Stuhia e fortë që goditi Shkupin la pas dëme të mëdha dhe drunj të shumtë të rrëzuar. Por, detyrimi ynë nuk është vetëm të riparojmë dëmet e bëra, por nga çdo sfidë të krijojmë diçka të dobishme, të qëndrueshme dhe të vlefshme për qytetarët. Siç paralajmërova menjëherë pas stuhisë, trungjet e shëndetshme nga drunjtë e rënë nuk i lamë të përfundojnë si mbeturina por u dhamë atyre një jetë të re dhe një qëllim të ri. Vodno u bë me përmbajtje të re e destinuar për lëvizje, rekreacion, socializim dhe krijim të shprehive të shëndetshme te të gjizha gjeneratat, publikoi…
Author: almakos
Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka publikuar një foto të përbashkët me nënën e saj, shkruan IndeksOnline. “Askush nuk është si ti”, ka shkrur ajo krahas fotografisë të publikuar një llogarinë e saj në Instagram.
Nga: Enver Bytyçi Ish kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane në Tiranë, i mirënjohuri Mark Crawford, më shkroi mbrëmjen e djeshme, të datës 23 gusht 2026, në 7.13 PM, sa më poshtë: “Për dijeni… Christopher Hyland (amerikani i lidhur me Shtetin Sovran Bektashi) ka promovuar gjithashtu krijimin e një shteti-kishe ortodokse sovrane brenda Kosovës (shihni faqen e mëparshme të internetit të Hyland-it, bashkëngjitur). Ky grup po promovon “unitetin” duke e përçarë edhe më tej Ballkanin. Kjo duhet të ndalet”. Ky informacion është aq i vyer për të kuptuar se si lëvizin fijet e veprimtarisë anti-shqiptare edhe përmes atyre që hiqen…
Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë nga tre, gjashtë deri në tetë persona profesionistë mjekësor, nuk mund të kërkohet përgjegjësi individuale, theksoi në marrjen e sotme në pyetje të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, këshilltari teknik i të akuzuarit të parë, doktor Vladimir Danillovski, për rastin “Onkologjia”, i cili udhëhiqet kundër ish-drejtorit të Klinikës për Onkologji, Nino Vasev dhe dy onkologëve të tjerë, të pandehur për mjekim joadekuat të pacientëve. Danilovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtpëdrejta të mbrojtjes, tregoi se pas kontrolleve shtesë në dokumentacionin e plotë për mjekimin e disa pacientëve, ka vërtetuar se ekspertja e…
Qeveria e re e Hungarisë, e cila mori detyrën në maj, e ka përcaktuar Rusinë si “kërcënim” në një dokument zyrtar të miratuar së fundmi, transmeton Anadolu. Dokumenti, i publikuar në Fletoren Zyrtare të Hungarisë gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, u përgatit për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe u nënshkrua nga kryeministri Peter Magyar. Ai përcakton udhëzimet për delegacionin hungarez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. “Hungaria dënon agresionin ushtarak rus, mbështet pa rezerva sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe njeh të drejtën e Ukrainës për…
Hetimi mbi rrethanat e vdekjes së Tyméos dhe Bryanit në Belgjikë ka nisur. Disa dëshmitarë na kanë kontaktuar. Na është dërguar një mesazh në të cilin dy persona të afërt me Bryan diskutojnë faktin se babai i Tyméos ishte futur në një situatë veçanërisht të rrezikshme. SUDINFO LA MEUSE Çfarë ndodhi realisht me Tyméon, këtë djalë 5-vjeçar, trupi i të cilit u gjet të hënën, më 24 gusht, rreth dy muaj pas zhdukjes së tij bashkë me babanë? Dhe çfarë ndodhi me Bryan Brigou, trupi i të cilit u zbulua të nesërmen në të njëjtën zonë? Enigma mbetet e plotë…
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në seancën e sotme e miratoi dhe e përcolli për procedurë të mëtejshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për vitin 2025. Anëtarët e komisionit miratuan edhe raportet e veçanta të KSHPK-së për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës dhe Qendër Zhupë – 2026.…
35-vjeçari Bledar Çuni, është arrestuar nga policia në Berat pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Ai ishte shpallur në kërkim për plagosjen e personazhit të TikTok-ut, Fabion Kuçit, i njohur si Gucci. Ngjarja u shënua më 15 dhjetor të vitit 2025 në qytetin e Durrësit, ku 35-vjeçari së bashku me dy të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Guccit, i cili ndodhej në një lokal. Bledar Çuni ishte familjarisht në Berat duke bërë festën e Baby Shoëer, ku është evidentuar dhe vënë në pranga policia. Njoftimi i policisë: Kapet në Berat një shtetas i shpallur…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejd, ka reaguar pas njoftimit të ministres së Arsimit se këtë vit do të mbyllen 26 shkolla rurale, ndërsa në arsimin fillor do të ketë 200 paralele më pak dhe në arsimin e mesëm 100 më pak. “Për Qeverinë këto janë vetëm numra dhe ‘optimizim’. Për shoqërinë janë alarmi se shteti po mbetet pa fëmijë, pa të rinj dhe, dalëngadalë, pa të ardhme”, shkruan Zejdi. Sipas tij, mbyllja e shkollave është pasojë e rënies së natalitetit dhe largimit të të rinjve, të cilët nuk shohin perspektivë për të ardhmen në vend. Zejd kritikon Qeverinë…
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin si kandidat për President të Kosovës, shkruan Telegrafi. Telegrafi ka siguruar letrën e ambasadorit Walker, në të cilën diplomati amerikan […] The post Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës appeared first on InfoKosova.
Ditën e sotme, banorët e Shtiqënit dhe Nangës kanë dalë në protestë para Bashkisë Kukës. Ata kërkojnë ndërhyrje për mungesën e ujit vaditës në tokat bujqësore që furnizohen nga Kanali i Shtiqënit. Sipas tyre, prej disa ditësh uji nuk po mbërrin në tokat bujqësore, duke vënë në rrezik prodhimet e sezonit. Banorët pretendojnë se një pjesë e burimeve ujore po shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, ndërsa vaditja e tokave po mbetet pa zgjidhje. Ata i referohen marrëveshjes sipas së cilës, nga 15 maji deri më 15 shtator, duhet të garantohet furnizimi me ujë për vaditjen. Banorët shprehen…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua Forumit të shefave të Policive Kufitare të Ballkanit Perëndimor, i cili, në kuadër të Procesit të Berlinit, po mbahet më 26 dhe 27 gusht në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga rajoni, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe partnerë evropianë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Në fjalimin e tij, ministri Toshkovski theksoi se migracioni mbetet një nga çështjet kryesore të kohës moderne, me ç’rast Ballkani Perëndimor njëkohësisht përfaqëson një rajon tranzit dhe një partner të rëndësishëm në përgjigjen e përbashkët evropiane ndaj sfidave…

