Author: almakos

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj. Së fundmi Alba, ka publikuar një video ku shfaqet rrugëve të qytetit e veshur me vello të shkurt dhe me shumë stil, raporton ORAinfo. Alba po shkëlqen në këtë pamje e rregulluar si nuse. Të pranishmit janë ‘shkrirë’ kur e kanë parë në këtë veshje bukorushen nga Shkodra. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkiasë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në zonës pas pallateve të Balshajve, duke theksuar se ashtu si shumë zona të tjera në periferi, edhe kjo lagje është pjesë e buqetës së 100 lagjeve ku po punohet me të njëjtën cilesi si në qendër. “Këtu jemi në një zonë periferike, e cila nuk ka qenë as e Kamzës as e Tiranës për shumë vjet, por me ndarjen e re administrative i ka kaluar kryeqytetit. E gjithë puna që po bëjmë në zonat periferike, si tek “Treshi”, edhe këtu në lagjen e “Balshajve”, edhe tek “Fresku”, te “Thesari” ku…

Lexo më Shumë

Prezantuesja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka filluar me një projekt të ri. Në këtë projekt, ajo ka mbledhur yjet më të mëdhenj të shoubizit vendor dhe jo vetëm. Njëra nga këngëtaret që do të rrëfehet për herë të parë është edhe Xhensila Myrtezaj, e cila flet për ndarjen nga Bes Kallaku. Mes lotësh, në një pjesë të shkurtër, thekson: “Asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë”. Se çfarë do të zbulojë më shumë, pritet të shihet në edicionin e plotë, i cili transmetohet në YouTube. Si Xhensila ashtu edhe Besi shpesh kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot vlerësoi se interpelanca e paraqitur për punën e tij nga BDI-ja opozitare është “përpjekje e ulët për të manipuluar opinionin”, duke theksuar se Kuvendi do të veprojë ashtu siç vlerëson. Në pyetjen e gazetarëve, Toshkovski tha se tezat të cilat janë parashtruar në periudhën e kaluar nga ana e opozitës, e veçanërisht nga BDI, janë në vetvete kontradiktore. “Qytetari dhe populli i Maqedonisë së Veriut e di shumë mirë se çfarë qëndron pas kësaj interpelance nga aspekti i kërkesës së tyre. Paçin fat. Kuvendi do të veprojë në drejtim të asaj që…

Lexo më Shumë

Skandalet që kanë përfshirë Qendrën Klinike të Tetovës po shokojnë opinionin publik çdo ditë e më shumë. Lajmet e fundit, që zbulojnë se drejtori ka nënshkruar kontratë prej 300 mijë eurosh me babain e nuses së djalit të tij, ështl një dëshmi e qartë e një degradimi moral të paprecedent. Si është e mundur që njerëz të tillë, me mendje kriminale dhe pa pikë mëshire, të pasurojnë familjet e tyre ndërkohë që pacientët dhe fëmijët humbin jetën për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së barnave dhe shërbimeve bazike? A mund të imagjinojë dikush më shumë papërgjegjësi dhe më shumë moskokëçarje…

Lexo më Shumë

Anisa dhe Driloni kanë diskutuar me njëri-tjetrin për ngjarjet në shtëpi teksa në temat e tyre u fol edhe për Sarën. Driloni u shpreh se brenda shtëpisë është gjithçka lojë dhe se duhet në vazhdimësi banorët duhet të mendojnë se çfarë duan të bëjnë jashtë. “Unë kurrë nuk kam pas trip diçka wow, qetash pak ma shumë por është diçka që kurrë nuk ka ekzistu. Por, tash që foli pak unë edhe për Xhenetën e Drenushën kam fol. Biseda në fillim ka nis që ajo (Sara) më ka mbrojt prej nominimit tani kemi fol pak por nuk ka pas kushedi…

Lexo më Shumë

Me vendim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë prokurorët publikë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot janë duke kryer kontroll në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “Paraprakisht, sipas kompetencave të Prokurorisë Publike të Republikës, është kryer kontroll në të gjitha prokuroritë më të larta publike në  shtet. Kontrolli kryhet në pajtim me nenin 21 të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Rregulloren për mbikëqyrjen e punës dhe veprimeve të prokurorive publike të miratuar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë. Nga atje theksojnë…

Lexo më Shumë

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar datën për marrjen e vendimit ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit. Bëhet me dije se seanca gjyqësore do të mbahet më datë 19 dhjetor 2024. Më herët seancat gjyqësore në Apelin e Posaçëm kanë dështuar. Së fundmi shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Njëri prej avokatëve njoftoi se ndodhej jashtë shtetit por nuk u mor parasysh ndaj u gjobit me 5000 lekë ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor kishte paraqitur shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar realizuan aktivitete për largimin e 40 metra kub mbetje nga deponitë ilegale të vendosura në komunat Gazi Babë, Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit. Është pastruar edhe deponia e madhe ilegale në rrugën Çairska në lagjen Gazi Baba, në afërsi të SHFK ,,Tefejuz”, ku janë ngritur dhe transportuar rreth 15 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme. NP Higjiena Komunale – Shkup ka intervenuar sërish në bulevardin Nikolla Karev (rruga e plastikave), ku nga sipërfaqet publike janë larguar 10 metra kub mbetje komunale të përziera,…

Lexo më Shumë

Lela ka rrëfyer momentin e saj më të sikletshëm jashtë Big Brother VIP Kosova 3. Ajo tha se në një moment dobësie për të, kishte filluar rrugëtimin e saj me psikologen, e që për të ishte një moment i sikletshëm, e sidomos kërkimi i ndihmës nga nëna e saj, teksa as vetë ajo nuk e dinte se çfarë kishte. “Para një viti e gjysmë e kam nis një rrugëtim me një psikologe, ka qenë periudha e jetës tem më e sikletshme dhe më e keqe që kam mutj me e kalu. Ka qenë një moment shumë i keq para se…

Lexo më Shumë

Një sëmundje e frikshme në Kongo jugperëndimore ka alarmuar autoritetet shëndetësore, pasi është konfirmuar se ka shkaktuar dhjetëra vdekje në dy javët e fundit. Autoritetet lokale raportuan se midis 10 dhe 25 nëntorit, zona shëndetësore Panzi në provincën Këango është goditur nga një valë vdekjesh, me simtomat që ngjajnë me gripin, përfshirë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi. Këto simptoma kanë çuar në panik mes popullatës, duke vendosur shëndetin publik në rrezik. Deri tani, zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, ka njoftuar se midis 67 dhe 143 persona kanë humbur jetën për shkak të këtij misteri shëndetësor. Informacionet e deritanishme sugjerojnë…

Lexo më Shumë

DVP Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraç”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 140 kg cannabis sativa në trajtë boçesh, që u gjetën në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale (pronari i banesës dhe tre familjarë të tij). Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca…

Lexo më Shumë