„Er Traktorët“ e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) po intervenojnë në shuarjen e zjarrit në malin Kitkë, ku janë aktive disa vatra. Përveç nga ajri, në shuarjen e këtij zjarri po angazhohen edhe zjarrfikësit e Shkupit, si dhe ekipet e DMSH-së dhe të Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“. Në terren, siç thotë drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, ka edhe automjete „Pinzgauer“, të cilat do të intervenojnë kur zjarri të dalë nga pylli i dendur dhe të arrijë në sipërfaqet me bar. Angellov pret që gjatë ditës së sotme dhe nesër zjarri të vihet pjesërisht nën kontroll. „Po bëjmë gjithçka që…
Author: almakos
Një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se aktivitetet e pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar “nuk kanë asnjë vlerë juridike” dhe përbëjnë “shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare, transmeton Anadolu. “Ritheksoj se vendbanimet nuk kanë asnjë vlerë juridike”, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së Ramiz Alakbarov, zv/koordinator i posaçëm për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme. Alakbarov tha se autoritetet izraelite së fundmi hapën tenderë për më shumë se 1.2 milion njësi në zonën E1 të Kudsit Lindor të pushtuar, duke paralajmëruar se zbatimi i këtij plani do të “shkëpuste efektivisht pjesët veriore dhe jugore të Bregut…
Dita e 88-të e qëndresës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me mesazhe të forta ironike dhe kritike, ku protestuesit kanë sjellë në shesh pankarta me parulla domethënëse ndaj politikave të pushtetit. Në fokusin e reagimit të qytetarëve është vendosur platforma më e re e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, “Pasqyra Albania”, të cilën protestuesit e kanë lidhur drejtpërdrejt me akuzat për skandale dhe korrupsion. Përmes mesazheve të tyre, ata kanë denoncuar përdorimin e teknologjisë nga qeveria si një përpjekje për të mbuluar realitetin e vendit. “JU SHPIKNI KODE E PASQYRA QË TË FSHEHNI ÇDO SKANDAL, POR…
Ergys Agasi është arrestuar nga policia. Sic Raportohet, Agasi ka rënë në pranga në qytetin e Elbasanit. Sakaq, rrethanat e prangosjes së tij mbeten ende të paqarta dhe priten të zbulohen në vijim. The post LAJM I FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Kryetari i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdi, ka kundërshtuar zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Drejtësisë e Jeton Shasivarit, sipas së cilës, pjesa teorike e provimit të Jurisprudencës mund të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike duhet të jepet në gjuhën maqedonase. Sejdi thotë se studentët shqiptarë e kanë refuzuar këtë propozim dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë zhvillimin e plotë të provimit në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike. “Pas gjithë atyre kërkesave, përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë është: teoria në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht.Këtë zgjidhje ne…
Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën e Kakomesë. Sipas dëshmisë së personit të lënduar, disa të rinj, banorë të zonës, kanë ndaluar me automjet pranë tij dhe e kanë pyetur në mënyrë agresive: “Pse filmon?”, pasi ai po regjistronte me telefon zonën e plazhit. Situata ka agravuar më tej, pasi të rinjtë dyshohet se e kanë fyer dhe më pas e kanë goditur me grushte, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e dhunës, personi ka pësuar dëmtime dhe një frakturë, duke u…
Fondi i Pensioneve dhe Sigurimit Invalidor çdo vit transferon rreth 13,7 miliardë denarë, ose mbi 220 milionë euro, në Fondin e Sigurimit Shëndetësor për mbulimin e shpenzimeve të sigurimit shëndetësor të pensionistëve, deklaroi drejtori i Fondit Pensional, Nikolla Memov. Ai propozon që ky shpenzim në të ardhmen të mos financohet nga kontributet e pensioneve të të punësuarve aktualë. Sipas Memovit, aktualisht fondi ndan 11,8% të pensioneve neto për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ndërsa deri më 31 dhjetor 2025 kjo normë ishte 13%. “Në nivel vjetor, kjo shumë arrin në 13,7 miliardë denarë, pra mbi 220 milionë euro”, tha Memov. Ai…
Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) ka kritikuar Administratën Greko-Qipriote për përpjekjet e saj për të parandaluar planin e klubit të futbollit Barcelona për të organizuar një kamp stërvitjesh për lojtarët e rinj në TRNC, transmeton Anadolu. Presidenti i TRNC-së, Tufan Erhurman, tha se ka parë në mediat sociale përpjekje të shumta nga qarqe të caktuara në Administratën Greko-Qipriote për të parandaluar organizimin e kampit, duke theksuar se nuk do të dëshironte që asnjë qiprioti turk ose grek t’i mohoheshin për shkak të çështjes së Qipros, mundësitë që u ofrohen të rinjve në vende të tjera. “Ju mund ta quani…
Bill Gates ka paralajmëruar për ndryshimet e thella që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri, duke e cilësuar periudhën që po afron si një nga më të “turbulltat” në historinë moderne. Në një ese të gjatë dhe në një intervistë për The New York Times, bashkëthemeluesi i Microsoft argumenton se IA nuk është thjesht një tjetër revolucion teknologjik. Sipas tij, shpejtësia me të cilën po zhvillohet, aftësia për të kryer detyra që më parë kërkonin gjykim njerëzor dhe integrimi i saj i shpejtë në jetën e përditshme po krijojnë një situatë të paprecedentë. Gates ka drejtuar kritika edhe ndaj…
Një lajm që dukej si i dorës së dytë nga viti 2025: me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kreu i shtetit Tamás Sulyok emëroi Gellért Jászai-n si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të biznesit. Me këtë, kryetari i kompanisë gjigante të bursës të quajtur 4iG Nyrt. u bë oligarku hungarez me pozicionin më të lartë qeveritar, detyra e pashprehur e të cilit ishte qartësisht që, pa humbur kohë dhe me çdo kusht, të ndërtonte në hapësirën ndërkombëtare një kompani të kuotuar në bursë që mund të krahasohej me…
Ana dhe Kevin po shijojnë disa ditë relaksi në jug të Shqipërisë, në bregdetin e Radhimës, Vlorë. Çifti ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre, duke sjellë pamje të detit, natyrës dhe kohës që po kalojnë së bashku. Por një postim i Kevinit tërhoqi veçanërisht vëmendjen. Në një foto të publikuar në InstaStory, ku ai shfaqej duke shijuar një ambient të qetë dhe komod, ai kishte shkruar: “Pushimet e fundit verore para se jeta të fillojë me të vërtetë”. Mesazhi mori një tjetër kuptim për ndjekësit, pasi Ana është në pritje të ëmbël. Çifti po përjeton…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se, sipas informacioneve që pretendon se i ka siguruar partia e tij, ekziston një marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për bllokimin e punës së Kuvendit, me qëllim krijimin e kushteve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Filipçe tha se informacionet për një skenar të tillë i kanë marrë gjatë ditëve të fundit, duke pretenduar se përmes ndërhyrjeve procedurale të grupit parlamentar të BDI-së mund të shkaktohet një bllokadë institucionale që më pas do të përdorej si arsyetim për shkuarjen në zgjedhje. “Ekziston marrëveshje mes grupit të organizuar kriminal të VMRO-së dhe BDI-së,…

