Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergey Naryshkin, konfirmoi të enjten se u takua me Drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, i cili vizitoi Moskën në fillim të kësaj jave, transmeton Anadolu. Në komente për gazetarët në kryeqytetin rus, Naryshkin e përshkroi takimin me Ratcliffe si “asgjë të pazakontë”, duke thënë se bisedimet e tyre ishin “pjesë e formatit tonë të punës”. “Gjatë takimit, diskutuam një numër çështjesh që bien në fushëveprimin e shërbimeve të inteligjencës. Dhe fushëveprimi i shërbimeve të inteligjencës është një çështje mjaft delikate dhe specifike”, shtoi shefi i SVR-së. Kremlini konfirmoi të mërkurën se…
Author: almakos
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se Ministria ka hapur thirrje të reja publike për mbështetjen e industrisë përpunuese, për të cilat janë siguruar gjithsej 7 milionë denarë. Gjatë një brifingu me gazetarët, Durmishi bëri të ditur se 5 milionë denarë janë dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve. Mbështetja përfshin projekte në kërkim, zhvillim dhe inovacion, transferim të njohurive dhe teknologjive, transformim të gjelbër e digjital, si dhe ekonomi qarkulluese. Ndërkaq, 2 milionë denarë të tjera janë paraparë për mbështetjen e kompanive në zbatimin dhe certifikimin e standardeve, dokumenteve të standardizimit dhe raporteve, përfshirë…
Klinika e Sëmundjeve Infektive ka regjistruar viktimën e gjashtë të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor. Drejtori i Klinikës, Adil Cana, bëri të ditur se bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar, i cili ishte i shtruar në Klinikë prej 15 ditësh dhe kishte një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë. “Dje pasdite, vdiq një pacient tjetër. Bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital 15 ditë më parë, në një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me një pamje të rëndë klinike. Pavarësisht të gjitha masave intensive të marra në njësinë e kujdesit intensiv, dje pasdite…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot se ka nisur asfaltimi i rrugës “Ferid Murad”, një nga rrugët më të frekuentuara dhe arteriet kryesore të kësaj komune. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka bërë të ditur se asfaltimi po bëhet në pjesën më të madhe të rrugës dhe se me këtë ndërhyrje po përmbyllet rikonstruksioni i tërësishëm i saj. “Mirëmëngjesi nga rruga ‘Ferid Murad’, që sot po merr pamjen e saj të re! Rruga ‘Ferid Murad’, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të…
Një burrë ka prekur miliona njerëz duke treguar mënyrën se si përpiqet ta ndihmojë vëllain e tij kur simptomat e skizofrenisë e bëjnë pothuajse të pamundur komunikimin. Vëllai i A.W. Fernandez përjeton një simptomë të quajtur alogia, ose “varfëri e të folurit”. Në periudha të caktuara ai fillon të flasë gjithnjë e më pak. Pyetjeve […] The post I vëllai pothuajse pushoi së foluri – rituali i thjeshtë që i ndihmon të lidhen sërish appeared first on InfoKosova.
Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë. Ajo kohëve të fundit ka marrë pjesë në shumë mbrëmje muzikore, duke argëtuar të pranishmit më zërin e saj të ëmbël. Krahas muzikës, Soni është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet në top formë. E veshur ngushtë, ajo vë në pah linjat e saj trupore në top formë. Sa me stil qenka veshur në këtë paraqitje këngëtarja e njohur shqiptare. /ORAinfo/
VLEN ka akuzuar BDI-në dhe ish-ministrin e Jashtëm Bujar Osmani për mënyrën e referimit ndaj Kosovës në një dokument zyrtar të vitit 2022. Sipas VLEN-it, bëhet fjalë për aktin e Kuvendit që lidhet me ligjin për garancinë shtetërore për huanë për financimin e projektit TEN-T për autostradën Shkup–Prishtinë. Partia pretendon se në titullin e dokumentit Kosova përmendet vetëm si “Kosovë”, pa formulimin “Republika e Kosovës”. VLEN e cilëson këtë si më shumë se një çështje formale dhe thotë se dokumenti tregon mënyrën se si, sipas tyre, BDI-ja i ka trajtuar raportet me Kosovën gjatë kohës që ishte në pushtet. Në…
Çmimet e naftës vijuan rënien për të katërtën ditë radhazi, ndërsa tregjet po vlerësojnë mundësinë e rritjes së flukseve të energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit, në një kohë kur përshkallëzimi i luftës Rusi-Ukrainë po kërcënon prodhimin dhe eksportet ruse. Nafta Brent ra me 0.46%, duke u tregtuar në rreth 87.46 dollarë për fuçi dhe duke regjistruar një humbje prej më shumë se 7% gjatë javës. Edhe nafta amerikane WTI ra me 0.46%, duke u tregtuar pranë 81.80 dollarëve për fuçi. Çmimet u rritën fillimisht të mërkurën pas raportimeve se presidenti rus Vladimir Putin mund të përshkallëzojë luftën në Ukrainë. Megjithatë,…
Këngëtari Blero ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë tezja e tij, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një personi të dashur, transmeton Klankosova. Në fotografi, Blero ka ndarë një moment kujtimi për të ndjerën, ndërsa krahas saj ka shkruar edhe një mesazh lamtumire. “Do të më mungosh gjithë jetën”, ka shkruar ai.
Një grua që ishte zhdukur gjatë një udhëtimi nëpër Shtetet e Bashkuara dhe kishte lënë pas një seri detajesh misterioze është gjetur gjallë më shumë se një vit më vonë. Ganna Kovrizhynkh, 39 vjeçe, ishte raportuar e zhdukur në korrik të vitit 2025. Ajo po udhëtonte nëpër SHBA kur kontakti me familjen dhe miqtë u […] The post U zhduk gjatë një udhëtimi dhe la pas një mesazh shqetësues – një vit më vonë gjendet gjallë appeared first on InfoKosova.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Gazetarja Xhensiola Kodra raporton se sipas burimeve, ka qenë fillimisht një patrullë policie në Elbasan që ka pikasur mjetin me të cilin lëvizte Agasi dhe Ulian Shpataraku dhe u janë vënë në ndjekje. Më pas është organizuar puna dhe janë shtuar forcat operacionale për ta ndaluar në momentin më të përshtatshëm. Ndjekja ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave. Drejtues i mjetit ishte Shpataraku. Ndërsa sipas burimeve, në makinë gjatë kontrollit iu gjetën…
Deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, 27 gusht, në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas të dhënave të QMK-së, katër zjarre janë ende aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar. Zjarret aktive janë raportuar në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë, në komunat Gostivar dhe Makedonski Brod, si dhe në Komunën e Çashkës dhe në territorin e Komunës së Strugës, në fshatin Frangovë. Në këto zona po digjen kryesisht pyje të ulëta dhe bimësi e ulët. Ndërkohë, zjarret që janë nën kontroll janë regjistruar në Komunën…

