Author: almakos

Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski gjatë vizitës së tij në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik. Klekovski tha se nga rastet e konfirmuara, 43 janë të hospitalizuar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë formën neuroinvazive të sëmundjes. Ai u bëri apel qytetarëve që, nëse vërejnë simptoma si temperaturë të lartë, qafë të ngrirë, çorientim, dobësi ose ngërçe, të drejtohen menjëherë te mjeku i tyre i familjes. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se që nga fillimi i epidemisë deri më tani,…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Ekuadorit kanë arrestuar Pablo Adrián H. T., i njohur me nofkën “Caballo”, i dyshuar si operator financiar i mafias shqiptare që merrej me trafikun e sasive të mëdha të kokainës nga portet e Ekuadorit drejt Europës. Sipas ushtrisë ekuadoriane, ndaj tij kishte një urdhër arresti në fuqi për trafik droge. Ai po hetohet gjithashtu për pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. “Caballo” u arrestua gjatë një operacioni ushtarak në La Maná, në provincën e Cotopaxit. Pas arrestimit, ai u transferua në Quevedo, në provincën Los Ríos, ku iu dorëzua autoriteteve për procedurat gjyqësore. Forcat e sigurisë…

Lexo më Shumë

Egli Tako është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja nga Shqipëria, krahas angazhimeve profesionale, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Egli së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet joshëse. E veshur shkurt, ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Kur Hetimi Tatimor nisi të verifikonte bilancet e kompanisë Bankers Petroleum dy vjet më parë, vuri re se disa kompani faturonin shuma marramendëse nga kompania kineze për shërbime nga më të çuditshmet. Petro Solution, Qing Long dhe Alb Talent Solutions ishin tre kompani, të cilat nxirrnin jashtë Bankersit rreth 15 milionë euro në vit. Verifikimet e hetuesve të Tatimeve zbuluan se shumë nga shërbimet ishin fiktive ose kontraktoheshin me çmime të fryra disa herë mbi koston dhe se kompanitë ishin të gjitha satelitë të lidhur me Bankers. Sipas hetuesve, e gjitha kjo ishte një skemë për të nxjerrë fitimet jashtë…

Lexo më Shumë

Hajdutët e veprave të artit në Europë po i drejtohen gjithnjë e më shumë grabitjeve të dhunshme, duke vënë në shënjestër arin dhe bizhuteritë, ndërsa bandat e specializuara në këto lloj krimesh po zëvendësohen nga persona të rekrutuar përmes rrjeteve sociale. Kështu bëhet e ditur në një raport të publikuar nga Europol, Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunimin në Fushën e Zbatimit të Ligjit. Sipas Europol, grabitja spektakolare në Muzeun e Luvrit në Paris, në tetor të vitit të kaluar, është një shembull karakteristik i këtij ndryshimi. Autorët kërcënuan rojet dhe vizitorët dhe arritën të vidhnin bizhuteri me vlerë rreth…

Lexo më Shumë

Një bashkim kompanish mes Progeen, Beqiri dhe Hydron Eng Consulting është shpallur fituesi i tenderit 11 milionë euro për ndërtimin e ofiçinës së trenave që do të përshkojnë linjën Tiranë-Durrës. Hekurudha Shqiptare shpalli fituesin e kontratës së majme duke përzgjedhur bashkimin e këtyre kompanive si kontraktorin që hartojë projektin e ndërtuar dhe më pas do të ndërtojë bazën mekanike për mirëmbajtjen e trenave ‘Depo”, Tirane – Durres – Rinas”. Oferta fituese ishte 9.6 milionë euro ose gati 1.4 milionë euro më poshtë se vlera limit. Megjithatë proçedura e prokurimit rezultoi me garë minimale. Veç ofertës fituese të bashkimit të tre…

Lexo më Shumë

Qeveria e Zelandës së Re po ndërmerr hapa për të ndaluar qasjen në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ndërsa një projektligj për këtë çështje pritet të paraqitet në parlament, tha kryeministri Christopher Luxon, transmeton Anadolu. Luxon tha se një në tre fëmijë kalon pesë orë në ditë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se platformat i ekspozojnë të rinjtë ndaj teknologjisë që krijon varësi dhe presioneve të mëdha që ndikojnë në jetën familjare, gjumin, marrëdhëniet, shëndetin mendor dhe arsimimin. Në një deklaratë me video në platformën sociale amerikane X, ai tha se gati 40 për qind e adoleshentëve kanë…

Lexo më Shumë

Nga Ndriçim Kulla Zgjedhja e Pogradecit dhe sidomos e hapësirës së lidhur me simbolikën e pushimeve të diktatorit komunist nuk mund të shihet vetëm si një takim i zakonshëm pune, si një mbledhje ministrore apo si një ritual i zakonshëm i fillimit të një sezoni politik. Në politikë, sidomos në politikën e një pushteti që ka qëndruar gjatë dhe është në krizë të thellë rënie, vendi nuk është kurrë thjesht vend. Ai bëhet pjesë e gjuhës së pushtetit. Ai flet edhe kur askush nuk flet. Dhe pikërisht këtu fillon të marrë kuptim simbolika e kësaj vjeshte që po afrohet për…

Lexo më Shumë

Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit pamje të një veture të dëmtuar pas një aksidenti. Në fotografitë e publikuara shihet një veturë e zezë me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme, veçanërisht në pjesën e poshtme të automjetit. “Pa zarar, një aksident i vogël”, ka shkruar Rexha krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se aksidenti nuk ka pasur pasoja serioze. Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth rrethanave të aksidentit apo nëse ka pasur persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e Shkupit është përfshirë këtë pasdite nga tymi, ndërsa të dhënat nga disa stacione matëse tregojnë rritje të nivelit të ndotjes së ajrit. Tymi vjen si pasojë e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kitkës, në territorin e komunave të Studeniçanit dhe Zelenikovës. Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), era ka sjellë tymin nga zona e zjarrit drejt Shkupit. Për shuarjen e flakëve sot është angazhuar edhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK-ja bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka pasur raportime për ndonjë zjarr në Vodno.…

Lexo më Shumë

Operatorët e transportit publik, brenda një periudhe të shkurtër, kanë ngritur sërish alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i lartë i naftës dhe rënia e numrit të pasagjerëve. Në letrën e dytë të muajit gusht 2026, drejtuar ministrive të Financave, të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin për situatën e vështirë në të cilën gjendet transporti. Në shkresën dërguar institucioneve, operatorët e sektorit ngrenë alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot e operimit nga shtrenjtimi i naftës, teksa kompensimi i dhënë…

Lexo më Shumë

Debati për zgjedhje të parakoshme parlamentare ndërmjet partive politike, nga dita në ditë, po intensifikohet. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhje edhe nëse ato shpallen që nesër, por nuk do të pranojë të përdoren si alibi për kalkulimet politike të Hristijan Mickoskit. Filipçe tha se kryeministri nuk ka nevojë për mbështetjen e LSDM-së për të vendosur për zgjedhje të parakohshme, pasi disponon shumicë prej dy të tretash në Kuvend dhe me pushtet absolut. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Edhe sikur të…

Lexo më Shumë