Author: almakos

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat. Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dhe sot janë realizuar kontrolle të përforcuara në rajonin e Shkupi, me qëllim që të shtohet siguria në qytet.. Nga kontrolli i 85 personave, dy janë arrestuar për armëmbajtje pa leje.“Zyrtarët policorë nga SPB-Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për qytet të sigurt në Shkup, gjatë të cilave janë identifikuar 85 persona në më shumë se 20 lokacione, si dhe është kryer kontroll tek të njëjtit. Po ashtu janë kontrolluar 38 automjete dhe tre motoçikleta. Katër persona janë privuar nga liria sipas nenit 215 të Kodit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova, pjesë e grupit Çopja që u godit nga SPAK. Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë i hetuar në dosjen “Plumbi i artë”, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja në Elbasan. Sipas pas SPAK gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari te vellezerve Çopja. Lamçja është personi që administronte edhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, që ka nisur punimet ditën e sotme. Kreu i qeverisë foli për hartimin e një politike të re të BE përmes një instrumenti të ri financiar dhe zhvillimor për rajonin tonë, teksa shtoi se ndërkohë që ‘ne negociojmë anëtarësimin në BE të mund të integrohemi gradualisht në hapësirën ekonomike dhe tregun e përbashkët evropian’. Pjesë nga fjalimi: “Ndërkohë natyra e procesit të negocimit dhe e ndërveprimet me BE është shumë dinamike dhe këtu dua të sjell një fakt konkret që lidhet me rolin proaktiv të Shqipërisë…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. E martë- Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht…

Lexo më Shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mbajti fjalimin hapës në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, duke thënë se kjo konferencë ringjall një traditë të dobishme për diplomacionë tonë. Ai tha se politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit, ka krijuar arritje të panjohura më parë, që sipas tij kanë forcuar imazhin e vendit dhe e kanë bërë diplomacinë më pro aktive. Hasani foli edhe per nje ligj te ri te sherbimit te jashtem, qe sipas tij synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë. “Shumë shpejt do kemi një ligj të ri për shërbimin…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…

Lexo më Shumë

Pas 8 orësh luftë me flakët u arrit të shuhet zjarri në Gjirokastër. Operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë ditën e djeshme në Topullaraj arriti te përfundonte në orën 05:00 te mëngjesit të sotëm. U luftua duke mbrojtur nga flaket fshatrat “Asim Zenel”, “Arshi Lengo”, Topullaraj dhe Dhoksat. Ne operacion për fikjen e zjarrit përveç gjithë efektivit zjarrfikës, morën pjese edhe 6 punonjës me kontrate. Ne vendngjarje do vijojnë te qëndrojnë një grup prej 50 ushtaresh për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nen monitorim te te gjithë zonës për ndonjë riaktivizim te mundshëm te zjarrit.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë i dënuari Fotaq Zaharia, i njohur edhe si “i forti i Vlorës”. Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar lajmin, duke sqaruar se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin  e QSUT. “I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin  e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024“, thuhet në njoftim. Zaharia  po vuante…

Lexo më Shumë

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023, në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës (shiko grafikun e mëposhtëm). Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës me 43%, në anën tjetër, popullsia e Bashkisë Dropull rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45% dhe e…

Lexo më Shumë

Zjarri i cili ka shpërthyer në qumështoren Hit73 në Kamjan të Tetovës, komuna e Bogovinës është lokalizuar dhe shuar dy orë pas shpërthimit. Sipas informacioneve zjarri është denoncuar në orën 18:20. Komandatin i Njësitit të Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti, ka informuar se zjarri pjesërisht është lokalizuar dhe pjesa më e madhe e fabrikës është shuar. Në aksionin kanë ndihmuar edhe zjarrfikës nga Gostivari, Shkupi dhe Kavadari. Ahmeti ka theksuar se edhe pse dëmi është shumë i madh, me rëndësi është se nuk ka viktima. MARKETING

Lexo më Shumë

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit në Britani. Ata po eksperimentojnë me teknologjinë që gjurmon lëvizjen dhe me inteligjencën artificiale për të analizuar lëvizjet e bebeve. Kjo teknologji u paraqit rishtazi gjatë një panairi të shkencave në Britani. Shkencëtarët po përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të një bebeje. Eksperimenti i tyre synon të demonstrojë se sa komplekse janë lëvizjet e bebeve. Kamera gjurmon dhe regjistron përpjekjet e tyre, ndërsa përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të duarve dhe këmbëve që u…

Lexo më Shumë