Author: almakos

Një 47 vjeçar në Durrës është arrestuar ditën e sotme, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë. Shtetasi D.R., 47 vjeç, lindur në Mirditë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e Kosovës, pasi akuzohet për veprën penale “Trafikim personash”. I pandehuri është pronar i një lokal nate në Prishtinë. Ai u arrestua në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Interpol Tirana po punon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për ta ekstraduar 47 vjeçarin. Njoftimi i policisë: Durrës/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga…

Lexo më Shumë

BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, vlerëson koalicioni VLEN. Sipas partive shqiptare në pushtet, “Myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit. “Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit këtu në kryeqytet, duke vënë në pranga tutoren kineze. Për ngjarjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj, po me shtetësi kineze, si dhe janë proceduar penalisht 7 shtetase për ushtrimin e prostitucionit. Në pranga ka rënë shtetasja kineze Y.Y., 52 vjeçe, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtorja e saj, N.D., 38 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Dy gratë, në bashkëpunim me njëra tjetrën rekrutonin shtetase kineze dhe filipinase, i akomodonin në një ambient të marrë me qira dhe më pas i shfrytëzonin për prostitucion duke përdorur faqen “Escort…

Lexo më Shumë

Efektivi Erion Goxhara, i cili plagosi me armën e shërbimit 45 vjeçarin, Lorenc Kosta për motive xhelozie, u vetëdorëzua pranë autoritete tre ditë pasi ishte shpallur në kërkim. Është bërë e mundur zbardhja e dëshmisë së tij, i cili ka shprehur se nuk ka dashur të vrasë Lorenc Kosta, por e ka parë atë rastësisht në rrugë, në zonën e “Komunës së Parisit”. Punonjësi i policisë ka thënë se ishte me vajzën e tij në një lokal të kësaj zone dhe pasi ka larguar vajzën, është rikthyer sërish në “Komunën e Parisit”. Në këtë moment ai ka qëlluar 45 vjeçarin…

Lexo më Shumë

Dibër Prerja e paligjshme e pyjeve : 2 të proceduar, sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore të sekuestruara. Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhura qymyr, procedohen penalisht 2 autorët. Procedohet penalisht dhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në vendin e quajtur “Krej-Lurë”, kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si…

Lexo më Shumë

“Nga ato informacione që i kemi në dispozicion është se për katër muaj atje nuk është ndarë pagë. Me ribalancimin e Buxhetit janë siguruar mjete për ndarjen e pagës. Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë, mjetet nga llogaria e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë transferuar në llogarinë e Pyjeve Nacionale dhe gjatë ditës së sotme bashkë me mjetet e prodhimit të kompanisë, siç më njoftoi drejtori i ri, prof. Zdravko Trajanov, kam marrë informacion se do të jepen të gjitha pagat e papaguara në tërësi, por dhe një pjesë të kërkesave ndaj komintentëve”, u përgjigj Kryeministri…

Lexo më Shumë

Pas më shumë se 48 orësh në arrati, efektivi i policisë, Erjon Goxhara, i cili plagosi me 6 plumba inxhinierin e ERE, Lorenc Kostën te zona e ‘Komunës së Parisit’ në kryeqytet, është vetëdorëzuar në polici. Efektivi, tashmë i shkarkuar nga detyra, kishte edhe armën e shërbimit me të cilën kreu veprën penale. 46- vjeçari qëlloi në pjesën e poshtme të trupit inxhinierin e ERE, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e efektivit. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën ‘Tish Daija’, sot rreth orës…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.3 lekë dhe do të shitet me 100 lekë. Nëj dollar do të blihet me 89.2 lekë dhe do të shitet me 90.4 lekë. Një frangë zviceriane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë. Një paud do të blihet me 116.2 lekë dhe do të shitet me 117.4 lekë.

Lexo më Shumë

Asgjë nuk kam gabuar për të dhënë dorëheqje. Nga ata që nuk votojnë në Këshill duhet të kërkoni dorëheqje. Qytetarët më votuan mua për ta udhëhequr Shkupin dhe i votuan edhe 45 këshilltarët të cilët për 500 euro duhet të paraqiten njëherë dhe të votojnë. Nëse duhet t’u kërkoj ta bëjnë këtë, ua kam kërkuar, jo një herë, por disa herë. Luten çdo muaj, por nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ajo sonte e ftuar në televizionin Sitel ka përmendur se kanë një program për mjedisin jetësor, një program për…

Lexo më Shumë

Mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë , shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe ato të FNSH-së i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane. Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore. Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Mqedonisë (LSM), Sllobodan Trebdafillov është optimist dhe pret të ketë takim me kryeministrin Hristian Mickoski për rritjen e rrogës minimale. Siç thotë, LSM tashmë ka dërguar kërkesë për takim dhe pret që dialogun social ta zhvillojë në tryezë, nëse kjo nuk ndodhë, çdoherë kanë në dispozicion edhe masa të tjera. “Qeveria premtoi se në 100 ditët e para do të ulet të bisedojë me LSM-në për rritje të rrogës minimale në ë paku 450 euro. Unë jam optimist se takimi do të ndodhë për shkak se e di fuqinë e punëtorëve. Ne punëtorët duhet…

Lexo më Shumë

Policia Detare ka shpëtuar dy turistë në plazhin e Drimadhës, të cilëve u ishte rrezikuar jeta për shkak të dallgëve ndërsa ndodheshin në gomone. Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues. Njoftimi i policisë: Njësia Policore Detare në Dhërmi i vjen në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me një mjet lundrues gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve. Gjatë patrullimit me mjete lundruese në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me…

Lexo më Shumë