Hoxhë Ahmed Kalaja komenton vajzën ‘fenomen’ të TikTok, Hatin, e cila njihet gjerësisht nga publiku nga videot që publikon në rrjete sociale për jetën e saj të luksit dhe besimin fetar që ajo i përket, Islamin. Lidhur me vajzën ‘fenomen’ Kalaja tha në podkastin e Ilnisa Agollit se islami është i gjerë dhe i pranon të gjithë brenda gjirit të vetë. Kalaja tha se islami është për të gjithë dhe se Hati ka gjetur mënyrën e saj caktuar të besimit. Për hoxhën nuk përbën aspak problem mënyra se si Hati shfaqet në TikTok, për deri sa ajo nuk ka dalë…
Author: almakos
Eduart Kuqi doli pak ditë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Duke iu referuar eksperiencës së tij në reality show, Eduarti shpjegoi se kishte kërkuar të largohej për shkak të punëve që kishte lënë pas dhe që e prisnin për t’u përfunduar jashtë kësaj sfide televizive. Gjatë një interviste në Klan Kosova, ai ndau mendimet e tij mbi kohën e kaluar në shtëpi, duke përshkruar atmosferën dhe ndodhitë më të rëndësishme që ndodhi brenda katër mureve. Edi theksoi se përvoja e tij ishte intensive, e mbushur me emocione dhe sfida të papritura. “I kam shpreh pëlqim Dianes, i…
Në mbledhjen e sotme qeveria ka marrë vendimin që të trajtojë me ndihma financiare punonjësit e Gardës së Republikës. Sipas vendimit, ndihma konsiston në rastet e fatkeqësive familjare, si vdekja e prindit, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës. “Ndihma financiare për fatkeqësitë në familje jepet në masën e 2 (dy) pagave mujore neto të muajit të fundit”, thuhet në vendimin e qeverisë. Vendimi i plote PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË TRAJTIMIT FINANCIAR PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË RASTET E FATKEQËSIVE NË FAMILJE, SHPËRBLIMIN PËR REZULTATET E ARRITURA DHE DËMTIMIN E RËNDË TË PRONËS PRIVATE PËR SHKAK TË DETYRËS…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar mazhorancën për mungesën e vullnetit në luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve që dëmtojnë transparencën. Në fjalën e saj, në një konferencë të organizuar nga USAID dhe CSDG mbi bilbilfryrësit dhe denoncimin e korrupsionit, Tabaku evidentoi se veprimet e mazhorancës jo vetëm që minojnë demokracinë parlamentare, por gjithashtu penalizojnë ata që denoncojnë korrupsionin. Ajo theksoi se ligji për konfliktin e interesit, një nismë kyçe për rritjen e llogaridhënies, është bllokuar prej kohësh në Komisionin e Ligjeve dhe nuk është përfshirë në kalendarin parlamentar për debat. “Kuvendi është kthyer në burim…
Detaje të reja zbardhen lidhur me rastin në lagjen nr 10 në Korçë, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Makina ku u gjet i pajetë 45-vjeçari 45 vjeçari nga fshati Sovjan i Maliqit, i cili u gjet i pajetë brenda makinës së tij mbrëmjen e sotme në Korçë kishte humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm kur ishte larguar për në punë në qytetin e Korçës. Pas disa thirrjeve telefonike të humbura bashkëshortja e 45 vjeçarit ka bërë kallëzimin në komisariatin e Maliqit duke shpjeguar se bashkëshorti i saj vuante nga trompoza.Pas kallëzimit policia…
Xhuli Nura tashmë gëzon një histori dashurie të re, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja e njohur Xhuli Nura është në qendër të spekulimeve lidhur me lidhjen e saj të re me të dashurin Gerti Beqiraj. Pas disa muajve të lumtur që ata kaluan së bashku, fansat janë të shqetësuar për statusin e saj aktual romantik, veçanërisht pas disa pyetjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Xhuli është e njohur për ndarjen e imazheve më të bukura nga jeta e saj përditshmërie. Ajo shpesh poston fotografi me Gertin, duke e njohur kështu përkushtimin e saj ndaj lidhjes. Megjithatë,…
Kuvendi ka miratuar një fond prej 500 mijë eurosh për të mbështetur financiarisht komisionin anti-korrupsioni të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, kërkoi mbështetje nga Byroja e Kuvendit për të caktuar pagesë për ekspertët që do të punojnë pranë këtij komisioni. Sipas ndarjes që ka bërë Fatmir Xhafaj, ekspertët do të kenë 3 nivele pagesash. Niveli i parë i ekspertëve të nivelit të lartë, ka 30 emra. Ata do të marrin 3 paga bruto të një këshilltari, ose e thënë ndryshe rreth 8 mijë euro. Niveli i dytë, prej 11 emrash, do ta marrin nga 2 paga të një…
Një 45-vjeçar është gjendur i pajetë brenda makinës së tij në rrethana misterioze. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në një rrugë dytësore krahas unazës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar lidhur me rastin. Policia e Korçës bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë Korçë/Informacion paraprak Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, interepelancën nga Fronti Europian e vlerëson si tentativë të ulët për të manipuluar opinionin. Ai tha se tezat që janë hedhur nga BDI në periudhën e kaluar janë në vetëvete kontradiktore. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Mendoj se qytetarët e Maqedonisë e dinë shumë mirë se çfarë qëndron pas kësaj interpelance nga aspekti i kërkesës së tyre. Paçin fat. Kuvendi do të veprojë në drejtim të asaj që mendon. Sinqerisht mendoj se kjo është një përpjekje e ulët për të manipuluar publikun”. Toshkovski, i pyetur lidhur me ngjarjet e 28 nëntorit,…
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e dënimit të tij. Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg, por edhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Kujtojmë që më 15 tetor, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se kompanitë e Maqedonisë të mbështetura nga koorporatat e mëdha të huaja me harmonizimin e taksës globale korporative nuk do ta paguajnë më një pjesë të tatimit jashtë vendit, por do ta paguajnë të gjithë shumën prej 15 %, në vend të 10 % në Maqedoni. Ai tha se bëhet fjalë për kompanitë që kanë të ardhura më të mëdha se 750 milionë euro jashtë vendit, më të mëdha se 10 milionë euro në vend dhe fitim më të madh se 1 milionë euro në vendin tonë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Mund të themi se kompani të…
Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person me biçikletë. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime të lehta, ndërsa aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

