Deputetët e grupit parlamentar të Frontit Europian kanë dorëzuar interpelancë për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zv.ministrin e MPB-së Astrit Iseni dhe ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive Ivan Stoilkoviç. Koordinatori i Grupit Parlamentar i Frontit Europian Blerim Bexheti, tha se të gjithë këto janë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve ndëretnike.
“Zv.Kryeministri Mexhiti si zv kryeministër shqiptar në këtë qeveri është përgjegjës për keqmenaxhimin e situatave që ndodhin në vend përfshirë marrëdhëniet ndëretnike, në vend që të vepronte si garant I paqes dhe integrimit ndëretnik ai ka dështuar ti mbrojë interesat e komunitetit shqipëtar. Ministri Toshkovski dhe zëvendësi i tij Iseni në ditën e festës së flamurit shqiptar si persona përgjegjës kanë bërë që policia ka ndërhyrë në mënyrë të pa precedent dhe në mënyrë të pa justifikuar duke penguar një manifestim paqësor dhe tradicional të shqipëtarëve. Dhe zv kryeministri Ivan Stoilkoviç mos veprimi I tij lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë ku disa automjete dhe një lokal shqiptar u dogjën janë një dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë dhe ministrit Stoilkoviç për të menaxhuar situatat ndëretnike”, ka deklaruar Blerim Bexheti, raporton SHENJA.
Bexheti thotë se kjo ka thelluar tensionet mes bashkësive etnike dhe rrezikon stabilitetin shoqëror të vendit. Ai theksoi se qeveria tenton që fajin për destabilizim të vendit t’ua mvesh shqiptarëve, ndërsa theksoi se çdo përpjekje për të akuzuar shqiptarët per destabilizim është e rezikshme.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut
- Trump nga Pentagoni: Irani nuk do të ketë kurrë, kurrë një armë bërthamore
- Shqipëria në flakë dhe në shtator/ 21 vatra zjarri në mbarë vendin. Zjarre në Dibër, Shkodër e Fier
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski
- Gold Ag publikon foto me Rexhep Selimin, ka një mesazh për të
- “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit




