Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar punësim dhe pensione prej 500 euro për personat me nevoja të veçanta. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, Haradinaj ka theksuar se këta individë përfaqësojnë histori frymëzuese, të cilat na mësojnë për rëndësinë e vendosmërisë dhe durimit. Këto vlera janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme dhe të barabartë, duke na ndihmuar të njohim vështirësitë që ato përballin çdo ditë. “Guximi dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të Personave me Nevoja të Veçanta përbëjnë një dëshmi të pathyeshme të forcës…
Author: almakos
Tensionet kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas ndarjes së detyrave nga kapitenët e javës, Sara dhe Driloni. Vendimi i Sarës për të caktuar Xuxin dhe Kevin si përgjegjës për pastrimin e tualeteve ka ngjallur një debat të ashpër mes saj dhe Xuxit. Sara kishte vënë në dukje se Xuxi është “i dhënë pas pastrimit të tualeteve”, një koment që ai e interpretoi si ironik dhe nënçmues. Xuxi u kundërpërgjigj me një ironi të hapur, duke u vetëquajtur “pastruesi më i mirë i tualeteve në shtëpi”. Ky koment u pasua nga një diskutim me tone të…
Brisida Shehaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve kritikoi buxhetin 2025, që u miratua në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. E ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Shehaj u shpreh se nëse vjen një qeveri e përgjegjshme dhe bllokohet paraja e pistë, lekët nuk dalin as për pensione dhe as për të paguar borxhin. “Po dhe ky borxhi ka ca probleme se matet me këtë kursin e euros që mbahet enkas kështu tani, se të na ndodhi ne që të vijë një qeveri e përgjegjshme dhe të bllokohet paraja e pistë, automatikisht do ketë…
Në seancën e sotme parlamentare u miratua buxheti 2025 me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Profesori Afrim Osmani u shpreh se rrëzimi i amendamenteve të opozitë është një arrogancë nga ana e mazhorancës. Sipas tij, u tregua një arrogancë nga ata që Osmani tha se jo vetëm nuk kanë mundur të nderojnë një buxhet të mirë, por as të ndërtojnë një program. “Arrogancë e pozitës në mënyrë deklarative. E vetmja gjë që i la një kohë të madhe kur gjithësecili të fliste. Ndoshta nuk ka qenë kjo lloj hapësirë. Arroganca në gjykimin tim e atyre që jo vetëm…
Drenusha Latifi ka treguar një histori të së kaluarës në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ka folur për vajzën e dajës së Dianës, përfshirë këtu edhe ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Banorja e BBVK thotë se vajza në fjalë ka folur me ish-partnerin e saj vetëm një herë, e që më pas ka pasur disa situata. Në bisedën me Gresa Gashin dhe Xheneta Fetahun, këngëtarja i ka sqaruar të gjitha. Më poshtë ua sjellim bisedën e plotë të tyre: “Se në Suedi jeton ajo, ka dalë një herë me të çikën e dajës saj, ajo ka qenë e ndarë…
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka reaguar pas emërimit të Aleksandra Kuzmanoviq si kreun e Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Serbi. Emërimi i Kuzmanoviqit është parë si një zhvillim shqetësues nga komuniteti shqiptar, i cili ka shprehur frikën se ky vendim thellon marginalizimin e profesionistëve shqiptarë në institucionet vendimmarrëse. Në një kohë kur shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në Luginën e Preshevës, përfaqësimi i tyre në sistemin gjyqësor mbetet jashtë proporcioneve. “Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serb. Kjo është alarmante, duke marrë parasysh se shqiptarët përbëjnë 30% të…
Sali Berisha sot (3 dhjetor) u rikthye në parlament pas një mungese gati 1-vjeçare, për shkak se ndodhej në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Por me një vendim të Lulzim Bashës në 2021 kur ishte kryetar i PD, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi u shpall non grata nga SHBA. Por duket se Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD. Nga një kërkim në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të PD. Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha është pjesë…
Giorgia Meloni nuk bën asnjë hap prapë, por thotë se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë. E ftuar në Quarta Repubblica, kryeministrja e Italisë tha se ka zgjidhje dhe po punon për këtë. “Qendrat në Shqipëri do të punojë. Nuk bëj premtime që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, thotë Giorgia Meloni, e cila i përgjigjet gazetarit duke i thënë të mos shqetësohet se ka zgjidhje. “Po punoj”, tha kryeministrja për Quarta Repubblica në Rete4. Sipas Melonit, projekti është inovativ dhe “nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”.…
Sot jemi këtu për të përcjellë të njëjtin mesazh që kemi dërguar deri tani, që është se Qeveria e Maqedonisë mbetet e fokusuar në reforma, mbetet e përkushtuar në sigurimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve maqedonas dhe natyrisht, qëllimi ynë kryesor mbetet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë sonë në Bashkimin Evropian. Sot pata mundësinë të realizoj dy takime bilaterale. Njëri ishte me zonjën Marta Kos, komisionerja e re për zgjerim, dhe tjetri me zotin Antonio Koshta, presidenti i ri i Këshillit Evropian. Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të…
Drenusha Latifi është njëra nga banoret më të përfolur në këtë edicion të ‘Big Brother VIP Kosova’. Para këtij relaity show Drenusha dhe Diana ishin mike mjaftë te ngushta, por mesa duket nuk do të vazhdoj tutje ky raport. Pas disa fjalëve që Diana u shpreh në ‘prime’ nuk u pajtua me mendimet e Drenushes. Andaj kjo e fundit mbrëmë është shprehur në akuza tejet të rënda për të duke ia thënë Arionit. “Mu nuk me intereson për Diana Tahirin se çka thotë ajo prej studios atje, me bo me fol unë çka kom me fol ti e shtinë kryt…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit. Një i ri duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një kalimtare pranë vijave të bardha. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se e moshuara rreth moshës 75-vjeçare ka thyer këmbët dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë që policia e Durrësit njoftoi se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me miratimin e buxhetit 2025, i cili mori 75 votat e mazhorancës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se ky buxhet është për mirëqenien personale të Edi Ramës dhe njerëzve rreth tij dhe jo për qytetarët. Vota kundër propozimeve të opozitës, tha Bardhi, nuk është votë kundër PD, por kundër pensionistëve, fermerëve, bizneseve dhe të gjithë qytetarëve. “Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij…

