Prokuroria ka dorëzuar propozim për aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie, të dyshuar për uzurpim të tokës shtetërore për parkim në Çair.Bëhet fjalë për një parkim të paligjshëm pranë lulishtes përballë Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup. Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar masa kujdesi ndaj të dyshuarit, përfshirë ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë.“Rasti lidhet me uzurpimin e 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, të cilat ndodhen pranë tregut të luleve, afër Shtëpisë së Shëndetit – Poliklinika ‘Bit Pazar’ në Shkup. Sipas Planit të Detajuar Urbanistik ‘Sahat Kulla’ të Komunës së Çairit, këto parcela ishin parashikuar për ndërtimin e…
Author: almakos
Në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, një rast alarmant vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës së mërkurës. Drejtori i shkollës në këtë fshat, i cili preferon të mbetet anonim, ka njoftuar autoritetet policore për incidentin e papritur. Ai raporton se një person i panjohur, me fytyrën e mbuluar, ka thyer dritaren e një klase dhe ka depërtuar brenda ambientit shkollor përmes dritares së thyhen. Pas hyrjes, i dyshuari ka shkatërruar derën e sallës së arsimtarëve dhe ka kryer vjedhjen e katër ditarëve, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Veprimet e këtij individi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë…
Qytetarët që kërkojnë të marrin një nga shërbimet që ofron Agjencia e Kadastrës nuk kanë përse të paraqiten fizikisht pranë sporteleve, por mund ta bëjnë ‘online’, e madje me procedurë të përshpejtuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka lançuar metodën e re të aplikimeve, e cila ka nisur të implementohet tashmë që në muajin e kaluar, duke regjistruar më shumë se 30 mijë aplikime ose kërkesa nga lëshimi i kopjes së kartelës së pasurisë, certifikatës së pronësisë, kontratës së dhurimit e deri te regjistrimi i kontratave të reja të pasurive. Së fundmi, qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë një shtysë të…
Ky edicion i ‘Big Brother VIP Kosova’ po karakterizohet me dinamika të një pas njëshme. Mbrëmë mesa duket situata mes Xuxit dhe Drilonit ka eskaluar, pasi këngëtari ka tentuar të puthë në buzë, shkruan “Kosovarja”. Xuxi mes një debate afrohet tek Driloni duke u shprehur “Po du met puth, po kom qef”. Për ndryshe Xuxi është njëri nga banoret më të përfolur aty brenda i cili po shfaqet i ashpër në disa situate.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50m ka në qafën malore të Pletvarit. Dëborë e lehtë po bie në Tetovë, Kodrën e Diellit, në qafën malore Strazhë dhe Mavrovë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka,…
Shyhrete Behlulin e njohim si një nga këngëtaret më të suksesshme në Kosovë në zhanrit popullor. Por shumë pak e kemi pa kohen kur ajo ishte nuse në LLap, shkruan “Kosovarja”. Në këtë foto që ka ripostuar këngëtarja shihet e rregulluar dhe në veshje tradiconale. Bukuria dhe thjeshtësia e veçon çdo herë Shyhretën. shyhrete-behluli-keshtu-ben-sfilat
Përpara Parlamentit po zhvillohen dy protesta të ndryshme, por kërkesat e së cilave janë të njëjta. Tubimet po zhvillohen, një e mbështetur nga “Lëvizja Bashkë” dhe tjetra nga “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë”. Kërkesat e tyre janë të njëjta. Të dyja kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, pensione dinjitoze dhe jo pensione elektorale.
Sot (05.12.2024) në ora 01.10 në Shkup, në rajonin e Bit Pazarit, pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminalistike pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese SPB Shkup kanë privuar nga liria personin F.A.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tri vetura dhe një objekt afarist. F.A. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës. MARKETING
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një djalë, i quajtur Adi, i ka propozuar live në “Kënga Magjike” vajzës që ai dashuron, Kleas. Surpriza nisi duke marr një grua për të bërë një reklamë para publicitetit, teksa prezantuesja zgjodhi dhe fatlumen e mbrëmjes për t’iu bashkuar. Ato u shoqëruan nga prezantuesja në prapaskenë, teksa Adi, djali nga Pogradeci i cili jeton në Gjermani, u ftua në skenë për të qenë prezent teksa Ardit Gjebreja tregonte historinë e dashurisë së çiftit. Historia: Ata ishin njohur në plazhin e Pogradecit, teksa Klea ishte me një grup vajzash të tjera dhe me vëllain e saj të vogël dhe Adi…
Në Dhomat e Specializuara sot do të mbahet seancë gjyqësore. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të dalin përballë trupit gjykues për seancën e radhës për krime lufte. Kjo është një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e ndjekjes penale për krimet që dyshohen të kenë ndodhur gjatë Luftës së Kosovës. Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00, një orë që pritet të sjellë emocione të forta jo vetëm për të akuzuar, por edhe për familjarët dhe mbështetësit e tyre. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke u bërë…
Nisin ditën e sotme (5 dhjetor), në orën 12:00, intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta. Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra, kryetare Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Sot do të nisin intervistat 26 aplikantët e parë dhe më pas në vijim edhe të tjerët deri më datë 10 dhjetor. Në total garojnë 274 aplikante për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin. Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vlerësimit…

