Më 24 gusht 2026, kongresmeni demokrat Jamie Raskin, demokrati më i lartë në Komisionin Gjyqësor, i dërgoi Jared Kushner një letër ku kërkon dorëzimin e një sërë dokumentesh dhe komunikimesh që lidhen me investimet e tij në Shqipëri. Sipas letrës, hetimi i Kongresit po shqyrton aktivitetet e Kushner, Affinity Partners dhe partnerëve të tyre të biznesit për të vlerësuar nëse nevojiten ndryshime në legjislacionin amerikan që lidhet me ryshfetin, konfliktin e interesit, regjistrimin e agjentëve të huaj (FARA) dhe Aktin për Praktikat Korruptive Jashtë Vendit (FCPA). Në letër thuhet gjithashtu se informacioni kërkohet për të vlerësuar nëse veprimtaria e Kushner…
Author: almakos
Një lajm i trishtë ka prekur këngëtaren e njohur Ganimete Jashanica, e cila është përballur me humbjen e vëllait të saj, Mehdi Mehmeti. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, duke publikuar edhe fotografinë e të ndjerit. Familja Mehmeti ka njoftuar se e pamja për të ndjerin do të mbahet në Prishtinë, në Hotel Grand, më 26 dhe 27 gusht 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00. Në këto ditë të vështira për familjen, mesazhet e ngushëllimit nuk kanë munguar. Miq, ndjekës dhe kolegë të shumtë i janë bashkuar dhimbjes…
Analisti Ergys Mërtiri theksoi se kryeministri Edi Rama është i shqetësuar nga protesta që vijon prej tre muajsh kundër tij, por sipas tij, e vetmja garanci që e mban atë në pushtet është lideri i opozitës, Sali Berisha. Në një intervistë për News24, ai tha se protesta e ka dëmtuar dhe shkatërruar imazhin qeverisë së Ramës. “Kjo është arsyeja se pse Rama nuk bie megjithëse skandalet janë të tmerrshme dhe të pamendueshme. Kur njerëzit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kreut të opozitës, shqiptarët nuk janë gati që Ramën ta zëvendësojnë me Berishën. Për sa kohë Berisha nuk e hap…
Gjendet kokainë dhe hashash brenda ambienteve të burgut 313. Mësohet se droga ishte fshehur në ushqime, të cilat ende nuk dihet se kujt të burgosuri i përkasin. Sakaq, u gjetën 17 doza kanabisi dhe 12 kokaine. Kontrollet po ushtrohen aktualisht nga Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. The post Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Nëntë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga tetori i vitit 2023 në 73.431 persona, tha të martën Ministria e Shëndetësisë, raporton Anadolu. Në një deklaratë, ministria tha se numri përfshinte gjashtë persona të vrarë nga forcat izraelite, dy që vdiqën nga plagët e tyre dhe një trup i të cilit u nxor nga rrënojat. Ministria tha se 36 persona u plagosën gjithashtu nga forcat izraelite në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të plagosurve në…
Nga sot deri më 30 shtator, mjetet shkollore do të shiten me çmime më të ulëta. Sipas vendimit të Qeverisë, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet për të paktën 10%, ndërsa në shitje me pakicë ulja duhet të jetë të paktën 15%. Masa përfshin çanta, fletore, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, vizore, goma, mprehëse, gërshërë për fëmijë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë dhe materiale të tjera shkollore. Tregtarët duhet të tregojnë edhe çmimin e vjetër të produktit, atë që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026, në mënyrë që blerësit të mund ta shohin zbritjen. Qeveria thotë se…
Edi Rama e ka shitur mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja” për qeverisjen. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se “rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit” do të jetë domethënëse pas kësaj maratone politike. Por komentet poshtë postimit i tregojnë një tjetër panoramë. Shumë prej ndjekësve e akuzojnë për shkëputje nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve. “Mirë bëni me këto mbledhje, por mos i bëni në resorte turistike. Shkoni në shtëpitë e malsorëve të varfër, shkoni në shtëpitë e myzeqarëve zemërmirë, shkoni në fshatrat e braktisura, shkoni në shkollat e…
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180 mg dhe 360 mg pa pagesë shtesë nga barnatoret kontraktuese të Fondit për Sigurim Shëndetësor. „Ajo që Fondi e paralajmëroi si zgjidhje për mbrojtjen e kësaj kategorie specifike pacientësh, tani është realizuar plotësisht. Janë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, Bordi Drejtues ka dhënë pëlqimin e nevojshëm, janë bërë ndryshimet në Kodifikimin e barnave, ndërsa barnatoret kontraktuese janë njoftuar për mënyrën e re të lëshimit. Me këtë, nga nesër pacientët nuk do të paguajnë më 615 denarë për Myfortic prej…
“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë proces e kemi përfunduar shumë më herët, para fillimit të vitit shkollor”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, një javë para fillimit të vitit shkollor 2026/2027. “Nuk mund të them se nuk do të ketë [ankesa]. Për fat të keq, besoj se do të ketë. Por sinqerisht besoj se ato do të jenë minimale dhe raste të veçuara”, tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas 1 shtatorit pret ankesa për tekste shkollore të dëmtuara.…
Kina i bëri thirrje SHBA-së të mos ndërpresë bashkëpunimin e saj me Iranin, pasi Washingtoni njoftoi “Operacionin e Përjashtimit Ekonomik”, një fushatë gjithëpërfshirëse që synon ta izolojë plotësisht Teheranin nga sistemi financiar global, raporton Anadolu. “Bashkëpunimi i Kinës me Iranin zhvillohet në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk duhet të ndërpritet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, para gazetarëve në Pekin. Ai paralajmëroi se sanksionet e reja të SHBA-së rrezikojnë të çrregullojnë rendin financiar global, duke theksuar nevojën që palët ndërluftuese të zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund konfliktit. “Luftërat ekonomike dhe presioni maksimal nuk janë zgjidhja”,…
Kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë për herë të parë pajtohet me kryearin e LSDM-së, venko Filipçe se nuk janë njësoj dhe se kurrë nuk do të dëshironte të ishte i njejtë me kukullën e njerëzve, të cilët, siç tha, e kanë shkatërruar dhe plaçkitur Maqedoninë. “Për herë të parë mund të pajtohem me kryetarin e LSDM-së se nuk jemi njësoj. Unë kurrë nuk do të doja të isha njësoj me kukullën e njerëzve që e shkatërruan dhe e plaçkitën Maqedoninë. As në ëndrrën më të keqe nuk do të doja të isha i tillë. Kështu që, ja, për herë të parë…
Blerina, motra e Gjestit, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin. Një video e publikuar nga vetë ata në TikTok, tregon Blerinën së bashku me partnerin e saj gjatë ceremonisë së martesës në komunë. Kujtojmë se më 30 Prill kemi raportuar për fejesën e Blerinës, ndërsa ajo, herë pas here, ka ndarë me ndjekësit momente nga lidhja e saj. Në videot e publikuara në TikTok, ajo është shfaqur shpesh krah partnerit, duke treguar momente nga jeta e tyre së bashku. Tani, duket se çifti ka bërë hapin e radhës në lidhjen e tyre, duke e…

