Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua kanë humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, të cilët kanë shtuar se VLEN “të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇKsë, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.”
“Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen.
Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit.
I gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dijnë të vërtetën, prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Limani demanton Kasamin: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve
- 39-vjeçari humb jetën pasi u hodh me kokë në ujë vetëm 50 cm të thellë
- Lutfi Dervishi: Bilanci njëvjeçar i Diellës
- QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll
- 19 vite mister! Beti u nis nga Tetova me 5 çanta dhe 140 mijë euro – telefonata e fundit ishte nga Shkupi!
- Shkurte Fejza u bën thirrje shqiptarëve: Më 12 shtator, të gjithë ejani në marshin për çlirimtarët
- Fërçkoski: “Përkulemi para serbëve dhe rusëve, ndërsa refuzuam dorën e Konstantinopojës!”
- VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune



