Author: almakos

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua për ecurinë e projektit. Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit dinamik dhe deri tani janë realizuar gërmimet në nivelin e bodrumit, ndërtimi i shtyllave dhe aktivitetet për mbrojtjen e konstruksionit, ndërsa po punohet edhe në përpunimin dhe montimin e elementeve të çelikut. “Sot inspektova punimet në punishten e Sallës Universale, objekt me rëndësi të veçantë për qytetin, në prani të drejtuesit të punimeve “Megaron Engineering” Shkup, organit mbikëqyrës “EOS E.E Consulting” – SHPK Shkup dhe kontraktorit “Universal Balkan” SHPK…

Lexo më Shumë

Masa e sigurisë për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepatit në Durrës, do të zhvillohet nesër në GJKKO, në orën 09:30. Lajmi u raportua nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Agasi u arrestua pas një operacioni të SPAK-ut, pas muajsh qëndrimi në kërkim dhe dy javësh vëzhgim nga autoritetet. Ai dyshohet për disa vepra penale, mes tyre grup kriminal, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera, konkurrencë të paligjshme dhe heqje të paligjshme të lirisë. Bashkë me të u arrestua edhe ish-zyrtari i Policisë, Ulian Shpataraku. I shumëkërkuari i SPAK u arrestua 8…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë. Një 24-vjeçar është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme, në Farkë, dyshohet se, gjatë kryerjes së manovrës për lëvizje mbrapa me automjet, aksidentalisht ka përplasur një fëmijë, vajzë rreth 1 vjeçe e gjysmë. Si pasojë 1-vjeçarja ka humbur jetën. The post Tragjike në Farkë/ Përplasi aksidentalisht vajzën e mitur, ndërron jetë 1-vjeçarja. Arrestohet i riu appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve. Sipas burimeve, është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i. Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili. Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti…

Lexo më Shumë

Rreth 7,6 milionë njerëz në Zimbabwe rrezikojnë të përballen me uri akute, që përbën pothuajse gjysmën e popullsisë së vendit, paralajmëroi të enjten OKB-ja, transmeton Anadolu. “Ndërsa vëmendja globale shpesh përqendrohet te konfliktet dhe emergjencat humanitare në vende të tjera, Zimbabwe po përballet me një krizë të rëndë, por të raportuar pak, e cila ka lënë miliona njerëz të përballen me urinë, sëmundjet dhe vështirësitë ekonomike”, thuhet në një raport të organziatës. Raporti shtoi se pasiguria ushqimore prek 28 për qind të popullsisë urbane, ndërsa 2,7 milionë njerëz në zonat rurale përballen me uri të përsëritur. Gati një e katërta…

Lexo më Shumë

Ish-e dashura e Klodit, Alice Maselli, duket se e ka gjetur dashurinë e saj të re. Ajo ka publikuar në Instastory dy fotografi, ku shihet në momente të nxehta me të dashurin e saj. Pamjet janë realizuar në një vend mahnitës, duke nxjerrë në pah një peizazh brilant. Në postim, Alice nuk ka shkruar asgjë, duke lënë që “fotografia të flasë më shumë se 1000 fjalë”.

Lexo më Shumë

Pluhuri dhe rëra e Saharasë do të arrijnë në Maqedoni nga e premtja, 28 gusht, dhe prania e tyre në atmosferë do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës. Në të njëjtën kohë, vala e të nxehtit vazhdon, me temperaturat në Shkup që arrijnë rreth 36 gradë. Pluhuri transportohet nga rrymat e ajrit nga Afrika e Veriut përmes Detit Mesdhe në Ballkan dhe mund të krijojë një atmosferë të mjegullt, të verdhë dhe dukshmëri të reduktuar. Nuk pritet një stuhi klasike rëre ose një re e dendur rëre. Këto janë grimca të vogla që mbeten në shtresat e larta të atmosferës, por…

Lexo më Shumë

U nënshkrua Marrëveshja për projektimin dhe ndërtim të interkonektorit të gazit Maqedoni-Serbi, mes drejtorit të SHA NOMAGAS Nedim Rama dhe kompanisë ndërtuese “Rapid Bild”, Toni Karanfillovski. Pjesa e interkonektorit që do të ndërtohet në vend parashihet të jetë 22.4 kilometra dhe afati i parashikuar për realizimin e plotë të projektit është fundi i vitit 2028. Drejtori i NOMAGS Nedim Rama tha se e kanë përzgjedhur kompaninë vendase “Rapid Bild”, sepse ka pasur ofertën më të favorshme, dhe se ky projekt do te kushtoj 29.4 milion euro. Nedim Rama, drejtor i SHA NOMAGAS “Pjesa jonë e interkonektorit do të jetë me…

Lexo më Shumë

Elijona Binakaj vazhdon të jetë një nga emrat me të komentuara të show bizit shqiptar. E vetëdijshme për këtë, ish-finalistja e BBVK4 po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Elijona këto ditë ka qenë e përfolur rreth ndarjes me Klodin. Dyshja tashmë edhe pushimet po i kalojnë ndaras, raporton ORAinfo. Elijona ka publikuar një video ku shfaqet nga pushimet. Bazuar në këto pamje, Elijona duket se nuk është mërzitur fare pas ndarjes nga Klodi dhe pushimet po i shijon në maksimum pa të. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për pranimin të vendeve kandidate në BE, tani për tani. Deklarata e eurokomisares Marta Kos është dhënë në konotacion të ndryshëm dhe ajo nuk ka të bëjë me Maqedoninë si shtet. Ne kemi politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Punojmë në agjendën e reformave dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi më të mirë në atë plan si edhe deri tani, thotë kryeministri Hristijan Mickoski. “Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për pranimin e vendeve kandidate në BE, tani për tani. Do…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla ishte 3,684 dhe u ul me 3.0%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2026 u ul me 0.6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 dhe arriti në 4,689 persona, nga të cilët 10 ishin vdekje të foshnjave. Shtimi natyror është negativ dhe arrin në -1,005, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me atë numër. Në…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup informon qytetarët se uji nga sistemi i furnizimit me ujë të qytetit është i sigurt për pije, bazuar në rezultatet e kontrolleve të rregullta sanitare. Gjatë ditës së 26 gushtit 2026, Sektori i Kontrollit Sanitar i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” ka marrë gjithsej 44 mostra nga rrjeti i furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit. Prej tyre, katër mostra janë marrë nga seksioni i puseve Nerezi-Lepenc. “Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit…

Lexo më Shumë