Author: almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë rritje të pagës minimale. Kujtojmë se kërkesa e sindikalistëve ishte që ajo të jetë 450 euro.Sipas kryeministrit, kërkesat e kreut të lidhjes së sindikatave janë të sinkronizuara me ata të LSDM-së dhe të ndikuara politikisht.“Do të doja që rroga të ishte edhe 5 mijë euro por duhet të vijmë deri aty. Duke e pasur parasysh gjendjen që e kanë lënë dhe harmonizimet e paparashikuara sipas Marrëveshjeve kolektive të cilat duhet të harmonizohen tani me rishikimin e buxhetit, dhe që i njëjti ajo sindikatë u mashtrua nga ministrja e…

Lexo më Shumë

Ambientalisti, Sazan Guri i ftuar në një lidhje live në rubrikën “Opinion” në News24, është shprehur se situata me mbetjeve toksike, që u nisën drejt Tajlandës, por që po kthehen sërish në Durrës, është shumë shqetësuese. Sipas tij fakti që qeveria është apo jo në dijeni të situatës, rrezikshmëria është po njëlloj e rrezikshme, madje kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë. Rreziku më i madh që mund të shkaktohet si pasojë e një groposje të pakontrolluar e këtyre mbetjeve në vendin tonë është kontaminimi i ujit të pijshëm thekson Guri. “Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë, Arben Fetai. Gjatë takimit të punës zëvendëskryeministri Fetai përgëzoi rektorin Zeqiri për arritjet që ka realizuar UNT, duke i ofruar mbështetje institucionale për konsolidimin e mëtejmë të UNT-së. Rektori Zeqiri shprehu falënderim për vizitën e Fetait dhe i uroi atij pozitën shumë të rëndësishme në ekzekutiv, ndërsa njoftoi atë me programet studimore që ofron Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.‘Në takim u fokusuam në informatat rreth Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rreth kushteve, mënyrë së funksionimit, sigurimit të cilësisë,…

Lexo më Shumë

Gazetari sportiv Ervin Baku është kërcënuar me jetë pas daljes së tij në një lidhje të drejtpërdrejtë, ku ishte i veshur me një bluze që përmbante simbolet e Serbisë. Lajmin e konfirmon vetë Baku teksa shprehet se ka bërë një kallëzim penal për të gjitha kërcënimet që i cenojnë jetën, të bëra në adresën e tij. Denoncimi është depozituar ditën e sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, tek Drejtoria e Krimit Kibernetik. Ndërkohë, një ditë më parë, Baku doli me një reagim për publikun, duke u shprehur se ajo bluze i është dhuruar atij nga trajneri i volejbollit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se nesër, përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, do të parashtrojë padi penale ndaj Petar Bogoevskit për veprën penale “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”“Padia do te dorëzohet në prokurorinë publike në orën 12.00 në Shkup.Para dorëzimit të padisë do të ketë prononcim për media. Ju ftojmë ta ndiqni aktin”, thuhet në njoftimin e ASH-së, raporton SHENJA.Kujtojmë se Bogoevski në një shkrim të tij në facebook, i ka quajtur politikanët shqiptarë “Kope e pa dëfryer”, duke përdorur temra ofendues jo vetëm për ata…

Lexo më Shumë

Uniformat blu kanë publikuar pamjet nga skena e vrasjes së 72 vjeçarit në Memaliaj, Faik Ajdini dhe momentin e arrestimit së autorit të këtij krimi, Blerti Kanushi. [embedded content] Ditën e sotme, Drejtori i Policisë Vendore së Gjirokastrës, Ardian Çipa, mbajti një komunikim zyrtar për mediat, ku sqaroi dinamikën e ngjarjes në Memaliaj. Ai tha se krimi ka ndodhur me datë 19 gusht, rreth orës 07:00, në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Ditën e nesërme, rreth orës 06:40, uniformat blu të zonës janë lajmëruar për gjetjen e një trupi të pajetë në një përrua. Pas hetimeve, në pranga kanë rënë Skënder Ajdini…

Lexo më Shumë

Dy të dyshuarit për vrasjen tek Q.T “Mavrovasja” në Shkup janë persona të dënuar me burg të cilët janë arratisur nga burgu.Ministria e Punëve të Brendshme informacionin e ka konfirmuar për portalin “360 shkallë”.I dyshuari i parë për vrasjen e Vasil E., 30vjeçari E.K, të cilit, Gjykata Penale i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve, ka qenë i burgosur në burgun e Idrizovës. Ai prej atje është arratisur më 15 prill të këtij viti. Në kohën e arratisjes së tij drejtor i burgut ka qenë Zoran Jovanoski, i cili ende është në këtë pozitë.I dyshuari i dytë, personi A.K., i…

Lexo më Shumë

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të jetë në bashkëpunim me platformën TikTok, për të ndalur kështu çdo përmbajtje që përmban gjuhë urrejtje, nxit dhunën të çfarëdolloj forme dhe shkel të drejtat e komuniteteve e të fëmijëve. Lajmi është bvërë i ditur nga vetë kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet e saj sociale. Ajo ka sqaruar se është hapur një llogari në TikTok, në emër të autoritetit,  në të cilën do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s si të dëmshme. Këto më pas do të ndiqen zyrtarisht nga TikTok për masa të mëtejshme.…

Lexo më Shumë

“Janë të zhgënjyer nga ajo sepse këtë vit shkollor do ta fillojnë pa rritje të pagave dhe këtë qartë ma përcollën. Krahas mësimdhënësve, zhgënjim të madh ka edhe te punëtorët tjerë të cilët vitin shkollor do ta fillojnë me shpenzime të larta jetësore dhe paralajmërime se nuk do t’u rriten pagat”. Kështu tha mes tjerash, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe pasi njoftoi se është takuar me mësimdhënësit në Manastir. Filipçe u ndal edhe te siç thotë, ndërprerja e trendit të rritjes së pagave, përfshirë edhe atë minimale. “LSDM trendin e rritjes së pagës minimale me sukses e zbatoi për 7…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Brenda datës 25 gusht 2024, universitetet do të publikojnë listat e renditjes së maturantëve që kanë aplikuar në programet e studimit për vitin e ri akademik 2024-2025. Në udhëzimin e përbashkët të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Rrjetit Akademik Shqiptar, bëhet me dije se maturantët do të mund të shikojnë ku janë renditur, duke përdorur si element identifikimi vetëm ID-në e tyre të maturës, në mënyrë që të respektohen përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu IALtë do të ngarkojnë një kopje elektronike të këtyre listave në portalin “U-Albania” REGJISTRIMI DHE ANKIMIMI “Në datat 30…

Lexo më Shumë

Në një periudhë të fundit, autoritetet shëndetësore në vend kanë raportuar një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), nga 12 deri më 18 gusht, janë regjistruar 271 raste të reja, një rritje prej 60,4% krahasuar me javën e kaluar. Kjo ka nxitur një apel nga autoritetet për të rritur masat preventive dhe për të ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.Zëdhënësi i Komisionit, Zlate Mehmedovic, ka theksuar se, megjithëse ka një rritje të rasteve, situata nuk është alarmante dhe nuk ka vend për panik.…

Lexo më Shumë