Një aksident i rëndë ka shënuar në Lushnjë ditën e sotme, ku një adoleshent ka përplasur me motomjet një vajzë 6 vjeçare, në mënyrë aksidentale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, kur 17 vjeçari ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përplasur të miturën. E vogla ka pësuar dëmtime të lehta . Ndërkohë 17 vjeçari u shoqërua në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur, 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Gjakovë, ku një person duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur të enjten në Gjakovë, në ora 14:00. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane për një sulme me armë zjarri në qytetin Matera, duke plagosur një person. Ata janë një 30- vjeçar që akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa persona tjetër një 27-vjeçar, i cili rezulton se ishte arratisur nga burgu i Modenës. Sipas mediave italiane dy të rinjtë shqiptarë ishin përfshirë në një sulm të dhunshëm ndaj një personi të tretë në qendër të Materas, pamjet e të cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u bënë virale. Në video u zbulua sulmi që dy shqiparët i bënë në mënyrë brutalet personit tjetër, i cili…
Janë asgjësuar 1790 bimë dhe 86 fidanë kanabis në Shkodër në kuadër të megaoperacionit policor “Territori i pastër”. Në territorin e njësisë administrative Pult, Shalë dhe Postribë janë asgjësuar 736 bimë kanabisi. Në njësinë administrative Shkrel janë asgjësuar 867 bimë dhe 86 fidanë kanabisi. Sakaq, në njësinë administrative Qelzë janë asgjësuar 62 bimë kanabisi ndërsa në Iballë 125 bimë të tilla. Uniformat blu po vijojnë punimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotike. NJOFTIM Shkodër/Megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi. Në kuadër të këtij megaoperacioni që…
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/
Njoftimi i policise Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje. Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit…
Ismail Zeneli, anëtar i grupit kriminal nga i cili akuzohet dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion. Zeneli është person i përfshirë në dosjen “Metamorfoza 2” të SPAK-ut, së bashku me Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajetin, Artan Sulejmani, Bajram Grabova, Adrian Cenaj, Besmir Muratin, Albert Prengën dhe Jonida Babameto. Ky grup ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku secili mbante role specifike, përfshirë porositjen, transportin dhe shpërndarjen e tyre. Anëtarët shfrytëzonin…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Dita e premte, 24 gusht, do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira. Në orët e mesditës këto vranësira do të pasohet nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore. Në zonat malore, temperaturat do të vijojnë nga 17 °C deri në 33 °C. Zonat e ulëta do të vijojnë nga 20 °C deri në 35 °C. Temperaturat më të larta do i shënojnë Shkodra, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra. Në zonat bregdetare, temperaturat do të vijojnë nga 22 °C deri në 34 °C. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i…
Pas vizitës në Sarajevë dhe Beograd, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns vizitoi sot Prishtinën. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën e Burnsit në Kosovë dhe as nuk dihet se cilat ishin temat e diskutimit që u zhvilluan në Presidencë. Ai gjithashtu raportohet se është ndalur edhe në selinë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Edhe këtu nuk dihet me kë u takua dhe çfarë u bisedua. Ndërkohë, “turin ballkanik” e nisi me një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë. Burns arriti në kryeqytetin e Sarajevës më 20 gusht, ku u takua me kolegë nga komuniteti i…
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemeli i demokracisë dhe se vendi duhet të punojë për të siguruar një proces transparent për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, më një ligj të ndryshuar të zgjedhjeve. Këto komente u bënë gjatë ceremonisë së dhurimit të një programi për digjitalizimin e disa operacioneve për regjistrimin e votuesve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga misioni i OSBE-së. “Duke e pajisur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me këtë program bashkëkohor, ne nuk po mbështesim…

