Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Itali, ku një 71 vjeçar me origjinë shqiptare, ka goditur me thikë disa herë nusen e djalit të tij, duke i shkaktuar kështu asaj dëmtime të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Autori i kësaj ngjarje identifikohet si Luan Xaxhi.
Fillimisht Xaxhi dhe vajza 28 vjeçe janë përfshirë në një debat të ashpër së bashku, e më pas 71 vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë e ka sulmuar të renë.
Fatmirësisht pavarësisht lëndimeve, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares. Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.