Njoftimi: Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1596, datë 16.08.2024, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i K.Penal në lidhje me një ngarkesë të nisur nga Porti i Durrësit. Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën…
Author: almakos
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me eksportin e mbetjeve toksike të nisura nga porti i Durrësit në drejtim të Tajlandës. Sipas tij , rikthimi i këtyre mbetjeve në portin e Durrësit përbën një rrezik të madh për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. “Depozitimi pa destinacion i një sasie kaq të madhe të mbetjeve të rrezikshme në territorin shqiptar, do të ishte një kërcënim i pamasë ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë”- shkruan ai. Teksa shton gjithashtu se me nisjen e sesionit të ri parlamentar PD do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit…
Nuk kemi ndër mend të merremi me “skenarë të errët”, por dëshirojmë progres, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në pyetjen e gazetarëve për akuzat nga ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi se BDI është përgjuar me urdhër të pushtetit. Mickoski deklaroi se është joserioze të komentojë deklarata të individëve, ish-politikanëve dhe kërkoi që përgjigjet të kërkohen nga institucionet. “Ka kohë që ka kaluar anarkia këtu tek ne në Maqedoni me formimin e Qeverisë së re. Politikanët të cilët i keqpërdornin institucionet, shkuan në histori, në anën e errrët të historisë. Kjo Qeveri, e kryesuar nga VMRO-DPMNE, ka për detyrë reformën, ta…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar ngjarjet e rënda kriminale në vend ditët e fundit, ku kanë humbur jetën rreth 7 persona. Meta ka ironizuar ngjarjet e fundit duke sjellë në vëmendje një deklaratë të ish-ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi, i cili gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë, është shprehur se “Pa krim s’ka zhvillim”. “Pa krim s’ka zhvillim, është thënë hapur nga ministri i Edi Ramës në kohën e tij, Bledi Çuçi. Është e gjithë filozofi e Edi Ramës”, u shpreh Meta. Sa i përket lajmeve për trafikun e mbetjeve toksike…
VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështesë interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, konfirmoi sot nga Negotina lideri i partisë Hristian Mickoski. Duke u përgjigjur në pyetjet pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për interpelancën e spikerit Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar i Kuvendit, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”, tha Mickoski. Sipas tij, koalicioni LSDM-BDI – E majta, ka motivet e tij pse parashtrojnë një lloj të tillë të…
Pastori Akil Pano ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku efektivi Erion Goxhara ka plagosur drejtorin e ERE-s, 45 vjeçarin Lorenc Kosta, për arsye xhelozie, pas pretendimit se gruaja e policit kishte lidhje jashtëmartësore me të lënduarin. Pano ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku i lutet oficerit t’i përgjigjet thirrjes së Policisë së Shtetit për t’u vetëdorëzuar. Ai shkruan se i drejtohet efektivit si baba djalit të tij, duke shtuar se e imagjinon dhimbjen e tij nga tradhtia bashkëshortore. Po kështu, pastori ofron ndihmën e tij ndaj Erion Goxharës në këtë kohë të vështirë, duke i…
Marrëdhëniet tradicionalisht të fuqishme dhe miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë u konfirmuan sot në takimin mes ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe ambasadorit të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoj. Në takim, siç informon MÇE, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i projekteve bilaterale që zhvillohet përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). TIKA, siç theksohet ka një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin social-ekonomik në vendin tonë përmes projekteve të shumta të realizuara, të rëndësishme për arsye të fleksibilitetit dhe orientimit të tyre drejt rezultateve në…
I kërkuari i drejtësisë shqiptare, Firdeus Berberi do të ekstradohet ditën e sotme nga autoritetet greke. Ai u arrestua në maj të vitit 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën automjet me Laert Haxhiun. Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”. NJOFTIM Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeuss Berberi Në kuadër të masave të marra për zbatimin e operacionit “Para drejtësisë” dhe aktivitetit intensiv të…
Nga sigurimet vullnetare, më i shituri mbetet sigurimi i pronës me investime prej 3 milionë eurosh në një muaj, para sigurimit kasko me 2 milionë euro dhe sigurimit shëndetësor me 1.7 milionë euro. Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të sigurimeve jo-jetë, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, dhe kjo është rezultat i regjistrimit të më shumë se 85,000 automjeteve në vetëm një muaj. Investimet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive në sigurimet jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21 milionë euro). Ky përfaqëson një rekord, pra nivelin…
Qëllohet me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër. Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri. Nuk raportohen efektivë ta plagosur. Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës. VIJON…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga…
Nëntë ilaçe, duke përfshirë ata për presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën, bëhen pjesë e listës pozitive. Siç informon sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. “Bëhet fjalë për 87 barna në forma, forca dhe paketa të ndryshme që kanë regjistrim aktiv në vendin tonë, nëntë xhenerikë të përfaqësuar nga 87 barna. Këtu përfshihen barnat për tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës, antiagregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën”, theksoi Taravari. Taravari theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë…

