Artikulli i Berliner Zeitung Shqipëria e re shkëlqen në diell, ndërsa e vjetra ndryshket dalëngadalë. Mes një kompleksi të ri apartamentesh luksoze, ende nën konstruksion, dhe rrënojave që po shemben në territorin e ish-stacionit të trenit të kryeqytetit, shtrihet Bulevardi i Ri. Në trotuarin përballë ndërtesës së re qëndron një autoblindë e kohës së komunizmit. E lyer me ngjyra, ajo duket si një brumbull shumëngjyrësh. Demonstruesit e parë mblidhen pranë autoblindës edhe përpara se të nisë protesta. Grupe shqiptarësh nga diaspora, gjatë muajit gusht dhe sezonit të pushimeve, duan të protestojnë së bashku me organizata vendase kundër një projekti ndërtimi…
Author: almakos
Qendra për menaxhim me Kriza informoi se vazhdojnë aktivitetet intensive për vënie nën kontroll të zjarreve në fshatrat në zonën e Karshijakës. Nga atje informojnë se drejtori i QMK-së, Muhamed Ali është në terren, sël bashku me shërbimet dhe ekipet kompetente, ku e përcjellë dhe koordinon gjendjen. “Prioriteti ynë është mbrojtja e malit Kitka dhe paranndalimi i përhapjes së zjarrit në vendet përreth. Në terren janë të angazhuara të gjitha resurset shtetërore që janë në dispozicion – tre aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e Brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit , si dhe ekipet e Pyjeve kombëtare”,…
Një drejtues biznesi që u bë famëkeq pasi pushoi qindra punëtorë përmes një telefonate Zoom është rikthyer në qendër të vëmendjes për arsye krejt të ndryshme. Vishal Garg u bë viral vite më parë kur kompania e tij Better.com pushoi rreth 900 punonjës përmes një takimi online. Videoja dhe mënyra e komunikimit shkaktuan reagim të […] The post CEO-ja që pushoi 900 punëtorë në Zoom përballet me goditjen e radhës – interneti e quan “karma” appeared first on InfoKosova.
Gent Kryeziu ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të tij, Eqrem Kryeziut, ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe një prej figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Genti Kryeziu ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në varrezat e reja të qytetit, […] The post Ndërron jetë Eqrem Kryeziu appeared first on InfoKosova.
Sulmet e pushtuesve izraelitë në të gjithë Bregun Perëndimor u rritën me 63 për qind nga janari deri në korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të hënën një agjenci qeveritare palestineze, transmeton Anadolu. Komisioni për Rezistencën ndaj Murit dhe Vendbanimeve tha se gjatë periudhës shtatëmujore regjistroi 4.113 sulme, nga 2.524 një vit më parë, një rritje prej 1.589 incidentesh. Komisioni tha se rritja përkoi me zgjerimin e pikave të paligjshme të vendbanimeve, veçanërisht atyre baritore, si dhe armatosjen e pushtuesve izraelitë dhe përfshirjen e disa prej tyre në formacionet e sigurisë. Ai përmendi gjithashtu mbrojtjen…
Socialisti Erion Braçe shprehet se emra të ndryshëm brenda PS-së janë orientuar apo u është komunikuar se mund të jenë kandidatë për kryetarë bashkish. Duke iu referuar garës për Tiranën, ku kryeministri Edi Rama prej kohësh ka bërë të ditur mbështetjen për Ogerta Manastirliun, deputeti socialist ka kërkuar që kandidatura të mos përcaktohet thjesht përmes një “njoftimi”, por përmes një procesi ku socialistët të votojnë. “Unë nuk preferoj të jem njoftim”, deklaron Braçe, duke theksuar se kandidati për Tiranën duhet të dalë përmes votës dhe një procesi demokratik brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, fakti që ka disa alternativa për Tiranën…
Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE po vazhdon investimet në sektorin e shëndetësisë, me fokus në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore, pajisjen me teknologji moderne dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, njoftoi partia në pushtet. Sipas VMRO-DPMNE-së, aktualisht janë duke u realizuar disa projekte kapitale, ndër të cilat ndërtimi i Spitaleve Klinike në Shtip dhe Tetovë, zgjerimi i Qendrës Shëndetësore në Kërçovë, si dhe ndërtimi i një konvikti studentor dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Nga partia thonë se për disa prej këtyre projekteve tashmë ka interes nga financues potencialë, ndërsa paralelisht po shqyrtohen mundësitë për ndërtimin e një…
VLEN ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-funksionarit të BDI-së, Artan Grubi, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me zhvillimin e procesit dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë. Në komunikatën e saj, VLEN pretendon se Grubi është bindur të pranojë fajësinë në këmbim të një sanksioni më të lehtë, duke e lidhur një marrëveshje të tillë edhe me përfundimin e ambicieve të tij për të udhëhequr BDI-në. Këto pretendime, megjithatë, nuk shoqërohen me prova publike në komunikatën e partisë. Sipas VLEN-it, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, e konsideron procesin gjyqësor si të rrezikshëm…
Nga Kim Mehmeti A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e „Rilindjes“? Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë dhe as që i dëgjojnë brohorimat e saj, ngaqë i kanë futur kokat shumë thellë në strajcat e tagjisë që ua mbush Piktori. A e keni vërejtur se Shqipëria nuk është as shtet demokratik, as diktaturë dhe as autokraci, por është shndërruar në një hajdutokraci? Piktori e shpalli Shipërinë pronë të veten sepse kjo u shkonte për shtati edhe pronarëve të mediave, elitave shoqërore, mendimtarëve të ‘pavarur’, akademikëve, profesorëve, artistëve… të gjithë atyre që ushqeheshin…
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndimore regjistroi dy muajt më të nxehtë të kësaj periudhe që nga nisja e të dhënave të ERA5. Kështu raportoi Copernicus Climate Change Service pak ditë më parë në raportin e tij mujor. Harta e publikuar, bazuar në të dhënat ERA5, e vendos Shqipërinë dhe një pjesë të Ballkanit Perëndimor mes zonave ku temperaturat e ajrit në sipërfaqe gjatë qershorit dhe korrikut 2026 ishin mbi mesataren e periudhës referuese 1991–2020. Pamja në rajon ishte pjesë e një vere me kontraste të forta në kontinent, me anomalitë…
Në territorin e shtetit gjatë 24 orëve të kaluara deri në ora 7.30 janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në hapësira të hapura, tre prej të cilave janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas informacioneve të QMK-së, aktiv është zjarri në rajonin e komunave Studeniçan dhe zelenikovë, në shtegun e fshatrave Moranë dhe Gaberi i Rrafshtë drejt Paligradit, ku edhe mbi fshatrat Vërrzhallë, ku është përfshirë pyll i përzier. Aktiv është zjarri edhe në fshatin Tërnovë të Gostivarit, ku digjet pyll i përzier, si dhe mbi fshatin Nezhilovë në…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, moti do të bëhet i paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Në disa zona priten stuhi më të fuqishme, të shoqëruara me erëra të forta deri në të fuqishme dhe breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë. Në Shkup, dita do të nisë me diell dhe temperatura të…

