Author: almakos

Feride Jashari, bijë e njohur e Bekim Jasharit, sot ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj, duke u martuar me Orges Racajn në një ceremoni emocionuese. Ceremonia e martesës u zhvillua në një ambient të ngrohtë dhe intim, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë më të afërt të çiftit, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe plot dashuri. Feride dhe Orgesi ishin në qendër të vëmendjes, duke shkëlqyer me elegancën e tyre dhe duke ndarë momente të paharrueshme nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre. Kjo ngjarje e veçantë shënon një hap të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare në disa zona. Gjatë pasdites priten kushte për jostabilitet afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 39 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të…

Lexo më Shumë

Bekim Jashari ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas martesës së vajzës së tij, Ferides, me Orgesin. Jashari e ka cilësuar këtë si një ditë të paharrueshme për familjen e tij, duke rrëfyer emocionet dhe historinë familjare që lidhet me lindjen dhe rritjen e Ferides pas luftës. Ai ka treguar se Feridja, e cila lindi në qershor të vitit 2000, u pagëzua me emrin e nënës së tij dhe sot është arkitekte. Duke kujtuar sakrificat e familjes Jashari, Bekim Jashari ka thënë se ardhja e Ferides në jetë shënoi fillimin e një kapitulli të ri dhe rikthimin e gëzimit…

Lexo më Shumë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage […] The post Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sonte një takim rreth tre orësh, ku në fokus të diskutimeve ishte çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Pas takimit, Kurti tha se diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, ndërsa bëri të ditur se bisedimet […] The post Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nikolay Mladenov, ka deklaruar se Hamasi dhe fraksionet e tjera të armatosura në Gaza kanë rënë dakord, për herë të parë, të dorëzojnë armët dhe t’ia transferojnë të gjithë autoritetin civil dhe të sigurisë një administrate kalimtare të njohur nga OKB-ja, transmeton Anadolu. Sipas deklaratave të Bordit të Paqes të publikuara në rrjetin social amerikan X, Mladenov i bëri këto deklarata gjatë një informimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi zbatimin e planit të paqes për Gazën, të mbështetur nga SHBA-ja. “Për herë të parë, Hamasi dhe fraksionet e armatosura…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar ditën e saj të 88-të protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime mobilizuese, thirrje për dorëheqje dhe marshim në akset kryesore të kryeqytetit. Pasi përfunduan fjalimet para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës, duke ndaluar posaçërisht përpara Drejtorisë Vendore të Policisë. Çështja e prangosjes së biznesmenit Ergys Agasi u kthye në një nga temat kryesore të tubimit, ku qytetarët përsëritën thirrjet që hetimet e drejtësisë të vijojnë deri në arrestimin e drejtuesve më të lartë të pushtetit. Në përfundim të marshimit, turma u…

Lexo më Shumë

Egli Tako është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja nga Shqipëria, krahas angazhimeve profesionale, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Egli së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet buzë detit. E veshur shkur në bikini, Egli vë në pah asetet e saj bombastike. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e cilësuar atë si një prej figurave të lidhura me krimin e organizuar pranë Edi Ramës. Balliu thekson se arrestimi nisi në Elbasan, ku Agasi kishte mbështetjen e Suel Çelës, dhe përfundoi në Durrës, ku u ndalua në makinë me Uljan Shpatarakun. Sipas tij, Agasi kishte marrë pushtet të deleguar nga Rama dhe përfaqësonte interesat e tij pranë bandave dhe drejtuesve të administratës. Reagimi i plotë: Arrestimi i Ergys Agasit, i njohur si koordinatori i krimit të organizuar pranë Edi Ramës, nisi në Elbasan, ku ai kishte…

Lexo më Shumë

Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Në videon e siguruar shihet momenti kur Agasi vihet në pranga nga forcat e policisë, pas operacionit për kapjen e tij. Agasi ishte pasagjer në makinën e të besuarit të Prodës, Uljan Shpatarakut, që u arrestua pasi akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Shpataraku, sipas gazetares Klodiana Lala, ka qenë person i besuar i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe dyshohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa sende…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke ngritur pikëpyetje mbi rrethanat dhe kohën e ndalimit të tij. Përmes një reagimi, Këlliçi pretendon se Agasi, edhe pse ishte në kërkim prej muajsh, vijonte të lëvizte lirshëm dhe se në momentin e arrestimit ndodhej në makinë së bashku me një ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. “Cilat raporte në kupolën e Organizatës janë prishur, që u arrestua sot Gysi i Ramës?!”, shkruan Këlliçi. Sipas tij, arrestimi i Agasit konfirmon denoncimet e PD-së se ai kishte pasur mbështetje dhe mbrojtje nga struktura shtetërore, pavarësisht se…

Lexo më Shumë

Pas arrestimit në zonën e Plepave në Durrës, Ergys Agasi është transportuar drejt Tiranës, së bashku me Uliam Shpatarakun, ish-punonjësin e Policisë së Shtetit. Dy të arrestuarit janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen detajet e operacionit dhe akuzat konkrete ndaj tyre. Arrestimi i Agasit lidhet me hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndërsa Shpataraku dyshohet se akuzohet për përkrahje të Agasit. Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet. Kush është Ergys Agasi? Ergys Agasi është një emër i njohur në hapësirën publike, i lakuar gjatë…

Lexo më Shumë