Kevin Cungu, 22 vjeç, u arrestua ditën e sotme nga uniformat blu të Tiranës pasi akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me një 15 vjeçare në banesën e tij.
I riu nuk është një emër i padëgjuar më parë për policinë, pasi është një person me precedent të mëparshëm penal të rëndë.
22 vjeçari është autori i plagosjes së shtetasit Rexhep Xhekja.
Ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2020.
Arrestimi i tij për këtë ngjarje u bë në vitin 2021, nën akuzat “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Së fundmi Cungu kishte kaluar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Përsa i përket rastit të rëndë me të miturën, raportohet se ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën dhe e bindi këtë të fundit ta vizitonte në banesë.
Në këtë moment 15 vjeçarja nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet të ketë dhunuar fillimisht të miturën e më pas ta ketë përdhunuar.



