Author: almakos

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët serbë të Kosovës kanë reaguar në masë të madhe ndaj thirrjes për konvertimin e targave ilegale, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Ai njoftoi në Facebook se janë bërë gjithsej 6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. “6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën…

Lexo më Shumë

Prokuroria kë vënë nën sekuestro dokumentet e kompanisë ‘Kurum’, për të hedhur dritë mbi rastin e mbetjeve toksike. Gjithashtu mësohet se në pyetje do të merren persona që kanë lidhje apo dijeni për ngarkesën. Kujtojmë se ditën e mërkurë, Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim në lidhje me ngarkesën e dyshimtë me mbetje toksike që ishte nisur drejt Tajlandës. Hetimet po kryhen lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Kompania “Kurum International” është identifikuar si burimi i qindra ton mbetjeve të dyshuara si të…

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme (24 gusht) në Tiranë. Policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, një 25-vjeçar, pas sherrit që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas…

Lexo më Shumë

Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për përbashkët në lidhje me çështjen e mbetjeve toksike, ku qeveria akuzohet për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Në reagim, dy ministritë shprehen se që në momentin e parë të sinjalizimit për këto mbetje, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF. Ndërsa thekosn se autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh…

Lexo më Shumë

Një shtetas shqiptar i kërkuar në Francë qëndroi i pazbuluar në Britani për gjashtë vjet duke u përpjekur të merrte leje qëndrimi. Nando Ismalaj, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia Metropolitane si i kërkuar në Francë për vjedhjen e gjashtë makinave dhe tani përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe. Arrestimi i tij vjen gjashtë vjet pasi ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018. Që atëherë ai ka jetuar në Britani pa asnjë status apo të drejtë ligjore për të qëndruar. Ai dy herë u përpoq të siguronte statusin e vendosur sipas skemës pas Brexit për qytetarët…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sjellë detaje në lidhje me vdekjen e të dyshuarit për vrasjën që ndodhi në muajin korrik në rrugën “Shtipska” të Tetovës. Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës ka informuar se më 23 korrik, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Operacione Speciale Policore, pas informacioneve operative të marra paraprakisht se personi me inicialet L.M., 41 vjeç, nga fshati Gajre i Tetovës i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes më 05 korrik 2024, gjendej në fshatin Gajre. Përveç nga policia, ai kërkohej edhe nga Spitali Psikiatrik Bardhovcë. “Ata morën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke folur për çështjen e destabilizimit të supozuar të vendit deklaroi se ata që kanë interes për të lëkundur themelet e shtetit janë më të aftët dhe më të fortët kur ka destabilitet. Ai tha se demokracia nënkupton institucione stabile dhe se ata do të bëjnë gjithçka që t’i mbrojnë institucionet. “Për destabilizimin, informacioni është ashtu siç është. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe sunduan Maqedoninë në shtatë vitet e fundit, të gjithë ata që vrapuan në rrugë dhe këtu në kryeqytet dhe në mbarë vendin kanë interes ta destabilizojnë atë sepse janë më…

Lexo më Shumë

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë. Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 20 gusht në fshatin Zhapokikë. Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, përmes një deklarate për shtyp deklaroi se, me marjen e njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe Shefi i Stacionit…

Lexo më Shumë

Dhjetëra predha luftarake janë zbuluar nga qytetarët në ish-fushën e shkrirjes të municioneve të ish-repartit ushtarak në Komsi, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut” të bashkisë Mat. Pas bërjes publike të lajmit, në vendin ku janë pikasur predhat ka mbërritur uniformat blu të Matit dhe zona është rrethuar me shirita për rrezikshmërinë që paraqet, deri në mbërritjen e forcave të xhenios nga Tirana. Predhat janë konstatuar në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës. Ato janë kontestuar rastësisht, por zona njihet si e rrezikshme për shkak se aty në vitet 1995-2000, bëhej demontimi i municioneve luftarake.…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar shqiptar është futur me forcë në një makinë në Kretë, Greqi  nga disa persona të maskuar, është dërguar në pyll dhe më pas është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Shqiptari është gjetur në orët e para të mëngjesit e sotëm dhe është dërguar në spital, ku merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Durim Muslija me origjinë nga qyteti i Durrësit, një person me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi në fushën e lëndëve narkotike. Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dyshohet se autori e ka kërënuar…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti së bashlu me kryeministrin Hristijan Mickoski, zv.kryeministrin Aleksandar Nikollovskin, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani marshuam për të shënuar 33-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. “Përmes një marshi simbolik, u solidarizuam me popullin ukrainas, i cili po përballet që më shumë se 900 ditë me dhimbje e humbje të papërshkrueshme për shkak të pushtimit të paprovokuar të Rusisë. Në rrugët e Shkupit, ecëm bashkë me shumë qytetarë nga Ukraina, të cilëve kryeqendra jonë u është bërë shtëpi e dytë dhe vendqëndrim i sigurt. Pushtimi rus i Ukrainës është një sfidë ndaj rendit…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj…

Lexo më Shumë