Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe delegacioni parlamentar i përbërë nga Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, realizuan takim me kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlean, me ftesë të të cilit vizita zyrtare në Stokholm po zhvillohet më 2 dhe 3 dhjetor 2024. Kryetari dhe deputetët u pritën para Parlamentit Suedez nga kryeparlamentari Norlean me nderimet më të larta shtetërore dhe garda, pasuar nga prezantimi i shkurtër I historikut dhe punës së Riksdagut dhe takimi me kryetarin e Parlamentit dhe anëtarët e
Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Riksdagut. Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për nikoqirin e tij, si përfaqësues i lartë i vendit mik që ofron mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Maqedonisë së Veriut përmes projekteve të shumta zhvillimore, duke theksuar veçanërisht mbështetjen për qëllimin strategjik të shtetit – anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai e përshëndeti themelimin e Grupit të Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Kuvendin e Suedisë, si vazhdimësi e bashkëpunimit për zhvillimin demokratik ndërmjet dy parlamenteve, i cili u zhvillua nga viti 2020 deri në vitin 2024 dhe së bashku u vlerësua si shumë i suksesshëm, dhe shprehu besimin se dy grupet e bashkëpunimit do të jenë bazë e mirë për nxitjen e përbashkët proaktive të shkëmbimeve parlamentare dhe gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në të gjitha nivelet.
Kryeparlamentari Norlean theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale tashmë janë forcuar më tej përmes aleancës në NATO dhe shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë në Parlament të marrëveshjes për anëtarësimin e Suedisë në Aleancë. Anëtarët e dy delegacioneve shkëmbyen mendime dhe qëndrime për sfidat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe për ndikimin më të gjerë që ka agresioni rus ndaj Ukrainës në kontinentin evropian.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë për të dyja vendet për të avancuar tregtinë dhe investimet, se mërgimtarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut luajnë rol të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se vizita të tilla janë shumë të dobishme për njohjen e ngjarjeve në të dyja vendet.
Data 23.01.2025
Aktuale
- BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës – kanë humbur busullën
- “Je më i miri, vetëm vazhdo” – Gjestit i vie një tjetër dron
- Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Fan! Çfarë dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e 62 vjeçarit
- Mickoski me urim për fitoren e hendbollistëve
- Gjykata Amerikane pezullon urdhrin e Trump për ndalimin e dhënies së shtetësisë për çdo fëmijë të huaj të lindur në SHBA, Gjykata
- Dimitrievski: Miratimi i Platformës për unitet kombëtar i nevojshëm për shtetin
- Klinika për radiologji dhe onkologji: Jemi në dispozicion për regjistër në formë të domosdoshme për FSSH-në
- VIDEO/ Edukatorja dhunoi djalin e mitur, publikohen pamjet e keqtrajtimit ndaj të miturit në kopsht! Vijojnë kërkimet për 46 vjeçaren