Author: almakos

Uniformat blu janë ende në kërkim të efektivit Erjon Goxhara, personi i cili plagosi 45 vjeçarin Lorenc Kosta në zonën e “Komunës së Parisit” dy ditë më parë. Pas ngjarjes, Goxhara ka shkuar tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe ka marrë djalin e tij. Më pas kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar deri në zonën e Freskut. Kur efektivi ka parë policinë, ka zbritur nga taksia dhe është larguar me vrap i vetëm, duke lënë kështu pas djalin. Blutë kanë vijuar fillimisht kërkimet në zonën e Dajtit, e më pas në zona dhe banesa e të afërmeve të efektivit. Kërkimet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur një person që kishte rënë në një pusetë të hapur më 9 gusht. Ai ishte duke u trajtuar që nga data 9 gusht. “ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE- Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se rritja e pagave për punonjësit e administratës publike i është kthyer mbrapsht buxhetit të shtetit. Kjo në formën e të ardhurave që vjel nga tatimi mbi pagat, por edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Sipas Ministrisë së Financave, nga kontributet e sigurimeve shoqërore në 7 mujor janë arkëtuar 92 miliardë lekë, e përkthyer në rreth 9.6 miliardë lekë ose rreth 11.6% më shumë se 7-mujori 2023. Nga ana tjetër, nëse do të shikojmë rritjen progresive të të ardhurave nga kontributet përgjatë këtij vitit, vihet re se, nëse kapërcimi nga një muaj…

Lexo më Shumë

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në pranga ka rënë Erlind Cekaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Bregas, Fier. Cekaj në bashkëpunim me një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, që është e lidhur me kompaninë Milton Group, ka qenë pjesë e një rrjeti mashtrimi online dhe vepronin në mbarë botën, e drejtuar kryesisht nga call center në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Po ky rrjet kriminal, në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis, kanë mashtruar qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian,…

Lexo më Shumë

Njoftimi i policise Vijojnë intensivisht hetimet për të zbardhur vrasjen e shtetasit F. A, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore e nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat e implikuar në këtë rast. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor dhe të drejtuara nga Prokuroria e Gjirokastrës me prokurorin e çështjes Bledar Bala, vihen në pranga 2 shtetas, babë e bir. Njëri nga të arrestuarit, bashkëpunëtor për kryerjen e vrasjes, ndërsa djali i tij ka përkrahur autorin e krimit. Ndërkaq, vijon intensivisht puna për vënien në pranga të autorit…

Lexo më Shumë

Struktura Posaçme Anti Korrupsion ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO për gjykim 23 persona, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar 32 mijë rrënjë kanabis në fshatin Vallas të Shkodrës. Janë dërgjuar për gjykim 23 të pandehurit: Arian Popa,  Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani,  Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha  Blerina Meta. NJOFTIM I SPAK-ut Prokuroria e  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë të thata. Intensiteti në komunikacion dhe drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në VK Tabanoc për hyrje dhe dalje vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa të gjata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…

Lexo më Shumë

Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë. Vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në vitin 2024 për herë të parë 65 vjeçarët do t`i kapërcenin në numër 15 vjeçarët. Megjithë shtimin e madh të emigracionit në dy dekadat e fundit, kontinentit evropian i nevojiten ende punëtorë, me taksat e të cilëve do të paguhen shpenzimet e larta të pensioneve publike. Ekonomistët llogarisin…

Lexo më Shumë

Është bërë i mundur ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë të një shtetasi të dënuar për “trafikim të miturve”, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili është arrestuar në Greqi ditën e djeshme (20 gusht). Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi një fëmijë të mitur dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në shtetin fqinj nën ushtrimin e dhunës. Për këtë, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Kujtim Demirin me 15 vite heqje lirie, vendim ky i marrë më 1 shkurt 2010. Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë. Një dollar do të blihet me 89.3 lekë dhe do të shitet me 90.5 lekë. Franga zviceriane është në rritje, teksa do të blihet me 103.8 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërkohë paundi pëson ulje, pasi do të blihet me 116 lekë dhe do të shitet me 117.2 lekë.

Lexo më Shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës kundër ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke theksuar se ligji dhe vota janë ato që dënojnë të korruptuarit e pushtetit. Bajrami rikujtoi mbështetjen që partia në pushtet i kishte dhënë Krasniqit, duke përmendur se ky mbrojtje po vazhdon edhe për Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn. “A ju kujtohet kur Kryeministri dhe të tjerë nga LVV garantonin për Nagip Krasniqin, ndërsa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3.7 milionë euro? Ai kishte vendosur të tregtonte energji me një kompani të palicensuar, në kundërshtim me ligjin,…

Lexo më Shumë