Fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë sipas kryeministrit Hristian Mickoski është historik sepse sot po bëhet realitet – po fillon të realizohet edhe pse, siç tha, tashmë mbi dy dekada projekti ishte paraqitur si “vetëm sa s’ka filluar të realizohet”. Theksoi se ky projekt ishte mes prioriteteve të Qeverisë që nga formimi i saj para 25 muajve. “Do të jetë me rëndësi të posaçme për qytetarët e dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të thotë lidhje më e mirë, transport dhe këmbim më i mirë, diçka që është atribut jashtëzakonisht i rëndësishëm në…
Author: almakos
Pas më shumë se një dekade premtimesh dhe paralajmërimesh, sot zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një projekt i rëndësishëm për lidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Partia VLEN, e cila e cilëson këtë projekt si një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Sipas VLEN-it, ndërtimi i kësaj autostrade për më shumë se një dekadë ka qenë pjesë e premtimeve dhe planeve të ndryshme politike, ndërsa projekti disa herë është paralajmëruar dhe përfshirë në buxhetet shtetërore pa u realizuar në praktikë. Nga…
David Blair – The Telegraph/ Pothuajse gjashtë muaj pasi Donald Trump nisi luftën kundër Iranit, duke angazhuar fuqinë ushtarake amerikane në një fushatë pa një objektiv të qartë dhe të qëndrueshëm, Shtetet e Bashkuara më në fund kanë miratuar një strategji që, sipas logjikës së tyre, ka kuptim. Trump tani po përpiqet ta rrëzojë regjimin iranian jo me bomba apo raketa, por me “ofensivën më të madhe financiare të ndërmarrë ndonjëherë kundër një kundërshtari”, siç e ka quajtur Scott Bessent, sekretari amerikan i Thesarit. Për herë të parë, nuk është një hiperbolë. Marina amerikane po zhvillon aktualisht dy operacione të…
BDI e konsideron të papranueshme deklaratën e Stojançe Angellovit se “në vitin 2001 e sulmonim me tanke, ndërsa sot e mbrojmë me avionë”, duke iu referuar Nikushtakut dhe komunës së Likovës. Në vitin 2001, tanket nuk sulmonin thjesht terrene apo objekte – ato sulmonin vendbanime dhe qytetarë të këtij shteti. Pas 25 vitesh, përdorimi i një gjuhe të tillë ndaj atyre ngjarjeve është një goditje mbi plagët që ende nuk janë shëruar plotësisht. Marrëveshja e Ohrit i dha fund logjikës së konfliktit dhe vendosi një parim të qartë: shteti duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e tij, pa dallim etnie, gjuhe…
Një histori dramatike nga Shqipëria është bërë virale në mbarë botën, pasi një turiste australiane dokumentoi momentet pasi u kafshua nga një prej gjarpërinjve më helmues që gjenden në vend. Amy Lecons po bënte një vrapim të vetëm në zonën e Valbonës kur u kafshua nga një nepërkë me brirë. Incidenti ndodhi gjatë një shtegu […] The post Turistja kafshohet nga gjarpri helmues në Valbonë – videoja e shpëtimit kalon 21 milionë shikime appeared first on InfoKosova.
Rusia dhe Ukraina po përgatiten për një tjetër shkëmbim të madh të të burgosurve, ndërsa zyrtarët e të dyja palëve po punojnë për finalizimin e listave të personave që mund të lirohen, raportoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton Anadolu. Yana Lantratova, Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Njeriut, tha se përgatitjet për shkëmbimin janë duke vazhduar. “Po përgatitemi për një shkëmbim tjetër mjaft të madh; listat po finalizohen”, tha Lantratova për Tass. Shkëmbimi i fundit i madh i të burgosurve u zhvillua më 19 gusht, kur Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 103 ushtarakë, pas ndërmjetësimit…
Ariana Fejzullahu është një nga personazhet me të komentuara për show bizit shqiptar. Bashkëshortja e këngëtarit, Ermal Fejzullahut vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga me të ndryshmet. Ajo më stilin e saj, merr gjithë vëmendjen e mediave roze, raporton ORAinfo. Se fundmi, Ariana ka publikuar një fotografi ku shfaqet në krahët e djalit të saj. Ai qenka rrit e bërë gati për martesë. Sa bukur po duken nënë e bir në këtë pamje. /ORAinfo/
Bursat ndërkombëtare janë hapur këtë të mërkurë me një çmimi të qëndrueshëm të naftës së papërpunuar Brent, në 87 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie të fortë prej më shumë se 9 dollarësh, për disa ditë me radhë. Javën e kaluar, çmimi gati arriti sërish në 100 dollarë për fuçi, por prej fundjavës në bursat ndërkombëtare që shërbejnë si referencë për gjithë botën, rënia ka qenë e konsiderueshme. Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto në Europë dhe sot bursat janë hapur me çmimin…
Mbi 6.900 kundërvajtje janë konstatuar gjatë aksioneve të përforcuara të kontrollit ndaj drejtuesve të biçikletave me motor ndihmës, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve, të zhvilluara në të gjithë territorin e vendit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kontrollet janë zhvilluar në periudhën 18 maj deri më 31 korrik 2026, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë konstatuar gjithsej 6.932 kundërvajtje nga drejtuesit e këtyre mjeteve, si dhe 33 kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e biçikletave. Numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në territorin e SPB Shkup, me 2.146 kundërvajtje, pasuar nga SPB Manastir me 992, SPB Veles me 856, SPB Kumanovë me 583, SPB Shtip me…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Gjatë pasdites pritet paqëndrueshmëri e motit, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë pasdites, në pjesë të luginës së Shkupit do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme…
Dolly Parton, një nga ikonat më të mëdha dhe më të dashura të muzikës country, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm të historisë së muzikës amerikane. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga nipi i saj, Bryan Seaver, i cili njoftoi familjarët, miqtë dhe fansat për ndarjen nga jeta të artistes legjendare. Parton u nda nga jeta në Nashville, Tennessee, qyteti që për dekada ishte një prej qendrave kryesore të karrierës së saj muzikore. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Vdekja e Dolly Parton shënon fundin e një karriere që zgjati…
Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë krijuar përmes Marrëveshjes së Mekës një mekanizëm të ri të mbrojtjes së ndërsjellë, që mund të ndryshojë ekuilibrat strategjikë në Lindjen e Mesme. Pakti përcakton se një sulm ndaj cilitdo prej tre vendeve do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve, duke i dhënë marrëveshjes një logjikë të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s. Tre shtetet sjellin kapacitete shumë të ndryshme: Arabia Saudite fuqinë financiare dhe energjetike, Turqia industrinë ushtarake dhe një ushtri të fuqishme, ndërsa Pakistani fuqinë ushtarake dhe arsenalin bërthamor. Pas dimensionit ushtarak të Marrëveshjes së Mekës fshihet edhe një interes ekonomik. Arabia…

