Një aksident i trefishtë është shënuar në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në të cilën janë përfshirë dy automjete dhe një kamion.
në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, drejtuar nga shtetasi L.H., një makinë tip “Benz” drejtuar nga shtetasi E.P., e një kamion e drejtuar nga A.K.
si pasojë, ka mbetur i lënduar shtetasi E.P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e nuk raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



