Një vajzë 4 vjeçare është rrëzuar nga kati i tretë i shkallëve elektrike të një qendre tregtare në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, rreth orës 11:15.
Rrëzimi dyshohet të jetë bërë në mënyrë aksidentale.
Sakaq, e mitura është dërguar menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIM
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



