Author: almakos

Leo dhe Lela janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke ngjallur kuriozitetin e ndjekësve me një tjetër detaj që lidhet me marrëdhënien e tyre. Pas shfaqjes së përbashkët në klipin “Don”, dyshja duket se ka vijuar të tërheqë vëmendjen edhe në rrjetet sociale, ku një postim i fundit në TikTok ka bërë që fansat të nisin menjëherë aludimet për një të ardhme më serioze mes tyre. Të dy kanë publikuar video në TikTok, ku u është shfaqur i njëjti parashikim, dhe ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë simboli i unazës së fejesës. Edhe pse bëhet…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime, marshim dhe thirrje kundër qeverisë. Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar protestën me marshimin e përditshëm nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit janë drejtuar fillimisht drejt Sheshit “Nënë Tereza”, më pas në drejtim të stadiumit “Air Albania”, duke vijuar lëvizjen drejt Rrugës së Elbasanit. Në vijim, turma është rikthyer sërish, duke u drejtuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para Kryeministrisë, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta. Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë…

Lexo më Shumë

Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re administrative-territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie së bashku me 14 të tjera në shkallë vendi. Gjatë fjalimeve të mbajtura në shesh, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje akoma më të lartë, me qëllim që reagimi i komunitetit të jetë sa më i fuqishëm. Njëherësh, folësit i janë drejtuar me një apel të drejtpërdrejtë deputetëve që përfaqësojnë zonën në Kuvend, duke u kërkuar që të dalin në mbështetje të banorëve dhe të votojnë kundër këtij…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (24.08.2026), në orën 17:25 në fsh. Moranë, rrethina e Shkupit, në bazë të urdhrit të gjykatës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.A.(20) nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit. “Paraprakisht, ai me automjetin „Folksvagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësit policorë, por shumë shpejt më pas me automjetin ishte përplasur në një mur betoni, ndërsa më pas, duke lëvizur prapa, ishte përplasur edhe me automjetin „Shkoda Jeti“, në pronësi të MPB-së”. “Pas arrestimit,…

Lexo më Shumë

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 87-të të protestës. Pas fjalimeve në shesh, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit. Në krye të thirrjeve të qytetarëve ka qenë “Rama jep dorëheqjen!”, e përsëritur gjatë marshimit. “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ishin disa nga thirrjet e tjera që qytetarët brohoritën njëzëri gjatë marshimit pasi mbyllën fjalimet para kryeministrisë. The post Revolta kombëtare kundër keqqeverisjes në ditën e 87-të, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen! appeared…

Lexo më Shumë

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Shqipërisë. Në fjalën e tij para Kryeministrisë, ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protesta masivisht, ndërsa ka akuzuar politikën si faktori kryesorë që e ka sjellë vendin në situatën ku ndodhet sot. Ai i ka bërë thirrje studentëve dhe profesorëve të jenë me të në shesh, ndërsa shtoi se sot prindërit nuk do të votojnë dhe punojnë më kundër të ardhmes së fëmijës së tyre, pasi nuk duan më që…

Lexo më Shumë

Tara, vajza e këngëtarit të njohur Blerim Muharremi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Postimi i saj është komentuar nga shumë ndjekës, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte një koment i ëmbël i Eronitës, partneres së babait të saj. Eronita, e cila duket se ka krijuar një raport mjaft të afërt dhe të ngrohtë me Tarën, nuk ka hezituar ta shprehë publikisht përzemërsinë e saj. “Qikita jem e bukur”, ka shkruar ajo në koment, duke i dhuruar Tarës një mesazh të shkurtër, por shumë të dashur. Komenti është pritur…

Lexo më Shumë

Një kamion i vogël është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një aks rrugor pranë Laçit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Zjarri ka shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi, të cilat janë përhapur në zonën përreth dhe kanë ndikuar në qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht situatës, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ngadalësojnë lëvizjen, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë autoritetet për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Rrethanat e incidentit pritet të përcaktohen pas veprimeve hetimore. The post Kamioni…

Lexo më Shumë

Gjashtë raste të reja të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar në vend brenda një dite, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 50. Pesë nga të saposëmurët janë nga Rajoni i Shkupit. Tre janë banorë të Gazi Babës, mbi 70 vjeç; një pacient është nga Zelenikova dhe është 26 vjeç, ndërsa një tjetër është nga Aerodromi, 59 vjeç, raporton TV Sitel.. Është konfirmuar edhe rasti i parë në Kumanovë. Sipas informacioneve nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, bëhet fjalë për një burrë 65-vjeçar nga një zonë periferike, i cili para se të sëmurej nuk…

Lexo më Shumë

Omani dhe Irani diskutuan të martën një propozim për krijimin e një korridori të përkohshëm të përbashkët të transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu. Propozimi u ngrit gjatë një takimi në Teheran mes ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Al-Busaidi, dhe homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga të dyja vendet dhe të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit. Në deklaratë thuhet se dy diplomatët zhvilluan diskutime “konstruktive” mbi zhvillimet lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm detar për tregtinë globale dhe eksportet e energjisë. The post…

Lexo më Shumë

Mbahet sot protesta e 86-të qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. The post Sot dita e 87-të e protestës! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka ngritur shqetësime lidhur me reduktimin e rreth 300 paraleleve të mësimit fillor dhe të mesëm si dhe mbylljen e terësishme të 26 shkollave duke dëmtuar kështu interesin shqiptar. Nga ASh thonë se Qeveria këtë katastrofë demografike e quan optimizëm, krejt kjo për të mbuluar dështimet e veta në shumë sektor dhe duke mos pasur asnjë plan për të nxitur natalitetin Kur një shtet humb femijët e vet, sipas ASH-së, ai shtet nuk po humb thjeshtë numra por të ardhmen e vet. Komunikata e plotë e ASH-së: Për fat të keq në këtë vit të ri shkollor…

Lexo më Shumë