatin.…

Lexo më Shumë

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në një sipërfaqe pyjore të Malit të Bllacës, pranë fshatit Bllacë të Njësisë Administrative Shupenzë. Raportohet se kjo vatër zjarri ka përshkuar disa hektar pyje me dushqe dhe shkurre në këtë zonë. Për shkak të terrenit të thyer malor është bërë thuajse e pamundur ndërhyrja e autoriteteve për shuarjen e saj, duke bërë kështu që zjarri të përhapet me shpejtësi. Ndëshkimet për zjarrvënie të pyjeve apo pronave publike deri tani kanë qenë me procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa fenomeni vijon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me largimin e tifozëve të grupit të Ballistëve nga stadiumi i Strumicës tha se në Shkup është një praktikë jashtëzakonisht e mirë që të mos ketë tifozë mysafirë dhe se nuk sheh arsye se pse të mos jetë njësoj në gjithë Maqedoninë, që të mos ketë tifozë mysafirë dhe në këtë mënyrë ne mund të shmangen ngjarjet e tilla. Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin se në vend ka struktura të cilët për t’i fshehur krimet e tyre manipulojnë përmes grupeve të ndryshme për të provokuar incidente. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ne kemi struktura në…

Lexo më Shumë

Elbasan, 26 gusht, 2024 NJOFTIM PER SHTYP Shoqeria Kurum International, ne lidhje me lajmet per mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna te punetoreve te saj, ju ben me dije si me poshte: Shoqeria Kurum International, deri me daten 26.08.2024, nuk ka bere asnje largim kolektiv nga puna te punonjesve te saj. Eshte e vertete qe fabrikat e prodhimit te celikut dhe petezimit ne Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kane nderprere prodhimin qe prej dates 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnje lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te…

Lexo më Shumë