Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në një sipërfaqe pyjore të Malit të Bllacës, pranë fshatit Bllacë të Njësisë Administrative Shupenzë.
Raportohet se kjo vatër zjarri ka përshkuar disa hektar pyje me dushqe dhe shkurre në këtë zonë.
Për shkak të terrenit të thyer malor është bërë thuajse e pamundur ndërhyrja e autoriteteve për shuarjen e saj, duke bërë kështu që zjarri të përhapet me shpejtësi.
Ndëshkimet për zjarrvënie të pyjeve apo pronave publike deri tani kanë qenë me procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa fenomeni vijon të jetë shqetësues në vendin tonë.



