I dyshuari për ndihmë në kryerjen e vrasjes së ndodhur dje në afërsi të QT Mavrovasja, është paraqitur vetë në polici. Ministria e Brendshme konfirmon për Kurir se personi është paraqitur vetë në komisariatin e Kisella Vodës pasditen e sotme. Gjykata Penale i ka caktuar sot 30 ditë paraburgim të dyshuarit kryesor të arrestuar. Personi i dytë që u ndalua është lënë i lirë. Lidhur me të, Ministria e Brendshme bëri të ditur sot se deri në këtë moment nuk është konstatuar asnjë lidhje me ngjarjen dhe ai është lënë i lirë. MARKETING
Author: almakos
Ka nisur hetim ndaj drejtorit të kompanisë që po kryen ndërtime në kantierin e Portit të Vlorës, pasi ndotën ujërat e detit. Policia ka bërë apel për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik. Njoftimi i policisë: Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës. Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e…
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga. Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit. Ende nuk dihet gjendja e tij ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot pasdite ka njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e djeshme në parkingun te QT Mavrovasja i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve. “Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masës së arrestit kundër E.K. nga Shkupi, i dyshuar për dy vepra penale Vrasje dhe Vrasje në tentativë, si dhe një vepër penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje me armë zjarri, lidhur me vrasjen e djeshme në parkingun në QT Mavrovasja, pas marrjes në pyetje të të dyshuarit në prani të avokatit të tij, ka marrë vendim me të cilin…
Vetëm pak orë pasi Sashko Lafçiski u bë zyrtarisht Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut tre ditë më parë, Aleanca për Shqiptarët e vuri në dyshim zgjedhjen e tij duke thënë se ai mori në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme postin që i takonte një shqiptari. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka hapur rast për emërimin e shefit të ri të Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, tha për “360 gradë” kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska.“Ne kemi një çështje të hapur dhe i është caktuar një anëtari. Ka ardhur një…
Efektivi Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri 45- vjeçarin Lorenc Kosta në zonën e “Komunës së Parisit” është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se pas vetëdorëzimit efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë kushte të rënduara psikologjike. Gjithashtu është shprehur se është penduar për krimin e kryer. Erjon Goxhara e ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij, por ende nuk janë…
Nga 12 deri 18 më gusht në vend janë regjistruar 271 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 33,3 për qind. “Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në komunat e 17 qyteteve. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë nga Shkupi – 152, Kavadari – 25, Tetova – 23, dhe nga Ohri – 22, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar”,…
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Kunata po dyshohet se e privoi nga jeta kunatin. E dyshuara 56-vjeçare është dorëzuar menjëherë në polici. Për rastin detaje kanë dhënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Nga prokuroria për Insajderin kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jenë problemet familjare. 56 vjeçarja dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë. “Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë iu njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ne…
Ditën e sotme (21 gusht) është ekstraduar në Shqipëri i shumëkërkuari i autoriteteve italiane, Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më 11 prill të këtij viti, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Mësohet se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi eksportet me mbetje të rrezikshme nga porti i Durrësit. Sipas një njoftimi zyrtar bëhët me dije se Prokuroria ka nisur hetim për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuara”. Po ashtu bëhet me dije se po kryhen veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Njoftimi: Prokuroria e Durrësit nis hetimet për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi…
Janë shtuar edhe nëntë barna të reja gjenerike në treg në listën pozitive. Ministri i Shëndetësisë, Arben Travari, sot ka informuar se bëhet fjalë për nëntë gjenerikë të përfaqësuar nga 87 barna, ku në këto barna përfshihen presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, depresionin dhe demencën. Taravari theksoi se në këtë proces janë punësuar ekspertë të cilët kanë punuar për disa ndryshime ligjore, hartimin e një rregulloreje të re me praktika evropiane dhe një metodologji të re për vendosjen e barnave në listën pozitive. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Bëhet fjalë për 87 barna në forma, fuqi dhe…

