Trupi Koordinues politik i koalicionit VLEN u mblodh sot në një takim pune ku u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin.
Pas diskutimeve të thelluara, Trupi Koordinues i VLEN-it, thuhet në komunikatë, arriti në këto dy konkluzione të rëndësishme:
“1. Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike.ж
2. Trupi Koordinues i VLEN-it pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik.
Koalicioni VLEN do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Konflikti te hotel “Regina Palm” në Vlorë/ Detyrim paraqitje për Luan Muçën, në qeli pronari i “SWAT Security” – lirohet njeriu i Vasil Bedinajt që shtiu me armë
- (VIDEO) Limani dhe Shabani në VLEN, bisedime apo spekulime, Kasami pohon, ata mohojnë
- Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”
- (VIDEO) LSDM: 4 miliardë euro borxh i ri, qytetarët me xhepa bosh
- (VIDEO) Arrestohet shoferi i Qeverisë, u kap me 500 euro të shënuara
- LSH reagon pas deklaratave të Kasamit: Nuk bëhemi pjesë e tregtisë me të drejtat e shqiptarëve
- Shtabi i shpëtimit në Gyirong të Xizang-ut paraqet prioritetet kryesore të operacioneve
- Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku



