“Ai më kërkoi t’i tregoja nëse e kisha tradhtuar dhe nëse do ia tregoja, nuk do të më bënte asgjë”! Kështu e nis rrëfimin e saj, G. Goxhara, bashkëshortja dhe nëna e dy fëmijëve të efektivit të policisë, Erjon Goxharës, i vënë në pranga për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Më tej, ajo i ka rrëfyer grupit hetimor se pasi i ka pranuar tradhtinë, dhe sipas saj, kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë dhe vetëm një herë, ai ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj saj. Pas dhunës sistematike psikologjike dhe fizike, G., është kthyer në familjen e…
Author: almakos
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Korçë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se automjeti i cili ishte i parkuar poshtë një shtylle, dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e djegies së një kablli elektrik. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njotimi: Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S. Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik…
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë në Durrës, ku është aksidentuar për vdekje nga një makinë pranë banesës së tij, avokati Leonard Dingo. Në një deklaratë për mediat, Haxhia ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe vënien para drejtësisë së autorit. Kujtojmë se më herët, kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dinga. Reagimi i Maksim Haxhisë: Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 21 gushtit ka…
Më 5 gusht, ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase. Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Network”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të…
Kolegët e avokatit Leonard Dingo, i cili humbi jetën pak ditë më parë pasi është përplasur për vdekje me makinë nga një 22-vjeçar, kanë ngritur dyshime lidhur me ngjarjen. Përmes një postimi në Facebook, kolegë e Dingos e kanë cilësuar ngjarjen si një aksident me tipare të një krimi, duke ditur çështjet që avokati mbronte. “Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo, dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm”, thuhet në reagimin e tyre, ndërsa më tej shkruajnë se “është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!” Reagimi i kolegëve të avokatit Ka më…
Janë transferuar njëqind milionë denarë në SHA Ekonomizim për pagesën e pagave të mbetura, informon pasdite Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU). Sipas MBPEU, ndërmerren aktivitete për zgjidhjen e problemeve të cilat i ka krijuar Qeveria paraprake. “Sot kam nënshkruar marrëveshje për pagesën e mjeteve financiare për transferin e pagave të mbetura të 509 të punësuarve në SHA Ekonomizim. Gjithsej njëqind milionë denarë janë siguruar për SHA Ekonomozim. Punojmë për ta kthyer shpresën te populli për një të ardhme më të mirë”, ka theksuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski gjatë nënshkrimit të…
Ditën që plagosi disa herë me armë zjarri Lorenc Kostën, ish-efektivi i forcave Shqiponja, Erjon Goxhara, është takuar me bashkëshorten e tij në një kafene në qytet, ku kanë biseduar për marrëdhënien mes tyre, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me inxhinierin e ERE-së. Ka qenë nipi i Erjon Goxharas ai i cili ka zbuluar detaje nga takimi mes tyre, ndërsa është shprehur se daja i tij ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore nga gruaja e tij, Griselda. Beqiri ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij,…
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të pak ditëve më parë, ku efektivi Erjon Goxhara plagosi disa herë më armë zjarri inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta dhe më pas e filmoi të gjakosur. Mësohet se Goxhara pasi e plagosi, videon e Lorenc Kostës të mbuluar në gjak, ia ka dërguar përmes aplikacionit WhatsApp kunatit të tij, vëllai i bashkëshortes, Marsel Seferi. Nga dëshmia e këtij të fundit, është zbuluar se në orën 14:34, Goxhara ka dërguar një video në WhatsApp ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak. Në orën 15:00,…
Në periudhën prej 16 deri më 22 gusht janë raportuar dhjetë raste të reja me kollë të mirë, 52,4 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – katër, ndërsa janë raportuar edhe dy raste nga Kumanova dhe nga një rast në Dibër, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë. Dy nga personat e sapo regjistruar janë shtruar në spital. Mosha e pacientëve varion nga 2 muaj deri në 43 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës nën një vjeç. Sa i përket statusit…
Një 66-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier pasi ka tentuar që të fusë drogë brenda burgut për një të afërm të sajin, Mariglen Gashin, i arrestuar për vjedhje. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti Limoza Xhelalit, 32.45 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e atleteve të 66-vjeçares. Në vijim të hetimeve, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases Limoza Xhelali nga forcat e policisë Lushnje, ku nuk u gjetën sende të paligjshme. Njoftimi i policisë Sot, më datë 23 Gusht 2024, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, gjatë një kontrolli…
Do të bisedojmë me të gjithë partnerët socialë dhe sigurisht do të kërkojmë mënyra për t’i motivuar mësimdhënësit në të gjitha mënyrat e mundshme. Kështu tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila pas vizitës në Shtip iu përgjigj pyetjes se Sindikata e Arsimit dhe Shkencës që thanë se sipas Ligjit, mësimdhënësve u takon rritje e pagave prej 12 për qind, duke lënë hapësirë për dialog deri më 15 shtator. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Me gjithë forcën time shpjegoj pse është e nevojshme, luftoj në mënyrë konvulsive dhe do të luftoj, por mundësitë reale janë…
Reagimet e partive politike në vend, për arratisjen nga burgu shtëpiak të ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, janë bërë përditshmëri. Nga partia opozitare maqedonase LSDM, deklarojnë se një punonjës në komunën e Çairit e ka dërguar Blerim Ramadanin në Kosovë! Nga kjo parti kërkojnë që Prokuroria të fillojë një hetim të menjëhershëm, ndërsa për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, kërkojnë të dorëzojë dorëheqje. Mitko Trajçuleski nga partia opozitare tha se nëse PTHP nuk e bën këtë, do të konsiderojnë se e mbron MPB-në dhe Toshkovskin nga përgjegjësia, si dhe të gjithë të përfshirët në këtë rast. MITKO…

