Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot, duke thënë se nepotizmi dhe konflikti i interesit gjithnjë e më shumë po bëhen sinonim i koalicionit VLEN dhe funksionarëve të saj.
“Vëllau i Fatmir Limanit, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Dashmir Limani, vazhdon të jetë drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë. Kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.
Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Prokurorinë Publike që të shqyrtojnë dhe të zgjidhin këtë situatë, pasi ministri Limani gati tre muaj nga marja e detyrës nuk ka vepruar dhe dy vëllezërit vazhdojnë të mbajnë dy pozicionet.
Përveç shkeljes flagrate të ligjit, kjo dëshmon edhe dyftyrësinë e partive shqiptare që pa legjitimitet kanë hyrë në Qeveri dhe zotimet e tyre të rrejshme për qeverisje të drejtë dhe transparente, si dhe konfirmon paralajmërimet tona, se hyrja e tyre në Qeveri ka për qëllim vetëm interesat e ngushta partiake, familjare dhe individuale”, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Zijadin Selës.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Turqia dhe 7 vende dënojnë thirrjet e ministrave izraelitë për të zhvendosur palestinezët nga Gaza
- Santiana publikon pamje më shoqëri të një mashkulli, kaq simpatik qenka
- “Mos i hëngshi e mos i pafshi hajrit!”/ Ornela Çuçi: Historia e Palasës dhe dilema e madhe e pronës në Shqipëri. U zutë për tokën? Shteti ua zgjidh me shpronësim!
- Gjatë gushtit në Shkup janë kapur dhe trajtuar 101 qen endacak
- LSDM: Qeveria e Mickoskit e ka rritur borxhin e shtetit, qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe paga të ulëta
- Limani demanton Kasamin: Jam anëtar i ASH-së parti autonome, larg spekulimeve
- 39-vjeçari humb jetën pasi u hodh me kokë në ujë vetëm 50 cm të thellë
- Lutfi Dervishi: Bilanci njëvjeçar i Diellës



