Ismail Zeneli, anëtar i grupit kriminal nga i cili akuzohet dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja drejt Shqipërisë.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion.
Zeneli është person i përfshirë në dosjen “Metamorfoza 2” të SPAK-ut, së bashku me Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajetin, Artan Sulejmani, Bajram Grabova, Adrian Cenaj, Besmir Muratin, Albert Prengën dhe Jonida Babameto.
Ky grup ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku secili mbante role specifike, përfshirë porositjen, transportin dhe shpërndarjen e tyre.
Anëtarët shfrytëzonin lidhjet e tyre ndërkombëtare, sidomos ato të Amerikës Latine dhe Evropiane për të siguruar furnizimin dhe transportimin e narkotikëve.
Gjithashtu të pandehurit e “Metamorfoza 2” janë të përfshirë në skemën e pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti i tyre kriminal.
Nga sekuestrimet e lëndëve narkotike, episodet e mëposhtme i atribuohen Ismail Zenelait:
-446 kg kokainë në Holandë më 5 janar 2021
-69 kg kokainë në Brazil më 18 shkurt 2021
Gjithashtu Zeneli së bashku me Bujar Ajetin kanë ndërmarrë veprime konkrete për gjurmimin e dy personave, të Edmond Nelës dhe Albert Nelës, të cilët ishin si objektiv për t’i vrarë.
Ismail Zeneli akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
NJOFTIM
Në datë 22.08.2024, u krye ekstradimi nga Spanja drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Ismail ZENELI, alias (Luan SADRIA) i biri i Rexhep dhe i Naze, i datëlindjes 15.11.1974, lindur në Kukës dhe banues në Valencia/Spanjë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendim penal Nr. 124, datë 17.11.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg, për veprat penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në formën e veçante të bashkëpunim, atë të Grupit të Strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga Organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.”, parashikuar nga nenet 80, 283/a 28/4,333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
SPAK ka regjistruar procedimin penal nr.78 viti 2023 dhe ne kuadër te këtij procedimi, ne bashkëpunim me Eurojust, Europol, dhe agjencitë ligj zbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane kane zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptare te përfshire ne aktivitet kriminal ne Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe ne disa vende evropiane. Gjithashtu hetimet janë kryer dhe ne lidhje me disa ngjarje kriminale te mëparshme te ndodhura ne Shqipëri. Ne kuadër te këtij procedimi është i dyshuar shtetasi Ismail ZENELI datëlindja 15.11.1974 i cili ka koordinuar me bashkëpunëtoret e tij, ka dhënë informacione mbi vendndodhjen me qellim vrasjen e shtetasve Albert Nela dhe Edmond Nela. Gjithashtu ky shtetas koordinon me bashkëpunëtoret e tij për trafikimin e lendeve narkotike nga vendet e Amerikës se Jugut për ne portet kryesore evropiane, veçanërisht ne Valencia/Spanje. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin me nr. 124 date 17.11.2023 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest ne burg” për ketë shtetas për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, “Trafikimi i lendeve narkotike” e kryer ne formën e veçante te bashkëpunimit, atë te “Grupit te strukturuar kriminal” ,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 80, 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 te Kodit penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë Interpolit, me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.



