Nuk është pritur deri javën e dytë të dhjetorit, siç u tha, që qeveria të hapë “thesin” për pensionistët. Të hënën e kësaj jave ka nisur shpërndarja për të gjithë ata që u paraqitën në postë për të tërhequr masën e pensionit mujor, duke u dhënë edhe shpërblimin e fundvitit të dy ose trefishuar në raport me atë që kanë marrë ndër vite. Ecuria ka qenë mjaft e mirë në ditën e parë të saj, pa radhë e pritje të gjata. Sipas të dhënave të para nga sigurimet, deri pranë mesditës, shpërblimet janë tërhequr nga rreth 20 mijë pensionistë. Nga…
Author: almakos
Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët si dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit pritet të shtyhen përtej viteve që aktualisht parashikon ligji në fuqi. Ministria e Drejtësisë ka rishikuar këto afate në një draftligj duke argumentuar se në kushtet aktual Agjencia e Trajnimit të Pronës e ka të pamundur të respektojë afatin fillestar që për shqyrtimin është fundi i këtij viti ndërsa për pagesat fundi i vitit 2026. Sipas relacionit që shoqëron draftin e nxjerrë për konsultim në nenin 1 të projektligjit përcaktohet ndryshimi i afatit të shtrirjes në kohë të fondit të kompensimit deri në vitin 2028. “Aktualisht,…
Kevini i ka hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh për të kaluar një natë me Anën. Ai u vu përballë kësaj zgjidhjeje nga Vëllai i Madh, e kërkesën e pranoi. Ai do të qëndrojë së bashku me Anën për 12 orë në dhomën e surprizave. Ndryshe, çmimi i madh tani ka rënë në 170 mijë euro, nga 200 mijë sosh sa ishte.
Një debat i ashpër është zhvilluar sonte në Prime, pasi Drenusha kishte thënë se vajzat në shtëpi nuk po mbrohen duke e lidhur situatën me Drilonin, pasi u mbrojtë do të preket nga askush. Drenusha madje iu ka thënë opnionistëve se po mbrojnë maskilizmin. Olta tha se ajo i ka mbrojtur vajzat gjithmonë. Ndërkohë që debati shpërtheu mes Alaudinit dhe Drenushës. Alaudini i ashpër tha se edhe djemtë kanë të drejtë të thonë jo, duke shtuar se nëse Drenusha e ka mizën mas veshi, nuk ka cfarë t’i bëjë.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për “360 gradë” tha se koalicioni me BDI-në në vitet e kaluara e ka dëmtuar rëndë pozitën e LSDM-së. Ai theksoi se vlerat do të jenë baza më e rëndësishme për koalicionet e ardhshme, duke theksuar se gabime të tilla nuk do të përsëriten. “Ne ishim servil ndaj partnerëve tanë të koalicionit dhe ata abuzuan me gjerësinë tonë. Nuk ia vlen të qëndrojmë në Qeveri apo ta mbajmë Qeverinë për një periudhë më të gjatë, duke e dëmtuar rëndë pozitën tonë”, tha Filipçe. Ai e shpjegoi këtë qëndrim si pjesë të mësimeve…
Alby The Goat ka qenë njëra nga personazhet më interesante të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ajo gjatë qëndrimit në shtëpinë me të famshme në Kosovë, kishte deklaruar se kishte vite qe kishte hequr dorë nga filmat për të rritur, përcjell ORAinfo. Madje shpeshherë kishte deklaruar se pas lindjes së vajzës, ajo është bërë një nënë e mirë dhe dëshiron të jetë model për vajzën e saj. Mirëpo Alby i kishte gënjyer të gjithë. Ajo pak muaj para se të hynte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kishte realizuar disa filma me ‘pullë të kuqe’. Faqet për…
Diana kishte lënë në gjysmë rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother, pasi e kishte babain e sëmurë. Sonte ajo është ‘rikthyer’ nga Norvegjia, duke ardhë në studion e BBVK. Ajo tha se me babain është gjithçka në rregull. Komento: Komenti
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Oslian Çela, të cilët diskutuan për rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet. Përmes një postimi në rrjete sociale, faqja e Ambasadës Amerikane në vendin tonë shkruan se VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet…
Burim Vatovci u largua të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP. Ish-konkurrenti ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse qëndroi për më shumë se një muaj. Ai pas daljes rrëfeu edhe gjërat që mendoi se e kanë penalizuar në lojë, duke theksuar se u ndje edhe i bullizuar brenda. I njëjti shihet se është takuar edhe me ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, Atilla Kardesh. Ky i fundit u bë i njohur për publikun pasi mori pjesë në këtë edicion të BBVK, duke u bërë një sensacion. Atilla mori vëmendje tejet…
Në podcastin ‘EduVision” në News24 është diskutuar mbi kërkimin shkencor. Profesor Geron Kamberi, drejtues i zyrës për kërkimin shkencor në Universitetin Luarasi, tha se kërkimi shkencor duhet të ndjekë disa prioritete. Sipas tij, ka shumë rëndësi që të ecet me prioritetet kombëtare, por edhe ato të BE-së. Në këtë kuadër, referuar edhe hapjes së negociatave me BE-në, Kamberi tha se Shqipëria ka një mundësi shumë të mirë që të shohë se ku po ecën kërkimi shkencor, si po ecën, të rriten fondet e investimeve, në mënyrë që ketë një zhvillim të kërkimit shkencor. Kamberi tha se ndërkombëtarëzimi është një tjetër…
Kryeministri Albin Kurti, thotë se tani që ka më shumë sovranitet dhe integritet territorial në veri, po ndodhin aksione terroriste atje. “Pikërisht pse ka shumë më tepër sovranitet, integritet territorial, ligjshmëri, kushtetshmëri në veri, ka më shumë aksione terroriste tash”, u shpreh ai. Shefi i qeverisë tutje në seancën plenare të Kuvendit, tha se dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, dhe se siç shprehet ai atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste. “Dikur kur strukturat paralele të Serbisë, e kanë kontrolluar veriun, atëherë nuk kanë pasur nevojë për sulme terroriste. Dikur i kanë pasur 4…
Nga sot Tirana është zyrtarisht në festë. Kryebashkiaku Erion Veliaj i rrethuar nga fëmijë dhe qytetarë të Tiranës, ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në zemër të Tiranës këtë herë. Në mesazhin e tij, ai ftoi qytetarët të jene me solidare e bashkepunues. “Edhe këtë dhjetor do të doja t’ju ftoja që teksa ndezim këto dritat e pemëve dhe zbukurimeve magjike në Tiranë, që secili ta ndizte një dritë të vogël te zemra e tij, të bëhemi pak më të mirë, pak më solidarë, të kujdesemi për dikë që ka një nevojë të cilën ne mund ta plotësojmë.…

