Author: almakos

VLEN në një kumtesë për media thekson se LSDM e ka pranuar atë që qytetarët e kanë kuptuar prej kohësh, që BDI është barrë e rëndë për çdo partneritet dhe një makineri që prodhon vetëm kriza dhe korrupsion. Nga VLEN theksojnë se “pas viteve të servilizmit dhe përpjekjeve për të mbrojtur këtë parti të kalbur, LSDM tani po bën një hap të vonuar drejt distancimit nga BDI, duke kërkuar falje publike për dështimet e saj”.“BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Kjo parti, që për 22 vite ka shkelur…

Lexo më Shumë

Përkundër moshës, nëna e Kevinit po arrin të jetë në top formë. Melita ka mahnitur ndjekësit me format trupore para pasqyrës. Në veshje sportive theksoi asetet trupore ku po duket si “bombë” e vërtetë. Kujtojmë që Melita po e përkrahë lojën e të birit i cili aktualisht po qëndron në shtëpi pa të dashurën, Anën e cila u eliminua javë më parë.

Lexo më Shumë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi, u komentua pafund për lojën dhe veprimet e saj gjatë kohës që ishte brenda, dhe jo vetëm. Ajo u kritikua tejet fort edhe për vizitën e sërishme në BBVK, pasi kaloi një natë me Kevinin. E me këtë rast, Ana ka vendosur të bëjë një reagim të gjatë, duke sqaruar gjithçka në detaje. Bukuroshja theksoi se nuk e ka ndërmend të ndalet, më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq. Sipas saj, vrasja e 50-vjeçarit Dedja është një krim i kryer me paramendim nga autori i dyshuar Julian Gjoshi. Lala tregoi se Gjoshi kishte organizuar takimin me Dedjan, duke e telefonuar atë për të ardhur në lokalin ku ai ndodhej. Sipas saj, viktima dhe autori ishin të njohur nga e kaluara, pasi kishin punuar pranë një lokali ngjitur me “Golden Resort”, një biznes i lidhur me Altin Hajrin, një personazh i shumëkërkuar për rrëmbimin e Jan Prengës. Sipas Lalës, Gjoshi, i pajisur me armë zjarri,…

Lexo më Shumë

Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili u arrestua disa ditë më parë në Milano, si anëtar i bandës së Suel Çelës, është një nga figurat kyçe të grupit kriminal, emri i të cilit është zbuluar nga përgjimet e aplikacionit Sky Ecc. Lidhur me këtë person, gazetarja Klodiana Lala tha sot në emisionin “Open” në News 24 se sipas dosjes dyshohej se Shega do të trafikonte 930 kg kokainë, e cila më pas do të shpërndahej në Europë, por edhe në Shqipëri. Por kjo dërgesë nuk u realizua kurrë, pasi u bllokua nga autoritetet.…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me aplikacionet që përdorin grupet kriminale për veprimtaritë e tyre. Lala tha se përveç se aplikacioneve Sky Ecc, Enchro Chat dhe Matrix, ekzistojnë edhe 2 aplikacione të reja, ku personazhet e botës së krimit diskutojnë veprimtaritë e tyre kriminale. Gazetarja tha se këto aplikacione nuk janë deshifruar ende. Gazetarja tha se këto të fundit janë aplikacione që po përdoren aktualisht dhe se janë të kushtueshme. Më tej Klodiana Lala bëri me dije se në këto lloj aplikacionesh është shumë i vështirë identifikimi i përdoruesve. Gazetarja tha se  sfida…

Lexo më Shumë

Gjesti ka shpërthyer në lot pasi ‘Vëllai i Madh’ i ka mundësuar që të realizoj një këngë bashkë me videoklip në Big Brother VIP Kosova. Ai e ka falënderuar përzemërsisht ‘Vëllain e Madh’ për mundësinë e dhënë. ‘Vëllai i Madh’ këtë nuk do të ta harrojë kurrë. Kushedi çka me bë për mu, këtë nuk do të ta harrojë kurrë”, u shpreh Gjesti teksa qante. “Xhelozoj” është kënga që Gjesti e ka shkruar në shtëpinë më të famshme në vend e të njëjtën edhe do ta realizoj.

Lexo më Shumë

Ka shumë dieta në dispozicion, por jo të gjitha janë efektive! Madje, disa mund të jenë më të dëmshme për shëndetin tonë sesa stili aktual i jetesës që po e bëjmë. Prandaj, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm dhe të informuar për zgjedhjet që bëjmë. Për ta gjetur një metodë efektive dhe të shëndetshme që shfaq efekte brenda një muaji, atëherë ju rekomandojmë ta lexoni këtë artikull. Ndiqni me kujdes për të identifikuar dietat që jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por gjithashtu do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ekspertët i kanë zbuluar disa dieta…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), kryetari Mlladen Çadikovski dhe drejtori ekzekutiv Dragan Sekullovski, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Rikardo Gutierez, gjatë ditëve të fundit realizuan një seri takimesh me drejtuesit e institucioneve kyçe në Maqedoni. Siç bëri të ditur SHGM, takime pune u mbajtën me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov dhe ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas. Në takimin me kryeministrin dhe përfaqësuesit e kabinetit të tij, Çadikovski dhe Gutierez ngritën çështje të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të punës së profesionistëve të…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se gjatë muajit nëntor, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur 153 aksidente trafiku, një situatë alarmante për sigurinë rrugore. Një prej këtyre aksidenteve ka rezultuar fatal, duke rikujtuar se ndodhit e tilla përbëjnë një rrezik të madh për jetën e qytetarëve. Përveç aksidentit me fatalitet, 60 aksidente të tjera kanë shkaktuar të lënduar, ndërsa 92 kanë rezultuar vetëm me dëme materiale. Sipas njoftimit të policisë, numri i aksidenteve për muajin nëntor të këtij viti ka shënuar një rënie prej -8.4 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar. Ky është një lajm i mirë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka dalë në mbrojtje SBASHK’ut në kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë. Ai ka thënë se mësimdhënësit meritojnë më shumë se “premtime boshe dhe neglizhencë institucionale”. “Mësimdhënësit meritojnë më shumë se premtime boshe dhe neglizhencë institucionale. Qëndrimi stoik i Sindikatës së Arsimit përballë një qeverie që ka zgjedhur të injorojë zërin e tyre, është shembull i qëndresës për drejtësi sociale,” deklaroi Haradinaj. Haradinaj theksoi se refuzimi për të nënshkruar kontratën kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar paga dinjitoze për mësuesit “është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugën”. Ky qëndrim i qeverisë,…

Lexo më Shumë