Author: almakos

Rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Shkupit (SPB Shkup), është raportuar se një person ka mbërritur në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Viktima është identifikuar si XH.H, një i ri 28-vjeçar nga Shkupi. Sipas informacionit të shpërndarë nga autoritetet, incidenti ka ndodhur më herët gjatë ditës, në rrugën “Krste Asenov” në zonën e Çairit. Dy persona kanë ndjekur XH.H, ndërsa njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë. Hetimet janë në vazhdim dhe po merren masa për sigurimin e të dhënave…

Lexo më Shumë

Në zonën naftënxjerrëse më të vjetër të Shqipërisë, në Kuçovë, autoritetet mjedisore kanë zhvilluar vetëm një kontroll mjedisor në dy vjet dhe kanë vendosur vetëm një gjobë për kompaninë publike Albpetrol, ndonëse ndotja në mjedis është e dukshme dhe banorët ankohen prej vitesh. Është fillim i ftohtë dhjetori, por aroma e fortë e naftës dhe e gazit të shpon hundët sapo hyn në lagjen ‘’Rreth Tapi” të Kuçovës. Puset e naftës që ndodhen në lagje – në disa raste edhe brenda oborreve të banesave – rrjedhin vazhdimisht gjatë kohës që vendosen në punë. ‘’Po ja shikoje si është bërë rreth…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin shqiptar. Nga Prokuroria thonë se është hapur procedurë ndaj të njëjtit për shkelje të nenit 319 nga Kodi penal. “Më datë 02.12.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Kuvendi ka miratuar buxhetin për vitin 2025, me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës. Pas seancës së sotme ku nuk munguan diskutimet dhe debatet, mazhoranca socialiste rrëzoi të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë, ku u bënë një sërë  propozimesh lidhur me pensionet, shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë. Sipas PS këto amendamente u konsideruan të panevojshme, ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’” Nga ana e tyre, deputetët e opozitës kundërshtuan  buxhetin e 2025, duke thënë se ai nuk reflekton nevojat reale…

Lexo më Shumë

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”, ka bërë një veprim të kundërligjshëm. Teksa po ngiste veturën, ai ka zgjedhur një mënyrë të gabuar për të tejkaluar kolonën. Reperi ka vozitur në korsinë e kundërt të rrugës, duke rrezikuar trafikun dhe jetët e njerëzve. Këtë veprim ai e bën me krenari. ‘’Me mu nuk ekziston trafiku lale’’, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Një grup qytetarësh ka dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet nga një bashkëmoshatar i tij. Martini u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Kjo është protesta e tretë që mbahet për vrasjen e Martinit ku prindër dhe qytetarë kërkojnë më shumë siguri në shkolla. Sot 3 dhjetor qytetarët nisën marshimin e tyre nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit.

Lexo më Shumë

Ish banorja, Ana u rikthye mbrëmë në BBVK, për të kaluar një natë romantike me të dashurin e saj, Kevinin. Mirëpo kjo duket se nuk i ka pëlqyer dikujt. Bëhet fjalë për Ozzyn, një këngëtar i ri, i cili ishte ish i dashuri i banores. Ai reagoj në rrjetin e tij social, TikTok. ‘’Njejt si une kan me t’lon tjert…’’, kishte shkruar ai.

Lexo më Shumë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se rikthimi i Sali Berishës në Kuvend pas gati një viti mungesë për shkak të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është një lajm i mirë për Partinë Demokratike. Tabaku tha për News 24 se beson se me rikthimin e kreut të PD në Kuvend do të rigjallërohen strukturat e partisë dhe do të përforcohet mesazhi i PD. “Berisha u rikthye në Kuvend pas një beteje të gjatë. E shoh si një lajm të mirë të PD. Sepse nisi një lojë që ti e kishe lojtarin kryesor jashtë fushe. Besoj që do të shërbejë për…

Lexo më Shumë

Bashkia e Tiranës ka vendosur të nderojë legjendën e artit shqiptar, Mirush Kabashi, duke i dhënë emrin e tij Teatrit tek Parku i Madh i Liqenit Artificial. Ky vendim vjen si një mënyrë për të përjetësuar kujtimin dhe kontributin e një prej figurave më të shquara të skenës shqiptare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se duke i dhënë emrin “Mirush Kabashi” një hapësire që i dedikohet artit, ne jo vetëm që nderojmë të kaluarën, por gjithashtu investojmë në një të ardhme ku vlerat artistike dhe kulturore do të lulëzojnë në zemër të kryeqytetit. “Propozimi për emërtimin e…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se 88 anëtarë të personelit të saj u vranë në sulmet e vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu. Për këtë çështje është bërë një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. Në deklaratë thuhet se 88 anëtarë të personelit të Mbrojtjes Civile janë vrarë ndërsa 304 janë plagosur deri më tani nga sulmet e Izraelit. Ushtria izraelite ka arrestuar edhe 21 persona nga ekipet e Mbrojtjes Civile dhe se ka sulmuar 17 qendra të Mbrojtjes Civile, 14 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht dhe 3 janë…

Lexo më Shumë

Në Prime-in e mbrëmshëm të “BBVK”, është diskutuar një lloj xhelozie mes Leos dhe Drilonit, ku në mes ishte Lela. Kjo situatë u komentua në shtëpi, në studio, por edhe në rrjet, shkruan “Kosovarja”. Rreth kësaj çështje, ka shkruar në Instagram edhe Anita Haradinaj, e cila ka një mendim interesant rreth çështjes në fjalë. Lexoni mbishkrimin

Lexo më Shumë

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të grabitjes së bankomateve, duke vënë në pranga 7 persona. Ky grup akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni. Sipas mediave spanjolle vlerësohet se shumë e grabitur kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro. Hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Për të realizuar këtë grabitje, autorët kanë përdorur një kamion me vinç, duke e shkulur bankomatin dhe prej aty kanë vjedhur 45 mijë euro. Nga hetimet policia zbuloi…

Lexo më Shumë