Për ish-kryetarin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahu, dhe prokurorin e lartë Jovan Cvetanovski do të iniciohet procedura disiplinore për shkak të punës jo profesionale dhe të pakujdesshme, e cila u konfirmua nga revizioni që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kreu ndaj Prokurorisë së Lartë. PROKURORIA “Prokurori i Përgjithshëm pasi e shqyrtoi raportin përfundimtar nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit vendosi t’i dërgojë Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve publikë një propozim për fillimin e procedurës disiplinore kundër një prokurori publik të Prokurorisë së Lartë Publike të…
Author: almakos
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës e kanë fituar të drejtën që të rikthehen në punë pas grevës së tyre, sipas një vendimi të sapopublikuar nga Inspektorati i Punës. Ky zhvillim pozitiv vjen pas një përpjekjeje të gjatë nga ana e punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës. Azemi deklaroi se Inspektorati i Punës ka pranuar ankesën e parashtruar nga sindikata e punëtorëve dhe ka konfirmuar se kërkesa e tyre për rikthimin në punë është ligjërisht e justifikuar.…
Koalicioni VLEN hedh poshtë interpelancën e, siç thuhet në komunikatë, Blerim Qoseto Bexhetit, Musa Xhaferit, Sadulla Durakut, Artan Grubit dhe përfaqësuesve të BDI-së dhe Frontit Evropian si qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së tyre.“Kjo është një lëvizje klasike e parashikueshme e BDI-së pas dështimit të grupeve të afërta të Artan Grubit për të dëmtuar festën e organizuar të 28 nëntorit. Ata krijuan probleme dhe tani po ia kalojnë fajin dikujt tjetër.BDI ka organizuar problemet dhe incidentet. Ata krijojnë probleme, i ekspozojnë qytetarët në rrezik, i lënë në mëshirën e tyre, ikin prej tyre dhe në fund përpiqen…
Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin e saj për të hequr masën e sigurisë ndaj gjashtë pedagogëve të Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan në lidhje me veprën penale të korrupsionit. Mësohet sipas heqjes së masës së sigurisë, të gjashtë pedagogët do të kthehen në detyrë. Pedagogët Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme. Edlira Gugu, pedagoge në…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe delegacioni parlamentar i përbërë nga Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, realizuan takim me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlean, me ftesë të të cilit vizita zyrtare në Stokholm po zhvillohet më 2 dhe 3 dhjetor 2024. Kryetari dhe deputetët u pritën para Parlamentit Suedez nga kryeparlamentari Norlean me nderimet më të larta shtetërore dhe garda, pasuar nga prezantimi i shkurtër I historikut dhe punës së Riksdagut dhe takimi me kryetarin e Parlamentit dhe anëtarët eKomisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të…
Fero ka vazhduar me postime të tensionuara ndaj ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli. Në një nga postimet e tij në InstaStory, ai shkruan: “Kur ju thoja po ju kursej, më nënvlerësonit. Gjithsesi, ky është fillimi i jo kursimit. “Pas kësaj, ai shkruan “Gabimi më i madh i jetës tënde!” në një postim tjetër, duke bërë një koment ironik. Më pas, ai ka postuar një video ku thotë se gjithçka që ka thënë deri tani ka për qëllim vajzën e tij dhe se dëshiron vetëm të takohet me të. Pavarësisht kësaj, Fero e ka fjalën edhe për Arbenitën, të cilës refuzon…
Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e ‘Benet Holdin’ shpk, si dhe administratoren Genta Përleka, nën akuzat për kryerjen e veprave ‘Fshehje të të ardhurave’ dhe ‘Mospagim të taksave e tatimeve’. Sipas Prokurorisë, nga hetimet rezultoi se shoqëria Benet Holding shpk, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi si dhe duke dorëzuar dokumente apo deklarata të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, kanë mundur të shmangin detyrimet në organin tatimor në vlerën…
Deputetët e grupit parlamentar të Frontit Europian kanë dorëzuar interpelancë për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zv.ministrin e MPB-së Astrit Iseni dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive Ivan Stoilkoviç. Koordinatori i Grupit Parlamentar i Frontit Europian Blerim Bexheti, tha se të gjithë këto janë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike.“Zv.Kryeministri Mexhiti si zv kryeministër shqiptar në këtë qeveri është përgjegjës për keqmenaxhimin e situatave që ndodhin në vend përfshirë marrëdhëniet ndëretnike, në vend që të vepronte si garant I paqes dhe integrimit ndëretnik ai ka dështuar ti mbrojë interesat e komunitetit shqipëtar. Ministri Toshkovski dhe…
EUROPOL njofton se ekziston tashmë një aplikacion që përdoret nga kriminelët për të komunikuar, i quajtur “Matrix”, i cili supozohet se është më kompleks se sa Sky ECC dhe EncroChat. Nga hetimi 3 mujor, u përgjuan më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë që u deshifruan. Mesazhet e deshifruara tashmë shërbejnë si provë për disa krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave. Operacioni, që kulmoi më 3 dhjetor, përfshiu arrestime dhe kontrolle në Francë, Spanjë dhe Lituani, si dhe çaktivizimin e serverëve kryesorë në Francë dhe Gjermani. MATRIX, një shërbim…
Reperi Fero dhe modelja Arbenita duket se nuk po gjejnë qetësi. Fero përpos problemeve që thotë se i ka s ai përket kujdestarisë së vajzës, ai tanimë nxori në publik edhe diçka tjetër. Sipas Feros, Arbenita ka nisur takime me një person jashtë Kosovës, nacionalitet jo shqiptar e në Dubai. Ai ka publikuar edhe një fotografi ku thotë se modelja po shihet bashkë me të dhe vajzën. “Ndërkohë në Dubai. Me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time), shkroi Fero. Siç duket ai tashmë ka mësuar dicka të re sa i përket jetës së modeles atje. E reagimi…
Një 55 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Tiranë, pasi përdori foton e një të mituri në internet për të mbledhur para, me pretendimin se këto lekë do shërbenin për kurimin e fëmijës, por në fakt e gjitha ishte një skemë mashtrimi. Në pranga ka rënë shtetasi A.K., 55 vjeç, ndërsa procedohen në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë, S.K., 42 vjeç dhe B.I., 47 vjeç. 55 vjeçari, hapi një profil fals në Instagram dhe përdori foto të marra nga interneti të një fëmijë të mitur të sëmurë. Ai kërkonte lekë nga përdoruesit e Instagramit, me pretendimin se…
Më shumë se një vit pas daljes nga lista gri, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin e Bazelit publikuar këtë të martë. Një vit më parë vendi ynë renditej në vendin e 93 teksa këtë vit i 128-i. (Kujtojmë që renditja fillon nga vlera më e lartë e pikëve për vendet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave). Ky përmirësim shihet edhe në pikëzimin e grumbulluar nga Shqipëria në vitin 2024 është në fakt më i ulët se viti 2023. Konkretisht Shqipëria grumbulloi një pikëzim 4.35 pikë. Vendi me rrezikun më të lartë të pastrimit të…

