Ambientalisti, Sazan Guri i ftuar në një lidhje live në rubrikën “Opinion” në News24, është shprehur se situata me mbetjeve toksike, që u nisën drejt Tajlandës, por që po kthehen sërish në Durrës, është shumë shqetësuese.
Sipas tij fakti që qeveria është apo jo në dijeni të situatës, rrezikshmëria është po njëlloj e rrezikshme, madje kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë.
Rreziku më i madh që mund të shkaktohet si pasojë e një groposje të pakontrolluar e këtyre mbetjeve në vendin tonë është kontaminimi i ujit të pijshëm thekson Guri.
“Mbetjet toksike në Shqipëri, si qytetar jam i shqetësuar.
Njoh efektin e këtyre mbetjeve. Më shqetëson fakti që qeveria mund të jetë pjesë në këtë që e bën një krim të organizuar.
Në rast se qeveria nuk di gjë që anija dhe institucionet nuk dinë gjë, është po njëlloj e rrezikshme.
Kjo e çon pasigurinë në shkallën më të lartë. Mund të kontaminohet edhe uji i pijshëm”, tha ai.