Author: almakos

Policia Rrugore ka nxjerrë bilancin e ri rrugor përsa i përket shkeljeve të kryera përgjatë një javë. Sipas njoftimit të bluve, vetëm në javën që po lëmë pas, 56 drejtues mjetesh janë arrestuar për arsye se vozisnin nën efektin e alkoolit dhe pa patentë. Ndërkohë 161 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi norma të lejuara, e për drejtim mjeti në gjendje të dehur në sens të kundërt. Sakaq, brenda një afati kohor prej 7 ditësh janë vendosur ekzaktësisht 22 260 gjoba, të cilat prej tyre: – 6212 për shpejtësi tej normave të lejuara; – 1123 për përdorim të celularit…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë radhët e gjata për dalje nga Maqedonia e Veriut përmes vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë. Nga LAMM njoftojnë se ka dendësi të madhe të automjeteve, por pa detaje për kohën e pritjes.Pritja ka edhe në vendkalimin kufitar në Bogorodicë. “Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër korsi të thata. Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është zmadhuar”, thonë nga LAMM. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen…

Lexo më Shumë

“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit: A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq,  për veprën penale “Përshtatja e  lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë  për përdorim të lëndës narkotike. A. S,  36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Aparati celular…

Lexo më Shumë

Nga Censi 2011 deri në Censin 2023, popullsia u tkurr me rreth 420 mijë banorë duke arritur në 2,402,113, nga rreth 2,820,000 që ishte në vitin 2011. Në përgjithësi, numri i popullsisë që banon në vend u reduktua me 14.8%, por imigrimi i brendshëm ka bërë që popullsia e mbetur të përqendrohet në qytetet kryesore, teksa ka rënë ndjeshëm popullsia në qytetet periferike. Në 7 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jetonte 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashkitë e tjera jeton 48% e popullsisë. Në vitin 2011, në 7 bashkitë e mëdha jetonte 47%…

Lexo më Shumë

Fitimet e Mark Zuckerberg si CEO i Facebook Të menaxhosh perandorinë e Facebook mund të jetë një nga punët më të vështira në këtë moment, ndërsa platforma e mediave sociale përballet me luftën kundër lajmeve të rreme, ndërhyrjeve politike dhe shqetësimeve për privatësinë e të dhënave. Ju mund të mendoni se një punë kaq e vështirë kompensohet me një pagë të lartë dhe shpërblyese. Megjithatë, ky nuk është rasti për CEO-n e Facebook, Mark Zuckerberg. Paga e Mark Zuckerberg: Sa fiton CEO i Facebook? Sipas deklaratës vjetore të Facebook të dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC),…

Lexo më Shumë

Me datë 19 gusht kryeqyteti u përball me një ngjarje të rëndë, ku ish-efektivi tashmë, Erjon Goxhara, plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit ka pasur një marrëdhënie me bashkëshorten e Goxharës. Gazetari i kronikës së zezë i Balkan Web, Igli Çelmeta, ka siguruar videon e bërë nga vetë efektivi pas ngjarjes së rëndë, i cili ka filmuar të lënduarin e shtrirë në tokë dhe i ka dërguar pamjet tek kunati i tij, Marsel Seferi (vëllai i bashkëshortes së Erjon Goxharës).  Pjesë e shkëputur nga video, Lorenc Kosta i shtrirë në tokë…

Lexo më Shumë

Dita e diel parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, kjo pasi do të jetë me kthjellime, ndërsa në orët e mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore të vendit. Ndërkohë, përgjatë orëve të pasdites majat e maleve do të përfshihen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Temperatura më e lartë do të shënojë 36 gradë Celsius në Shkodër. Berati dhe Gjirokastra do të arrijnë temperaturën prej 35 gradë Celsius. Sakaq, kryeqyteti, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Lezha do të shënojnë 34 gradë Celsius. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut…

Lexo më Shumë

Është zbardhur motivi i plagosjes me kaçavidë të 40-vjeçarit Klajdi Kapidani mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit. Mësohet se autori, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka plagosur 40-vjëeçarin pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’. Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes. Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi u godit me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli. 34-vjeçari mësohet…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Adriatik Shabanaj, i cili ishte shpallur në kërkim  për disa vepra penale. Mësohet se ndaj Shabanaj Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, 38-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Blutë bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte. Njoftimi i policisë Komisariati i Policisë Fier finalizon operacionin policor të koduar “Ëanted”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri shoqërore. Kapet…

Lexo më Shumë

Një tjetër konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku është plagosur me kaçavidë një person në zonën e Yzberishtit. Sipas informacioneve të para i plagosuri është identifikuar si 40-vjeçari, Klajdi Kapedani. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’, ndërsa ende nuk dihet autori. Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes. Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi u godit me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli. 34-vjeçari mësohet se u godit 4 herë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar pushtetin. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se partia në pushtet ka keqkuptuar shtetin, transmeton Telegrafi. “Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht”, thotë ai. Tutje, ai ka thënë se pushteti ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë. “Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e…

Lexo më Shumë